Shkrime të ndryshme - kuriozitete - sporte - art dhe letërsi - kinematografi - televizion - histori - gjeografi - folklor etj..
Monday, July 19, 2010
Ekipi i Grigorievas akuzon atë të Gibson
Një zëdhënës i Oksana Grigorievas ka akuzuar për shpifje ekipin mbrojtës të Mel Gibson, pasi që ky i fundit është duke u akuzuar për dhunë fizike dhe psikike ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Ekipi i Grigorievas po përdor provat që i ka në dispozicion kundër Gibson, si p.sh audio-incizimet e telefonatave kërcënuese të aktorit legjendar dhe foto të cilat e shohin Grigorievan me dy dhëmbë të thyera nga Gibson.
Nga ana tjetër, ekipi mbrojtës i Gibson, të cilit tani reputacioni i është shkatërruar totalisht, pohon se Grigorieva ka kërkuar nga aktori australian 10 milionë dollarë për të heshtur rreth kësaj çështjeje, pohime të cilat i mohon zëdhënësi i ruses.
“Përderisa shtabi i zotëri Gibson është duke vërshuar opinionin me pohime të pavërteta me anë të gazetave për të shpërqendruar publikun nga faktet e vërteta që i kanë në duar, kjo tregon edhe njëherë se asnjë nga shtabi i tij nuk ka qenë as një herë të vetme i gatshëm ta mohojë se zëri në ato audio-incizime nuk është i Gibson. Ne shpresojmë se ekipi i zotëri Gibson do të ketë një qëndrim më konstruktiv”, tha Stephen Jaffe.