Shkrime të ndryshme - kuriozitete - sporte - art dhe letërsi - kinematografi - televizion - histori - gjeografi - folklor etj..
Thursday, July 1, 2010
Femrat ende joshen nga muzika romantike
Psikologët edhe një herë kanë vërtetuar se muzika mund të ndihmojë në joshje, mirëpo duhet pasur parasysh se më së miri funksionojnë baladat romantike.
Ekspertët francezë kanë zgjedhur një mashkull me dukje mesatare, nga i cili kanë kërkuar që të joshë sa më shumë femra që të dalin me të.
Ai ka kaluar nga pesë minuta me secilën prej 87 vullnetareve, ndërsa gjatë bisedës është lëshuar edhe muzikë.
Këngët neutrale nuk kishin pasur efekt, mirëpo këngët romantike kishin ndikuar te femrat, ashtu që 52.2% e tyre, ia kishin dhënë numrin e telefonit mashkullit në fjalë.
Prandaj kur të shihni ndonjë femër që ju pëlqen, së pari kërkoni nga DJ të lëshojë një këngë romantike dhe pastaj në aksion