Monday, July 19, 2010

Endri Demi, i dashuri i ri i Çilit?


Pas një lidhje shumë vjeçare të cilën Çiljeta ka pasur më Romeon, vetëm pas disa jave këngëtarja është lidhur më një tjetër djalë të quajtur Endri Demi.

Në rrjetin social “Facebook”, aty ku gjithkush mund të deklarojë lidhjen, ajo ka vënë emrin e të dashurit të saj, Endri Demi, shkruajnë mediat shqiptare.

Sipas rrëfimeve të miqve të saj, Çiljeta e ka njohur Edrin në një nga lokalet e Bllokut dhe djali i ka thënë se e ka fiksim të bisedoj më të.

Endri është nga Tirana dhe është 23-vjeçar dhe vijon studimet për Juridik. Kësaj here siç duket Çiljeta ka vendosur që të bindet mirë për zgjedhjen e saj, para se ta bëj atë publike në media.