Tuesday, June 29, 2010

Aragones: Nëse Portugalia ka topin, do të fitojë.


Ish-traineri i Spanjës, Luis Aragones, ka këshilluar pasardhësin e tij, Vicente Del Bosque, që të mos e lejojë Portugalinë ta mbajë topin, përndryshe do të pësojë humbje.

“Nuk jam shumë optimist sepse e shoh Portugalinë si një kombëtare mjaft të mirë. Do të jetë e vështirë. Portugalia ka një ekip të jashtëzakonshëm dhe Spanja po përmirësohet dalë ngadalë. Avantazh i ynë do të jetë të kemi posedimin e topit. Nëse Portugalia na e merr këtë posedim, atëherë ata do të na mposhtin”.

“Kjo është Spanja ime e Euro 2008, por në fillim të kampionatit nuk ishte në nivelin më të lartë. Atyre u mungoi shpejtësia me top dhe posedimi në të. Nga ana defensive, Portugalia është e përkryer. Në sulm, ata mund të bëjnë më shumë, por ne e dimë se ata dinë të shënojnë gola pas fitores prej 7-0 ndaj Koresë së Veriut dhe mund të konsiderohen si një nga fituesit e mundshëm të Botërorit. Cristiano Ronaldo është i mrekullueshëm. Ai mund ta fitojë secilën ndeshje në një apo dy momente falë aftësive që ka. Ai është futbollist i jashtëzakonshëm”, deklaroi Aragones për Marca.