Monday, June 21, 2010

Loew e di rrezikun nga Gana


Tekniku i Gjermanisë, Joachim Loew, ka deklaruar se e di rrezikun që e pret nga Gana, duke premtuar në mënyrë të tërthortë lojë më të mirë të skuadrës së tij në krahasim me ndeshjen ndaj Serbisë.

“Gana është e shpejtë dhe mund të luajë mirë në kundërsulme, ata nuk turpërohen para dueleve një me një, pasi që janë të fortë fizikisht. Ka lojtarë të cilët mund t’u hyjnë sprinteve fantastike”.

“Tempi i përgjithshëm ndaj Ganës do të jetë më i lartë se ndaj Serbisë. Serbët ishin të ngadalshëm dhe u bllokuan, ata e menduan vetëm barazimin dhe për atë luajtën me një sulmues. Do të jetë lojë më e shpejtë, sepse forma fizike në kombëtaren gjermane shkruhet me shkronjën ‘F’ dhe ne dimë se si ta menaxhojmë atë”, deklaroi Loew para gazetarëve.