Saturday, June 19, 2010

Mbi një milion dollarë për një tekst të Lennon


Dorëshkrimi i tekstit të John Lennon, për këngën e “The Beatel”, “A Day In The Life”, është shitur për hiç më pak se 1.2 milionë euro në një ankand në New York.

Dorëshkrimi i Lennon u ble nga një koleksionues privat amerikan, që bëri ofertë nëpërmjet telefonit të premten. Fleta me dy anë përmban ndryshimet e bëra dhe përmirësimet, të shkruara me marker të zi dhe me lapës ngjyrë kaltër, me nënvizime të bëra me laps të ngjyrës së kuqe.

Parashikimet para ankandit thoshin se oferta nuk do shkonte mbi 500 mijë dollarë. “A Day In The Life”, ishte një nga këngët e albumit fitues të çmimit Grammy, “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band”