Saturday, June 19, 2010

Fitore me breke neper kembe e Holandes .



Kombëtarja holandeze ka shënuar fitore minimale ndaj asaj japoneze me golin e vetëm të shënuar nga Wesley Sneijder.

Edhe pse gëzuan një posedim më të lartë të topit, holandezët nuk arritën të kërcënojnë shpesh portën e kombëtares së Japonisë.

Pas një pjese të parë pa gola, kombëtarja e portokalltë arriti të kalojë në epërsi tetë minuta në pjesë të dytë. Pas një dështimi nga afërsia të Robin van Persie, ky i fundit arriti të dërgojë topin te Wesley Sneijder, goditja e fuqishme e të cilit nuk arriti të ndalohet nga portieri japonez Eiji Kawashima.

Derisa holandezët patën rast ta dyfishojnë epërsinë me anë të zëvendësuesit Ibrahim Afellay në minutat e fundit të ndeshjes, japonezët për pak sa nuk bënë befasinë në minutën e fundit, kur goditja e Shinji Okazaki përfundoi mbi portën e Maarten Stekelenburg.

Me këtë fitore Holanda mbledh gjashtë pikë për të shkelur me një këmbë në rundin e ardhshëm të Kupës së Botës
Duhet theksuar se loja e Holandes ishte per faqe te zeze , nje ekip i tille nuk mund te pretendoje per kampion theksojne agjensite e ndryshme te lajme duke ju referuar prestigjiozes BBC.