Friday, June 18, 2010

Pasanikja la 8.3 milionë euro për qentë .


Një pasanike nga Florida ua la qenve të saj në Majami pasurinë në vlerë prej 8.3 milionë euro dhe tre milionë dollarë tjerë në para të gatshme.

Gail Posner, vajza e manjatit të njohur financiar Victor Posner vdiq në mars të këtij viti në moshën 67-vjeçare, por tre qentë e saj vazhduan të jetojnë nëpër shtëpi duke bartur rrethin e Cartierit me vlerë prej 14.000 dollarëve dhe duke shkuar një herë në javë në banja speciale për kafshët shtëpiake.

Chiwawa Konchita dhe dy qenë me emrat Apirl Marija dhe Lucia mund të jetojnë në të vërtetë një jetë luksoze nëse Brad Carr, regjisor dhe djalë i pasanikes së ndjerë, arrin ta anulojë testamentin e nënës së saj në gjyq, e cila ia la trashëgim vetëm 900.000 dollarë.

Carr thotë se testamenti është fryt i konspiracionit të njerëzve që kanë punuar për nënën e tij të cilët e kanë droguar me barëra për ta bindur që tua lë pasurinë e saj qenve në mënyrë që ata vetë më vonë të kenë mundësi ta kontrollojnë.