Thursday, July 22, 2010

Vajzat e turpshme dhe te nxehta nuk jane me ne mode


Grate e turpshme dhe te nxehta nuk jane me ne mode. Edhe pse ende jetojne ne nje bote ne te cilen mashkulli udheheq familjen, gjithnje e me shume jane te mallengjyer per gra te barabarta me besim te plote te cilat rrezatojne me energji dhe seksipilitet. Nese ju nuk e keni ditur grate dhe vajzat e turpshme dhe te nxehta nuk jane me ne mode, dhe ne vend te tyre kane ardhur ata jane te pavarura dhe te sigurta ne vete.

Por nuk eshte fjala per nje pamje feministe te shekullit 21, por edhe per burra te cilet jane te hapur dhe me grate me vetebesim dhe seksipile i terheqin shume. Fjala kyçe do te ishte besimi se eshte e rendesishme si tek bota femerore dhe te ajo mashkullore, dhe qe krijon nje ndjenje te sigurise dhe aftesise.

Edhe pse ka ende ekzistojne burra qe duan te paraqiten si mbrojtes me te mire, gjithnje e me te shumet jane ata partnere te barabarte qe dhe vet mund te mbeshtetet . Ne mesin e burrave jane bere te deshirueshme dhe te ta qe nuk kane frike te thone “munden vet”, sepse gruaja e di se si ta hap dhe ta ndryshoje llambn e qelqit.

Plazhet ekzotike të Turqisë


Riviera turke vazhdon te jete vendi qe te bene per vete sapo te shkelesh ne nje nga bregdetet e saj. Plazhet ekzotike, rera e paster, kaltersia e ujit, hotelet luksoze me çmime relativisht te lira, ushqimi oriental e shume elemente percjellese te menyse turistike turke, mbeten oferta me ideale per kosovaret, per te realizuar pushime te paharrueshme ne sezonin veror.

Tradita turke e gershetuar me elemente perendimore shfaqet si nje perjetim unik per turistet e panumert.

Komoditeti qe te troket qe nga kontakti i pare me sherbimin e recepcionit te hoteleve dhe vazhdon gjate gjithe diteve te qendrimit me dhoma luksoze, pishina, akuariume, restorante me shume klasa, salla per fitnes, sauna, e plote atraktivitete relaksuese te perngjasin me sarajet e pashallareve turk, gjurmet e te cilave i has ne ambientet e shumta arkeologjike, ku çdo pushues ka mundesi ta sheh dhe prek nje pjese te historise se ish-perandorise, “ku dielli kurre nuk perendon”.

Nese dikur, dhoma luksoze, pishina dhe gjera te tjera, i gjeje ne sarajet e pashallareve, gjerat tani kane ndryshuar.

Ato, mund te jene pjese e aktivitetit ditor te çdo turisti, pa qene nevoja qe ai t’i takoje elitave politike. E njohur si njera nga Perandorite me te medha gjate shekujve te kaluar, gjurmet e shtetit osman, i gjen ne çdo hap.

Antalia me 16 hotele, Kemeri me 45 hotele, Beleku me 28 hotele, e Side me 26 hotele dhe Alania me 32 sosh, jane disa nga rajonet e rivieres turke qe mbeten perla te natyres dhe ofrojne kushtet me ideale per nje pushim te kendshem duke kursyer edhe xhepin.

Ne Turqi, nuk te mungon aspak edhe Evropa, sepse aty mund ta shijosh lehtesisht qytetet me eminente te saj perfshire edhe Amsterdamin. Kjo mund te arrihet nese zgjedh te qendrosh ne Hotel “Orange County”.


Ndertimi i ketij hoteli ne stilin e ndertesave rreth kanalit te Amsterdamit te zhvendos nga bota orientale ne ate perendimore. Qendrimi ne rivieren turke eshte edhe befasues. Ne “Orange County” nuk e ke aspak te veshtire te mendosh se gjendesh ne Amsterdam.

Hotelet turke posedojne edhe qendra terapeutike, amfiteater, kinema, klube te nates, kursin e golfit.

Bregdeti mbreselenes turk

Te zgjedhesh qe te pushosh ne rivieren turke nuk eshte aspak e veshtire, por te vendosesh se ne cilen pjese apo hotel te kesaj riviere do te akomodohesh perben sfide te vertete. “I ftohti i madh ka veshtiresuar jeten e njerezve ne Rusi”. Ky eshte nje nga lajmet qe degjohej shoqeruar me pamjen ku njerezit kalojne ne Sheshin e Kuq ne Moske, duke nxituar per te blere ndonje gje, sa nuk ka ardhur mbremja edhe me e acarte.

Por, ne Turqi, eshte ndryshe. Njerez pothuajse te zhveshur shetisin apo zbaviten prane hotelit Kremlin. Hotel “Mardan Palace” qe shtrihet ne rajonin e plazheve me rere te imet ndodhet 10 km nga Aeroporti i Antalias dhe 15 km nga qendra e qytetit.

Ky hotel qe posedon pishine me 24 000 meter katror, ne shikim te pare te ngjan me nje keshtjelle gjigante per nga lartesia dhe gjeresia e tij. Qendrimi luksoz ka dhe befasine e tij ne kete hotel. Ne kater akuariume ke mundesi te shohesh 5000 lloje peshqish. Shijimin e bukurive natyrore dhe ambienteve mbreselenese pergjate bregdetit te Antalias e mundeson edhe qendrimi ne hotelet tjera madheshtore. Rajoni i plazhit “Lara” qe gjendet ne pjesen lindore te bregdetit te Antalias disponon me gjiret me interesante me rere ngjyre ari.

Hoteli “Royal Wings” i hapur ne vitin 2005 llogaritet nje nga hotelet e kategorise se larte, i cili ofron pushime si ne parajse per gjithe familjen. Nje kopsht me nje pishine te rrethuar me gjelberim dhe nje pishine tjeter per relaksim, me vale, pishine per femije dhe aquapark te shtyn qe pushimet familjare te zgjedhesh per t’i kaluar ketu.

Menaxheret e ketij hoteli jane kujdesur per gjithçka. Brenda kompleksit te ketij hoteli ndodhet edhe miniklubi prej moshes 4-12 vjeçare, minidisko, vendargetim per femije dhe byfe po ashtu per femijet. Por, per te zgjedhur hotelin per te pushuar ne Antalia nuk eshte lehte. Hotelet me ndertim arkitektonik, modern dhe kushte perrallore garojne shume afer njeri-tjetrit. Hotel “Kervansaray Lara” eshte nje ambient tjeter qe me shume ka pamjen moderne sesa tradicionale. I ndertuar me nje stil modern, xhama dhe drita, ky hotel gjendet afer 2 kilometra nga “Lara Beach” dhe 10 km nga qendra e Antalias.

Bregdetet turke garojne per nga bukurite natyrore ndermjet vete. Bregdeti i Kemerit shtrihet buze masivit malor te Taurusit, 49 km larg Antalias. Ky bregdet ofron plazhet Goynuk, Çamyuva, Beldibi dhe Tekirova, qe ofrojne nje panorame te paharrueshme.

Kaltersia e ujit qe te qendron para dhe pishat e larta jane dy kontraste te mrekullueshme qe te fusin brenda nje ambienti te qete. Por, per te dale nga kjo “enderr” pushimi ke mundesine te shijosh edhe kafiterite, restorantet dhe dyqanet e shuma te suvenireve si dhe butike ekskluziv.

Hoteli “Otium Art”, “Fantasia De Luxe”, “Orange County” jane vetem tri nga hotelet e ketij bregdeti te shtrira ne mes te pishave dhe detit. “Otium Art” shtrihet ne nje hapesire te gjelberuar me pamje kah malet e Taurusit dhe drejtperdrejte ne plazhin me guralece. Sherbimi i menses turke dhe asaj nderkombetare shoqerohet gjate dites me çaj dhe embelsira.

Ndersa, darka servohet ne nje nga tri restorantet e ketij hoteli. Me 369 dhoma, ky hotel mbetet nje nga me te kerkuarit. Edhe Hoteli “Fantasia De Lux” shtrihet ne mes malit me pisha dhe plazhit te gjere. Ai disponon me 351 dhoma qe shperndahen ne nje ndertese katerkateshe, ndersa per kohen e lire ofron sherbime edhe pa pagese. Perveç sportit, sauna dhe banja turke jane sherbimet gratis qe servohen per pushuesit si sherbim nderi nga udheheqesit e hotelit.

Rajoni i Belekut eshte nje nga bregdetet ku shtrihen hotele moderne ne mes te nje pamje mahnitese te rrethuar po ashtu me pisha 30 km ne lindje te Antalias dhe vetem 25 km larg aeroportit. “Cornelia Diamonds”, “Club Ateria”, “Lukia World”, jane vetem 3 prej 28 hoteleve qe ofron ky plazh. Riveria turke ofron dhe nje bote te pasur historike. Deshmitar i nje trashegimie kulturore dhe historike eshte qyteti i Sides i quajtur ndryshe dhe nje qytet muze. Te shijosh detin dhe historine jane dy element qe t’i ofron te plotesuar ky rajon.

Hoteli “Otium Eco Club” eshte nje nga rreth 25 hotelet qe shtrihen ne bregdetin e ketij qyteti. Ky hotel eshte nje nga hotelet me te preferuara te pushuesve, duke garantuar nje rehati komode dhe kushte ideale argetimi. Perjetimin maksimal te ketyre mundesive e ofron “Eurokoha”, kompani kjo qe ka sponsorizuar pushimin shtateditor te nje ekipi gazetaresh te Kosoves, ne hotelet me luksoze te bregdetit turk.

Balena hipën mbi jaht


"Per fat jemi ende gjalle". Kjo ka qene fjalia e pare qe ka thene 59-vjecari Ralph Mothes pasi ne balene e gjate 14 metra hipi furishem ne jahtin e tij, ndersa po bente shetitjen e se dieles.

Balena u ngjit ne bord duke shkaterruar totalisht motorrin dhe duke lene shume pak hapesire per 59-vjecarin dhe partneren e tij qe ndodhej ne jaht. "Pame balenen qe notoi per rreth gjysme ore prane nesh, kur papritur e pame qe te ngjitej siper", thote Ralph.

Balena pasi qendroi paksa mbi barke zbriti dhe u largua ne det te hapur. E gjithe skena eshte fotografuar nga nje turist qe po kalonte ne ato ane.

E rrallë - Policia hetim gomarit “fluturues”


Policia në jug të Rusisë po heton një cështje që ka të bëjë me keqtrajtim të kafshëve, pasi një gomar fluturoi i lidhur në një balonë që shërbente për reklama.

Gomari u ngrit në qiell që javën e kaluar nga disa biznesmenë që shpresonin të tërhiqnin njerëzit në plazhet e tyre private.

Dëshmitarë pranë plazhit, në Detin e Azovit, thanë se kafsha ulërinte nga frika. Ndërsa sipas policisë, kafsha është ulur në det, prej nga është nxjerrë në breg me anë të një varke.

Gomari bërtiste dhe fëmijët qanin. Askujt nuk i shkoi në mendje të lajmëronte policinë”, ka deklaruar zëdhënësja e policisë, Larisa Tuchkova.

Lady Gaga.


Pak yje të muzikës kanë pasur ndikimin e menjëhershëm të Ledi Gagas. Gjatë vitit të kaluar, Cd e saj e parë, mbeti në kujtesën e publikut me 4 këngë të shndërruar në hite, duke konkuruar dukshëm grupe apo këngëtarë të mirënjohur si Ace of Base dhe Avril Laviin.

Lady Gaga ka arritur të menaxhojë një personalitet jo vetëm nga muzika e saj por dhe nga mënyra e të veshurit. Në intervistën që ylli amerikan ka dhënë për Zërin e Amerikës, ajo rrëfen hapat e saj të suksesit muzikor.
Stefani Xhermanotuh hyri me një mënyrë individuale në biznesin muzikor .

“Për mjaft kohë unë kisha flokë të gjata, gështenjë dhe më pëlqente muzika e Bob Dylan dhe grupi Jefferson Airplane. Pra bëja një muzikë të ndryshme nga muzika që bëj tani”. - thotë ajo

Nuk ishte kështu deri sa ajo vendosi të ndryshojë mënyrën e të kënduarit, dhe nisi karrierën e saj si Lady Gaga. Me suksesin e Cd së saj të parë “The Fame”, ajo bëri kalimin nga një kompozitore dhe hartuese tekstesh në një artiste që arrin të ketë një prezantim dinjitoz.

Presidenti Obama e prezantoi atë në një darkë të sponsorizuar nga një grup që promovon të drejtat e barabarta për homoseksualët. Lady Gaga ishte mbështetëse me zërin e saj për këtë çështje.

Suksesi i saj mund të duket i papritur, por themelet për këtë sukses ishin ndërtuar prej vitesh duke marrë mësime muzike dhe duke kënduar nëpër klube për të fituar disa para:
“Unë kam interpretuar dhe studiuar piano që kur isha 4 vjeç. Kurdoherë gjendesha në klasat e teorisë së muzikës apo në një grup xhazi apo duke shkruar muzikë. Dhe kur isha 14 vjeç nisa të këndoj në një klub, ku ishte nëna ime ajo e cila më çoi që të këndoja. Mund të flas gjatë për këtë por ajo që dua të them është se unë kurrë nuk u dorëzova, dhe se muzika ishte fati im”.

Këtë vit suksesi i saj përfshin 9 kandidatura për çmimin MTV Video Music dhe çmimin e ravistët Billboard,” Ngritja muzikore e një ylli”.
“Çmimi i revistës Billboard është arritje. Më janë vlerësuar një numër i madh këngësh.Mendoj se duhen shumë këngë që të ndjehesh e sigurtë. Unë thjesht dua që të krijojë muzikë të mirë dhe t’u shfaq adhuruesve sa më shumë dashuri”. - thotë Lady Gaga
Artistët ua dedikojnë karrierën adhuruesve të tyre dhe Lady Gaga i vlerëson adhuruesit e saj.

“Unë kam adhurues specialë, më të mirët në botë. Ata vishen si muzika ime, dhe më imitojnë kur vijnë në shfaqet e mia; nuk e bëjnë këtë thjesht për mua, por për idenë e famës që çdokujt mund t’i përkasë, dhe që çdo kush mund të jetë ai që dëshiron të jetë. Nuk ka rëndësi sa para ke apo nga vjen. Ajo që ka rëndësi janë idetë dhe mënyra e realizmit të tyre. Për shembull, mënyra ime e modës, cilësohet si avangardë. Por unë mund të vendos dhe flokë shtesë( të blera për 3 dollarë), dhe përsëri unë ndjej që mund të bëj çdo gjë. Pra ky është mesazhi, dhe adhuruesit e mi e kuptojnë” - thotë ajo

Përveçse ka shkruar këngët për CD e saj, Lady Gaga ka shkruar dhe për majft artistë, si Pussycat Dollas apo Michael Bolton.

Turi i planifikuar nga Lady Gaga me Kanye u anullua. Me katër këngë të renditura në vendin të parë nga Cd e saj e parë, ajo nuk e ka problem që të mbushë sallat me adhurus dhe të nisë turneun e saj peronal në 27 nëntor në Montreal të Kanadasë.

“Unë isha një vajzë nga Nju Jorku që doja të bëja babain tim krenar për mua. Dhe e tejkalova këtë premtim” – thotë ajo.

A DO T'I THËRRASË MARYL STREEP 'MAMI' TINA FEY-t?


Adhuruesit (fansat) e aktoreve Meryl Streep dhe Tina Fey le të jenë më në fund të kënaqur: një bashkëpunim në një film të ri për ekranin e madh mes fitueses së çmimeve Oscar dhe Emmy mund të jetë tashmë në horizont.

Kush është truri i këtij projekti? Partneri i Streep në filmat The Devil Wears Prada dhe Julie & Julia, Stanley Tucci, i cili do të jetë regjisor i komedisë nënë-bijë me titull Momy & Me, sipas Los Angeles Times.

Projekti, të cilin Tucci gjithashtu do ta prodhojë, është në fazat e tij fillestare - nuk ka ende skenar dhe nuk ka ende autorë skenari - por paketa është vërtitur nga njëra studio në tjetrën dhe disa prej tyre kanë treguar kujdes, iu thanë burimet gazetave.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Fey, e cila dikur tha për revistën Entertainment Weekly se gjithmonë kishte ëndërruar të luante me Streep, do të arrijë atë që ka dëshiruar. E vetmja pikëpyetje? Aktorja yll e serialit 30 Rock i ka thënë revistës se ajo dëshiron të jetë në film nëna e Meryl Streep

KANCELARJA E VETMUAR - ÇFARË PASOJASH KA LARGIMI I POLITIKANËVE PËR ANGELA MERKELIN?


Kryetari i bashkisë së Hamburgut Ole von Beust është kryeministri i gjashtë prej 10 kryeministrave të Partisë Kristiandemokrate (CDU) të kancelares Angela Merkel, që largohet nga posti

Kancelarja Angela Merkel duket gjithnjë e më e vetmuar në mesin e kristiandemokratëve. Gati të gjithë ata, të cilët e ndiqnin politikën e saj, së shpejti do të largohen nga postet e tyre. Gjashtë prej dhjetë kryeministrave të landeve nga Partia Kristiandemokrate (CDU) janë larguar brenda disa muajve. Për shkak të një strukture federale të CDU-së krerët e landeve kanë tradicionalisht një rol të fuqishëm brenda partisë. Për shkak të zgjedhjes së tyre prej parlamenteve të landeve ata, pa problem dhe frikë nga sanksionet, mund të kritikojnë edhe vetë kancelaren dhe kryetaren, apo kryetarin e partisë. Me përvoja të tilla janë përballur edhe ish-kancelari Helmut Kohl dhe paraardhësit e tij.

Shkaqet për largime janë të ndryshme.

Dy prej tyre kanë humbur në zgjedhje: së pari Dieter Althaus në Tyringen e më pas Jürgen Rüttgers në Renaninë Veriore-Vestfali. Dy kanë marrë poste të tjera: Günther Oettinger nga Baden-Vyrtembergu ka marrë një post komisioneri në Bashkimin Evropian, ndërsa Christian Wulff nga Saksonia e Poshtme është zgjedhur president i Gjermanisë. Për Oettingerin kalimi në Bruksel erdhi në kohën e duhur, sepse shansat e tij për të fituar zgjedhjet në fillim të vitit të ardhshëm ishin të këqija. Christian Wulff në anën tjetër kishte bërë të gjitha përgatitjet për t'ia dorëzuar pushtetin një kandidati tjetër. Sikur të mos zgjidhej në postin e presidentit të Gjermanisë, ai me siguri që tani apo më vonë, do të përjetonte fatin e kolegëve të tij nga Hamburgu dhe Heseni Ole von Beust dhe Roland Koch dhe do të jepte dorëheqje gjatë mandatit në postin e kryeministrit.

Së shpejti mund të pritet edhe largimi i kryeministrit të Saksen Anhaltit, 74-vjeçarit Wolfgang Bëhmer, i cili nuk do të rikandidojë në zgjedhjet, që do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm. Bëhmer është një prej rasteve të rralla të politikanëve kristiandemorkatë, të cilët do të mbeten në postin e tyre deri në fund të mandatit. Në përgjithësi të gjitha partitë më shumë parapëlqejnë që politikanët e tyre t'i ndërrojnë postet ende pa përfunduar mandati i fituar në zgjedhje. Kjo i mundëson pasardhësve të tyre që të kenë kohë të përgatiten për zgjedhjet e ardhshme dhe të fitojnë simpatinë e votuesve. Ndryshimet e këtilla më parë janë shpjeguar me shkaqe shëndetësore, apo për shkak të moshës. Por Roland Koch dhe Ole von Beust janë diku nga mesi i 50-tave dhe në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Duket se anjëri prej tyre nuk ka parë ndonjë shans për përparim në karrierën politike, prandaj kanë vendosur të merren me diçka krejt tjetër.

Kancelarja Angela Merkel në të ardhmen do të ketë një numër të madh politikanësh të rinj.

Kjo nuk do të thotë patjetër se do ta ketë më lehtë, sepse politikanët e rinj kanë nevojë të profilohen, në qoftë se është e domosdoshme edhe në dëm të kancelares. Njëkohësisht do t'i mungojnë këshilldhënës të rëndësishëm brenda partisë. E gjitha kjo ndodh në kohëra të vështira, kur CDU-ja po përjeton rënie të mëdha në sondazhe. Pas kongresit të ardhshëm të partisë në vjeshtë, kancelarja Angela Merkel do të jetë në një pozitë në të cilën Helmut Kohli ka qenë për një kohë të gjatë: politikanja me përvojën më të gjatë në mesin e udhëheqësve të rinj. Për kancelaren do të jetë kjo një sprovë e re.

Monday, July 19, 2010

Ekipi i Grigorievas akuzon atë të Gibson


Një zëdhënës i Oksana Grigorievas ka akuzuar për shpifje ekipin mbrojtës të Mel Gibson, pasi që ky i fundit është duke u akuzuar për dhunë fizike dhe psikike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Ekipi i Grigorievas po përdor provat që i ka në dispozicion kundër Gibson, si p.sh audio-incizimet e telefonatave kërcënuese të aktorit legjendar dhe foto të cilat e shohin Grigorievan me dy dhëmbë të thyera nga Gibson.

Nga ana tjetër, ekipi mbrojtës i Gibson, të cilit tani reputacioni i është shkatërruar totalisht, pohon se Grigorieva ka kërkuar nga aktori australian 10 milionë dollarë për të heshtur rreth kësaj çështjeje, pohime të cilat i mohon zëdhënësi i ruses.

“Përderisa shtabi i zotëri Gibson është duke vërshuar opinionin me pohime të pavërteta me anë të gazetave për të shpërqendruar publikun nga faktet e vërteta që i kanë në duar, kjo tregon edhe njëherë se asnjë nga shtabi i tij nuk ka qenë as një herë të vetme i gatshëm ta mohojë se zëri në ato audio-incizime nuk është i Gibson. Ne shpresojmë se ekipi i zotëri Gibson do të ketë një qëndrim më konstruktiv”, tha Stephen Jaffe.

Endri Demi, i dashuri i ri i Çilit?


Pas një lidhje shumë vjeçare të cilën Çiljeta ka pasur më Romeon, vetëm pas disa jave këngëtarja është lidhur më një tjetër djalë të quajtur Endri Demi.

Në rrjetin social “Facebook”, aty ku gjithkush mund të deklarojë lidhjen, ajo ka vënë emrin e të dashurit të saj, Endri Demi, shkruajnë mediat shqiptare.

Sipas rrëfimeve të miqve të saj, Çiljeta e ka njohur Edrin në një nga lokalet e Bllokut dhe djali i ka thënë se e ka fiksim të bisedoj më të.

Endri është nga Tirana dhe është 23-vjeçar dhe vijon studimet për Juridik. Kësaj here siç duket Çiljeta ka vendosur që të bindet mirë për zgjedhjen e saj, para se ta bëj atë publike në media.

Sunday, July 18, 2010

U2 emërohet grupi më fitimprurës


Rok grupi U2 ka marrë kreun e listës së artistëve më fitues të vitit 2010, nga revista Forbes.

Bendi irlandez kanë fituar 84.9 milionë funte gjatë vitit të kaluar, pavarësisht se u detyruan t’i ndërpresin disa koncerte, si paraqitjen në festivalin Glastonbury dhe disa koncerte të turneut, për shkak të lëndimit të Bono.

Fitimet kanë ardhur nga shitjet e biletave, komercializimet dhe përfitimet tjera. Në top listë janë përfshirë edhe Beyonce, Jay-Z dhe Lady GaGa.

Lista e plotë e Forbes:

1. U2 - £84.9m
2. AC/DC - £74.5m
3. Beyoncé - £56.8m
4. Bruce Springsteen - £45.7m
5. Britney Spears - £41.8m
6. Jay-Z - £41.1m
7. Lady Gaga - £40.5m
8. Madonna - £37.9m
9. Kenny Chesney - £32.6m
= 10. Black Eyed Peas - £31.3m
= 10. Coldplay - £31.3m

Zyrtare: Robbie Williams i ribashkohet “Take That”


Robbie Williams ka konfirmuar se ai po ribashkohet me ish grupin e tij muzikor “Take That” për të incizuar një album dhe për të marrë pjesë në turne.

Williams ka lëshuar një deklaratë së bashku me ish grupin e tij, në të cilën thuhet se ribashkimi duket “sikur njeriu kthehet në shtëpi të vet”.

"Thashethemet janë të vërteta... Take That: përbërja origjinale, kanë shkruar dhe incizuar një album i cili do të lançohet më vonë gjatë këtij viti”, thuhet në deklaratën e grupit.

Kjo është hera e parë që ata kanë incizuar një album bashkërisht që prej lansimit të albumit të tyre të parë “Nobody Else” në vitin 1995.

Williams ka thënë se ai është ndjerë jashtëzakonisht i kënaqur me praninë e katër anëtarëve tjerë të grupit, pas një kohë të gjatë.

Cage ka përdorë ‘drogë’ me macen e tij


Nicolas Cage ka zbuluar se ai një herë ka konsumuar kërpudha halucinogjene së bashku me macen e tij.

Macja e tij një herë kishte ngrënë gabimisht disa kërpudha magjike dhe ai kishte vendosur t’i bashkohej asaj.

“Kisha një qese kërpudha në frigoriferin tim. Macja ime ishte futur fshehtas dhe i kishte ngrënë ata. Ajo i kishte ngrënë si e etur, andaj unë mendova ‘dreq’, më mirë të bëj edhe unë si kjo”.

“Mbaj mend se u shtriva në krevatin tim për disa orë dhe Lewis ishte në tavolinë përtej krevatit tim dhe vetëm vështronim njëri tjetrin – pa lëvizur, vetëm duke vështruar, dhe dyshoja se ai ishte vëllai im”.

“Por meqë tregova, nuk e bëj më këtë. Dhe e dini çfarë, më vonë në jetë kur nuk kam më kurrë gjëra të tilla, mendoj se ai (vëllai) më ka thënë ‘Hi’ mua”, ka thënë Cage për emisionin e David Letterman.

Friday, July 9, 2010

Epanja .


Rrugë pak e vështirë por që më në fund u shpërblye me atë fitore kundër gjermanëve . Ishte nga lojrat më të mira të iberikëve sidomos pjesa e dytë ku ata ishin të qartë në të gjitha drejtimet ..

Foto e ditës.


Tifozët e Holandes duke festu pas gjysmë-finales të kampionatit botëror në ndeshjen në mes të Uruguait dhe Holandes në stadiumin Green Point në Cape Town, ku Holanda fitoj me rezultat 3-2.

Van Marwijk: Spanja, ekipi më i mirë në botë.



Holanda do të takohet me Spanjën në finalen e madhe të Johanesburgut të dielën, ndërsa trajneri i ‘Tulipanëve’, Bert van Marwijk, është munduar ta shmangë presionin e madh mbi futbollistët e tij, duke thënë se Spanja është ekipi më i fortë në botë.

“Spanja e meritoi ta mposhtë Gjermaninë në gjysmëfinale. Ata e dominuan lojën dhe ishin më të mirë. Spanja është ekipi më i mirë në botë për momentin. Ata kanë pasur formë mbresëlënëse viteve të fundit. Unë kënaqem kur i shikoj ata duke luajtur dhe mezi e pres të takohem me ta në finale”.

“Do të jetë një sfidë e vërtetë të tentojmë t’i mposhtim ata. Ne nuk u frikësohemi spanjollëve. Jam i bindur se Robin Van Persie do të tregojë lojën e tij ndaj Spanjës. Ai nuk ka shënuar gol që një kohë të gjatë, por ai ka qenë shumë i rëndësishëm për ekipin. Ai po e sakrifikon veten për ekipin dhe kjo është e mrekullueshme”, ka thënë Van Marwijk.

Thursday, July 1, 2010

Femrat ende joshen nga muzika romantike


Psikologët edhe një herë kanë vërtetuar se muzika mund të ndihmojë në joshje, mirëpo duhet pasur parasysh se më së miri funksionojnë baladat romantike.

Ekspertët francezë kanë zgjedhur një mashkull me dukje mesatare, nga i cili kanë kërkuar që të joshë sa më shumë femra që të dalin me të.

Ai ka kaluar nga pesë minuta me secilën prej 87 vullnetareve, ndërsa gjatë bisedës është lëshuar edhe muzikë.

Këngët neutrale nuk kishin pasur efekt, mirëpo këngët romantike kishin ndikuar te femrat, ashtu që 52.2% e tyre, ia kishin dhënë numrin e telefonit mashkullit në fjalë.

Prandaj kur të shihni ndonjë femër që ju pëlqen, së pari kërkoni nga DJ të lëshojë një këngë romantike dhe pastaj në aksion

Cruyff: Nuk do të paguaja për të shikuar Brazilin


Legjenda holandeze, Johan Cruyff, ka thënë se Brazili është një ekip i mërzitshëm, duke këmbëngulur se ai nuk do të paguante për t’i parë në aksion kampionët e pesëfish të botës.

“Unë kurrë nuk do të paguaja biletën për të shikuar këtë ekip të Brazilit. Se ku është zhdukur ky Brazil, ne të gjithë e dimë, apo jo? Unë e shikoj këtë ekip dhe më kujtohen njerëz si Gerson, Tostao, Falcao, Zico dhe Socrates. Tani shoh vetëm Gilberto, Melo, Bastos dhe Julio Baptista”.

“Ku është magjia braziliane? Unë e kuptoj Dungën për zgjedhjet e tij, por ku është ‘playmakeri’ dhe shkathtësia në mesfushë? Unë mendoj se asnjë spektator nuk do të paguante për t’i shikuar ata. Brazili duhet të luajë me intensitet më të lartë, me më shumë mprehtësi në fushë sepse nuk janë të veçantë, ata janë sikurse çdo skuadër tjetër në këtë Botëror. Gjithmonë tifozët duan të kënaqen me Brazilin, të kënaqen me fantazinë nëpër Botërore, që nuk e kanë parë këtë verë”.

“Ata kanë lojtarë të talentuar, por luajnë në një mënyrë që është më shumë defensive dhe më pak argëtuese. Ky ekip është turpi i tifozëve dhe i kampionatit. Ata janë nga ato ekipet që të gjithë duan ti shohin”, deklaroi Cruyff.

Maradona: Shweini, je nervoz?


Tekniku i Argjentinës, Diego Armando Maradona, ka qeshur me kritikat e mesfushorit gjerman, Bastian Shweinsteiger, duke thënë se gjermanët janë duke u frikësuar para duelit të së shtunës.

“Ne nuk kemi kohë për të menduar për Shweinsteigerin, lojtarët janë duke menduar se si të hyjnë në fushë për të luajtur një ‘rematch’ të vitit 2006. Kështu që, nuk më brengos se çfarë thotë ai për penaltitë, grushtet, apo se si ne nuk dimë të humbasim, kjo nuk na intereson neve. Secila ndeshje është më ndryshe, sepse ne do të dalim në fushë për t’i sulmuar dhe për të luajtur me fytyrën e tyre. Kjo është arsyeja pse ata bëhen nervozë”, ka thënë Maradona për Fox Sports.

Më pas ‘el Pibe de Oro’ iu drejtua kamerës dhe me një imitim, sikurse kur t’u drejtohet fëmijëve, ai ia shtroi një pyetje Shweinsteigerit: “Çfarë ke Shweinsteiger? A je nervoz?”