Thursday, July 1, 2010

Maradona: Shweini, je nervoz?


Tekniku i Argjentinës, Diego Armando Maradona, ka qeshur me kritikat e mesfushorit gjerman, Bastian Shweinsteiger, duke thënë se gjermanët janë duke u frikësuar para duelit të së shtunës.

“Ne nuk kemi kohë për të menduar për Shweinsteigerin, lojtarët janë duke menduar se si të hyjnë në fushë për të luajtur një ‘rematch’ të vitit 2006. Kështu që, nuk më brengos se çfarë thotë ai për penaltitë, grushtet, apo se si ne nuk dimë të humbasim, kjo nuk na intereson neve. Secila ndeshje është më ndryshe, sepse ne do të dalim në fushë për t’i sulmuar dhe për të luajtur me fytyrën e tyre. Kjo është arsyeja pse ata bëhen nervozë”, ka thënë Maradona për Fox Sports.

Më pas ‘el Pibe de Oro’ iu drejtua kamerës dhe me një imitim, sikurse kur t’u drejtohet fëmijëve, ai ia shtroi një pyetje Shweinsteigerit: “Çfarë ke Shweinsteiger? A je nervoz?”