Thursday, July 1, 2010

Cruyff: Nuk do të paguaja për të shikuar Brazilin


Legjenda holandeze, Johan Cruyff, ka thënë se Brazili është një ekip i mërzitshëm, duke këmbëngulur se ai nuk do të paguante për t’i parë në aksion kampionët e pesëfish të botës.

“Unë kurrë nuk do të paguaja biletën për të shikuar këtë ekip të Brazilit. Se ku është zhdukur ky Brazil, ne të gjithë e dimë, apo jo? Unë e shikoj këtë ekip dhe më kujtohen njerëz si Gerson, Tostao, Falcao, Zico dhe Socrates. Tani shoh vetëm Gilberto, Melo, Bastos dhe Julio Baptista”.

“Ku është magjia braziliane? Unë e kuptoj Dungën për zgjedhjet e tij, por ku është ‘playmakeri’ dhe shkathtësia në mesfushë? Unë mendoj se asnjë spektator nuk do të paguante për t’i shikuar ata. Brazili duhet të luajë me intensitet më të lartë, me më shumë mprehtësi në fushë sepse nuk janë të veçantë, ata janë sikurse çdo skuadër tjetër në këtë Botëror. Gjithmonë tifozët duan të kënaqen me Brazilin, të kënaqen me fantazinë nëpër Botërore, që nuk e kanë parë këtë verë”.

“Ata kanë lojtarë të talentuar, por luajnë në një mënyrë që është më shumë defensive dhe më pak argëtuese. Ky ekip është turpi i tifozëve dhe i kampionatit. Ata janë nga ato ekipet që të gjithë duan ti shohin”, deklaroi Cruyff.