Sunday, July 18, 2010

Zyrtare: Robbie Williams i ribashkohet “Take That”


Robbie Williams ka konfirmuar se ai po ribashkohet me ish grupin e tij muzikor “Take That” për të incizuar një album dhe për të marrë pjesë në turne.

Williams ka lëshuar një deklaratë së bashku me ish grupin e tij, në të cilën thuhet se ribashkimi duket “sikur njeriu kthehet në shtëpi të vet”.

"Thashethemet janë të vërteta... Take That: përbërja origjinale, kanë shkruar dhe incizuar një album i cili do të lançohet më vonë gjatë këtij viti”, thuhet në deklaratën e grupit.

Kjo është hera e parë që ata kanë incizuar një album bashkërisht që prej lansimit të albumit të tyre të parë “Nobody Else” në vitin 1995.

Williams ka thënë se ai është ndjerë jashtëzakonisht i kënaqur me praninë e katër anëtarëve tjerë të grupit, pas një kohë të gjatë.