Sunday, July 18, 2010

Cage ka përdorë ‘drogë’ me macen e tij


Nicolas Cage ka zbuluar se ai një herë ka konsumuar kërpudha halucinogjene së bashku me macen e tij.

Macja e tij një herë kishte ngrënë gabimisht disa kërpudha magjike dhe ai kishte vendosur t’i bashkohej asaj.

“Kisha një qese kërpudha në frigoriferin tim. Macja ime ishte futur fshehtas dhe i kishte ngrënë ata. Ajo i kishte ngrënë si e etur, andaj unë mendova ‘dreq’, më mirë të bëj edhe unë si kjo”.

“Mbaj mend se u shtriva në krevatin tim për disa orë dhe Lewis ishte në tavolinë përtej krevatit tim dhe vetëm vështronim njëri tjetrin – pa lëvizur, vetëm duke vështruar, dhe dyshoja se ai ishte vëllai im”.

“Por meqë tregova, nuk e bëj më këtë. Dhe e dini çfarë, më vonë në jetë kur nuk kam më kurrë gjëra të tilla, mendoj se ai (vëllai) më ka thënë ‘Hi’ mua”, ka thënë Cage për emisionin e David Letterman.