Sunday, July 18, 2010

U2 emërohet grupi më fitimprurës


Rok grupi U2 ka marrë kreun e listës së artistëve më fitues të vitit 2010, nga revista Forbes.

Bendi irlandez kanë fituar 84.9 milionë funte gjatë vitit të kaluar, pavarësisht se u detyruan t’i ndërpresin disa koncerte, si paraqitjen në festivalin Glastonbury dhe disa koncerte të turneut, për shkak të lëndimit të Bono.

Fitimet kanë ardhur nga shitjet e biletave, komercializimet dhe përfitimet tjera. Në top listë janë përfshirë edhe Beyonce, Jay-Z dhe Lady GaGa.

Lista e plotë e Forbes:

1. U2 - £84.9m
2. AC/DC - £74.5m
3. Beyoncé - £56.8m
4. Bruce Springsteen - £45.7m
5. Britney Spears - £41.8m
6. Jay-Z - £41.1m
7. Lady Gaga - £40.5m
8. Madonna - £37.9m
9. Kenny Chesney - £32.6m
= 10. Black Eyed Peas - £31.3m
= 10. Coldplay - £31.3m