Tuesday, June 29, 2010

Fabiano: Do ta mposhtim Holandën.


Luis Fabiano ka thënë se Brazili ka filluar tani t’i shfaqë cilësitë që ka, duke u shprehur i bindur se me këtë lojë kombëtarja e tij është në gjendje ta mposhtë Holandën.

“Ne po luajmë mirë si ekip, ne po përmirësojmë posedimin e topit dhe jemi në gjendje të krijojmë një lojë të mirë. Holanda? Ne kemi zbuluar se kemi cilësi të mira dhe nëse luajmë kështu atëherë mund të shkojmë larg”.

“Milani? Nuk ka asgjë konkrete tani për tani. Më pëlqen futbolli italian, por gjithçka do të vendoset pas Kampionatit Botëror”, ka thënë Fabiano pas ndeshjes kundër Kilit, të cilën Brazili e fitoi me rezultat 3-0

Aragones: Nëse Portugalia ka topin, do të fitojë.


Ish-traineri i Spanjës, Luis Aragones, ka këshilluar pasardhësin e tij, Vicente Del Bosque, që të mos e lejojë Portugalinë ta mbajë topin, përndryshe do të pësojë humbje.

“Nuk jam shumë optimist sepse e shoh Portugalinë si një kombëtare mjaft të mirë. Do të jetë e vështirë. Portugalia ka një ekip të jashtëzakonshëm dhe Spanja po përmirësohet dalë ngadalë. Avantazh i ynë do të jetë të kemi posedimin e topit. Nëse Portugalia na e merr këtë posedim, atëherë ata do të na mposhtin”.

“Kjo është Spanja ime e Euro 2008, por në fillim të kampionatit nuk ishte në nivelin më të lartë. Atyre u mungoi shpejtësia me top dhe posedimi në të. Nga ana defensive, Portugalia është e përkryer. Në sulm, ata mund të bëjnë më shumë, por ne e dimë se ata dinë të shënojnë gola pas fitores prej 7-0 ndaj Koresë së Veriut dhe mund të konsiderohen si një nga fituesit e mundshëm të Botërorit. Cristiano Ronaldo është i mrekullueshëm. Ai mund ta fitojë secilën ndeshje në një apo dy momente falë aftësive që ka. Ai është futbollist i jashtëzakonshëm”, deklaroi Aragones për Marca.

Monday, June 21, 2010

Loew e di rrezikun nga Gana


Tekniku i Gjermanisë, Joachim Loew, ka deklaruar se e di rrezikun që e pret nga Gana, duke premtuar në mënyrë të tërthortë lojë më të mirë të skuadrës së tij në krahasim me ndeshjen ndaj Serbisë.

“Gana është e shpejtë dhe mund të luajë mirë në kundërsulme, ata nuk turpërohen para dueleve një me një, pasi që janë të fortë fizikisht. Ka lojtarë të cilët mund t’u hyjnë sprinteve fantastike”.

“Tempi i përgjithshëm ndaj Ganës do të jetë më i lartë se ndaj Serbisë. Serbët ishin të ngadalshëm dhe u bllokuan, ata e menduan vetëm barazimin dhe për atë luajtën me një sulmues. Do të jetë lojë më e shpejtë, sepse forma fizike në kombëtaren gjermane shkruhet me shkronjën ‘F’ dhe ne dimë se si ta menaxhojmë atë”, deklaroi Loew para gazetarëve.

Robben i gatshëm për lojë


Ylli i Holandës, Arjen Robben, beson se do të mund ta luajë ndeshjen e tij të parë në Botëror, të martën ndaj Kamerunit.

“Ditëve të fundit unë jam stërvitur normalisht pa ndonjë problem. Tani ndjej se kam nevojë të luajë një ndeshje për të rigjetur ritmin”.

“Të luaj ndaj Kamerunit është e mundshme. Rreziku është fjalë e madhe, pasi që ne tanimë kemi rrezikuar me trajtimin agresiv, i cili ka mundur të më lë jashtë Botërorit dhe të më dërgonte në pushime verore”, u shpreh Robben

Villa: Ndjeva presion


Golshënuesi i dyfishtë i Spanjës në sfidën ndaj Hondurasit, David Villa, ka thënë se ai dështoi ta realizonte penalltinë për shkak të presionit mbi të.

“Unë e humba penaltinë për shkak të presionit pranë rezultatit 2-0. Unë kam gjuajtur penalltitë gjatë gjithë jetës time dhe kjo ndodhi ashtu, ndoshta ishte presioni”.

“Humbja jonë ndaj Zvicrës është ‘ujë nën urë’. Ne e kemi diskutuar këtë çështje dhe tani jemi kthyer. Ne gjithmonë luajmë nën presion, ky është një Botëror, çdo ndeshje është e vështirë”, u shpreh Villa.

Behrami: Ma shkatërruan Botërorin


Mesfushori kosovar, Valon Behrami, ka pranuar se ishte befasuar me vendimin skandaloz të gjyqtarit Khalil Al-Ghamdi, që e përjashtoi atë me karton të kuq në minutën e 30-të të sfidës së humbur ndaj Kilit me rezultat minimal 1-0.

“Tani ndjehem sikur më është shkatërruar Botërori. Një sezon i tillë, është e pabesueshme. Kartoni i kuq më befasoi, sepse është normale të kesh kontakt në futboll. Lëvizja ime nuk kishte për qëllim që të dëmtonte apo t’i bënte diçka lojtarit kundërshtar. Unë vetëm desha ta mbroj topin, siç kam bërë çdo herë. Është e pabesueshme për mua”.

“Nuk e di se me sa ndeshje moslojë do të më dënojnë. Nëse është një, në rregull. Nëse nuk është një, atëherë do të bëj diçka”, theksoi i nervozuar Behrami, duke shtuar se ai është 100% i sigurt se vendimi është i padrejtë.

“Pasi panë çfarë ndodhi, bashkëlojtarët u ndjenë keq për mua. Natyrisht se isha i befasuar. Nuk mund të besoja se më dha karton të kuq për atë, dhe gjithashtu, çfarë mund të them është se, lojtari i Kilit, ka pasur shumë njerëz përreth për të simuluar në atë mënyrë. Ai ndoshta vetëm e preku dorën time dhe nuk mund të simuloni në mënyrë të tillë. Natyrisht, ne do të kualifikohemi sepse e meritojmë dhe pas këtij vendimi meritojmë edhe më shumë. Do të na kthehet për të mirë”, deklaroi Behrami për Goal.com.

Arkiv - Mirdita në kohen e Ahmet Zogut.




Në Tetor 1921, përfaqësonjësi jugosllav në Asamblenë e Lidhjes së Kombevet e paditi qeverinë shqiptare se gjoja kjo po bënte një politikë fanatizmi mysliman që synonte shfarosjen e të Krishterëve. Këtë shpifje të ndyrë e përgënjeshtruan me një telegram drejtuar Lidhjes së Kombevet Arqipeshkvi i Shkodrës, Abati i Mirditës dhe grupi i deputetëvet katolikë.
Në historin shqiptare , edhe ne atë të shkrimeve të ditve të sotme, shpesh takojmë shkrime të rangut të ulet të cila me një aspekt, mundohen të e njollosin krahin e rezistences kombtare dhe votren e dituris ashtu si është Mirdita.
Mbasi ndërhyrja jugosllave në Shqipëri po rrezikonte paqen, Konferenca e Ambasadorëvet nuk mund t'a mbante më të mbyllur në sirtar cështjen shqiptare. Ndonëse Franca mbetej gjithmonë armike numër një e Shqipërisë, Anglia kish ndërruar qëndrim qysh pas Kongresit të Lushnjës dhe Luftës së Vlorës. Pastaj Italia, mbasi u tërhoq prej Shqipërie, nuk mund të pranonte që ai vend të pushtohej prej Greqisë dhe Jugosllavisë. Sa për Anglinë, ndërrimi i qëndrimit të saj lidhej sigurisht edhe me vajgurin e nëntokës shqiptare, për të cilin flitej se ekspertët austriakë dhe italianë kishin diktuar gjatë Luftës shtresa shumë të pasura. Shoqëria Anglo-Persiane ishte vënë në lëvizje dhe kish dërguar në Shqipëri, qysh në Mars 1921, përfaqësonjës të saj për të marrë nga qeveria e Tiranës lejën e kërkimevet dhe mundësisht koncesionin e vajgurit.
Duhet thënë e vërteta se mirditasit ishin me shtetin shqiptar. Sipas një statistike të besueshme të hartuar me shumë kujdes nga Drejtoria Politike e Ministrisë së Punëve të Brendshme, nën mbikqyrjen e drejtorit të asaj drejtorie, atdhetarit e shkrimtarit të njohur Haki Stërmilli lexojmë:
"në rebelimin e Marka Gjonit kanë marrë pjesë vetëm 99 mirditas të aftë për pushkë, kanë mbajtur pjesërisht e përkatësisht anën e Marka Gjonit".
E theksoj pjesërisht se disa donin të shkonin në Gjakovë tek njerëzit e vet, me të cilët kishin marrëdhënie farefisnore, ndërsa të tjerë kishin nevojë për të holla. Është e qartë se këto ngjarje ishin të sajuara nga qeveritarët e asaj kohe dhe ishin krejtësisht në dëm të Mirditës. Këto nuk ishin dukuri shoqërore vendase, nuk ishin as rrjedhim i gjendjes shoqërore të Mirditës e as i mungesës së ndjenjës kombëtare apo i përpjekjes për ndoj llojë separatizmi të mirditasve siq janë munduar t'a paraqesin disa. Ato ishin kryqëzim i ndëlikuar, madje shumë i sofistikuar i interesave të Beogradit, ato kishin për qëllim t'a dobësonin Mirditën dhe t´a nënshtronin popullin e saj.
"Kështu e ashtuquajtura "Republikë e Mirditës" është fund e krye një sajesë e segmenteve të fshehta të shtetit Shqiptar të asaj periudhe dhe e sjelljes së pamenduar e dashakeqe ndaj Mirditës të Mehdi Frashërit dhe pasuesve të tij, me të vetmin qëllim: rrënimin e Mirditës. Burimi: Zekeria Cana,.(Kërkime Albanologjike-35/2005)
“Shqiptarët katolikë janë seksioni më kompakt dhe janë përpjekur në shekuj të sjellin në Shqipëri frymën e civilizimit europian... Në këtë drejtim dhe marrshim që janë angazhuar sot, shqiptarët katolikë janë pjesa më kompakte dhe më perëndimore e shoqërisë shqiptare, për hir të besimit 2000-vjeçar dhe besnikërisë së tyre ndaj këtij besimi”. (Prof. Sami Repishti, “Drita”, Nr. 2-3, fq. 149-150, v. XXIII).

Quditerishtë , per Haxhi Qamilin shkruajnë se paska qenë "mbrojtes i tokave shqiptare nga të Krishteret e Evropes" (Historia e Popullit Shqiptar, cit, Fq. 424) e në fakt ,një i tillë sikur Haxhi Qamili nuk kishte të bejë asgja me mbrojtjen e tokave shqiptare por kishte të bejë me mbajtjen e fes islame dhe ri-sjelljen e Sulltaneve ne token tonë amë.Të tillin e ngrsin sikur të kishte qenë ndoj hero , njejtë si veprojnë edhe me Ali Pashe Tepelenen i cili griu e shkriu shqiptar të besimit të krishter vetem që t´i kthen ne fen islame.Por në rreshtat e më poshtëm do të i shqyrtojmë edhe të lartëcekurit.
"..... kleri e populli katolik kjene nji nder ma te paret faktore moral te ndertimit te shtetit shqyptar. Kta e kryen ma se mirit detyren e vet per atdhen, a ban fli interesat e veta, ma se nji here, per nderen e komit e per te miren e perbashket. "(Kontributi i Elementit Katolik Shqyptár në Lám te Atdhetarís -Marin Sirdani)

Perse quhet "rrebelim" puna e Markagjonit, kur në fakt, nuk ishte ndoj llojë rrebelimi por vetem një e drejtë e tij për të mbijetuar edhe kesaj here nga padrejstesit e shtetit shqiptar, ashtu si mbijetuan Mirditasit brez pas brezi nga sundusit e ndryshem që shkelen token Arbnore.
Paknaqesia filloj qysh në Kongresin Kombëtar të Lushnjës që u mbajtëmë janar të vitit 1921, në të cilen mbledhje nuk kishte ndonjë protokoll të vecantë e krejt kjo u bë me me propozim të Ahmet Zogut, i cili ishte i mbështetur edhe nga Luigj Bumci ku në ketë mbledhje u vendos që Mirdita të mos përfshihej në sistemin administrativ shtetëror, por të lihej të qeverisej në Xhibal, duke pasur si Reis të Xhibalit- Marka Gjonin.
Ata që e moren këtë lloj vendimi e dinin fortë mirë se Mirditaedhe me heret nuk e kishte pranuar Xhibalin as në kohën e pushtimit osman. Vendimtaret e dinin gjithashtu se dëshira e flaktë e mirditasve ishte të vendoset sa më shpejt administrata shtetërore edhe ne krahinat e tyre sidomos rendi publik ku do të futej edhe gjandarmëria. Marka Gjoni erdhi në Tiranë për të sqaruar detyrën e veët dhe të Mirditës në përgjithësi. Ministri i Punëve të Brendshme Mehdi Frashëri e priti shumë keq, u suall me të brutalisht sa e nxori nga zyra me fjalë fyese, pa pranur të flasë me të sikur i ´a kërkonte detyra.
Pse ndodhi kështu?! Kjo ndodhi sepse Mehdi Frashëri ishte i mendimit se po të hiqet dorë prej vendeve që kanë mbetur prej Kosovës dhe Dibrës, Shqipëria gjen fuqi e zhvillohet në qetsi.
Sipas një dokumenti të kohës Mehdi Frashëri përsa kohë ishte Ministër i Brendshëm, ishte shkaktari dhe përgjegjësi kryesor i ngjarjeve që ndodhën në Mirditë.
I shpërfillur dhe i përbuzur në Tiranë, pa u vendosur në Mirditë administrata shtetërore, Marka Gjoni shkoi në Beograd për me nxjerrë leje që mirditasit të shkonin lirisht në pazaret e Gjakovës dhe Prizrenit nëmënyrë që blejnë drithë dhe opinga..Per këtë rrugë të tij, në Tiranë kjo shkaktoi shqetësim dhe zemereim të
Busti i Haxhi Qamilit
Busti i Haxhi Qamilit
madhë. Për shkumjen e Marka Gjonit në Serbi pati mjaft diskutime në qeveri e në parlament.
Për këtë rast , një grup i deputetëve shkodranë propozuan që në Mirditë të shkon Bajram Curri i shoqëruar edhe nga një grup deputetësh për të qetësuar gjendjen. Por këtë propozim, qeveria e atehershme nuk pranoi dhe e hudhi poshtë, e krejt kjo vetem sa për t´a ndoturë historinë dhe krenarin e Mirditës.
Në këto momente u shfrytëzua dhe zemërimi i Marka Gjonit i cili ishte refuzuar pa të drejtë nga qeveria. Për ketë zemrim të tij , qeveria mori masat e nevojshme ushtarake dhe dërgoi në Mirditë një fuqi të madhe ushtarake nën komandën e Komandantit të Përgjithshëm të Gjandarmërisë Ali Fehmi Kosturi të mbështetura edhe nga fuqit vullnetare civile, të mobilizuara në Shqipërinë e Mesme nën drejtimin e deputetit tiranas Haxhi Jusuf Banka. Major Ali Fehmiu e mori detyrën me hov, ai deshi të bënte një fushatë si e bëri dikur Turgut Pasha, por nuk qe i zoti dhe nuk i´a.
Për fat të keq dhe për turp të qeverisë, populli i Mirditës pësoi dëme të mëdha nga djegiet e shtëpive, rrënimit të pasurive, por dhe shteti harxhoi për fushatën me pa të drejtë plot katër million franga ari dhe kishte vetem oficer të vrarë ndërsa Duke e shqyrtuar ketë cështje në parlament, deputeti Hoxha Kadriu tha:
"sikur në kohën kur lypsej Bajram Curri të ishte emëruar komandant, ndodhia e papritur e Mirditës do ishte mbyllur me kohë dhe se Kabineti i parë dhe i dytë i Iliaz Vrionit janë pëgjegjës për ngjarjet në Mirditë".

T¨´e njejten mbeshtetje të thenjes së mësiperme e gjejmë dhe në shkrimin më poshtë:
"Marka Gjoni e krenët e Mirditës, që nji vit ma parë u ndodhën në kundërshtime të forta me Qeverinë e Tiranës, për shkakun e zgjedhjeve të bame për deputetët e Parlamentit. Qeverija sikur në vende të tjera pati çue për zgjedhjet edhe Mirdita pati ba zgjedhjet në vend, kurse qeverija e Shkodrës pa pritë me marrë emnat e të caktuemve për shkak të vonesës (tue marrë si justifikim) i pati zgjedhë ajo vetë deputetët për Mirditën."
(Dom Ndoc Nikaj -Kujtime të nji jetës së shkueme.)
NJë padrejtesi e madhe për këtë krahin dhe këtë popull i cili në vargun e historis , numron dhe nxjerr burrat më të spikatur për liri dhe trimëri.Por , propaganda serbe si dhe shtypi i shitur shqiptar nuk ndalonin të prpopagandonin kunder Marka Gjonit dhe kunder Mirditasve.
Për këtë ngjarje gazeta The New York Times” rrëfen debatet para fillimit të takimit të Asamblesë ku ndër të tjerat shkruan:

"Serbët në Lidhjen e Kombeve: “Njohim republikën e Mirditës, jo Shqipërinë”

Gjenevë – " Në një takim të nxehtë të Komisionit të Çarmatimit të Lidhjes së Kombeve këtë pasdite ishte shënuar dështimi i propozimit të Asamblesë që bëri vitin e kaluar në një përpjekje për nxitur qeveritë që të kufizonin në planet e buxheteve të tyre shpenzimet për armatimet për dy vjet. Ishte raportuar se vetëm 50 vende ishin përgjigjur pozitivisht. Gjashtë vende ishin gati të pranonin propozimin me kushte, ndërsa shtatë të tjera dhanë përgjigje negative. Çarles Noblemaire, përfaqësuesi i Francës, që zëvendësonte zotin Viviani, bëri një protestë të zjarrtë ndaj akuzave se Franca ishte një qendër ushtarake. Ai deklaroi se vendi i tij “ishte duke i mbajtur njerëzit e saj nën armë në Rihne, jo sepse Franca dëshironte që ata të ishin atje, por sepse Fuqitë e Mëdha kishin firmosur në vendosjen e paqes që të bënin tërësisht detyrën e tyre për mbikëqyrjen e Rihnes. Ai shtoi se “kur të gjithë të jenë gati të bashkëpunojnë për sigurinë e ndërsjellë, Franca do të jetë e gatshme t’i çmobilizojë këta njerëz”.
Çështja shqiptare
Në takimin e ardhshëm të saj, Asambleja e Lidhjes do të vendosë për herë të parë për një konflikt territorial. Ky është rezultat i veprimit të Këshillit, i cili po paraqiste tek Asambleja tërësinë e çështjes së ngritur nga pakënaqësia e Shqipërisë kundër Greqisë dhe Jugosllavisë për pushtimin e territoreve që i ishin dhënë këtij vendi nga fuqitë e mëdha në vitin 1913. Çështja do të paraqitet para Asamblesë nga Bishop Noli, i diplomuar në Harvard, i cili është edhe kryetar i delegacionit shqiptar.
Jugosllavia do të kundërshtojë të drejtën e delegacionit shqiptar për të folur në emër të vendit të tij, pasi pretendonte se ishin vendosur përmes krijimit të Republikës së Mirditës. Ndërkohë, ishte pranuar kërkesa jugosllave që një komision të dërgohej për të vendosur nëse do të jetë qeveria e vjetër në Tiranë apo republika e re që do të flasë në emër të popullit. Bishop Noli tërhoqi vëmendjen e Këshillit te fakti se kryeqyteti i republikës së re është në Prizren, në Serbi.
Ndryshimi i rregullores
Këshilli mori një raport nga Komisioni i Bllokimit, i cili rekomandonte një shtesë te Konventa e Lidhjes për të hequr rregullin, duke kërkuar një votë unanime në rastin kur Këshillit i kërkohet të vendosë për një vend ku do të dalë kundër një shtet që ka përfaqësuesin e saj në Këshillin e Lidhjes së Kombeve. Kjo ishte nxjerrë në pah dhe mund të shmangë cenimin e shtetit nga veprimet ndërhyrëse të Këshillit.
Frank A. Vanderlip, ish-president i “National City Bank” të Nju Jorkut; Charls R. Crane, ish-ambasador fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara për Kinën dhe David Hunter Miller mbërritën sot në Gjenevë dhe kishin rastin që të vëzhguar punët e Lidhjes së Kombeve." (Shkrimi është publikuar në “The New York Times” në shtator 1921 )
Se Marka Gjoni do të krijonte një republik , kjo nuk kishte të bejë aspak me një umbrellë të perbashket me Jugosllavin , sepse ne deklaraten e "shpalljes së Republikes, nuk lexojmë asgjë me shumë përpos asaj se Mirdita don një fqinjesi të mirë me Serbet dhe asgjë më shumë.Të njejten gjë edhe sot e veprojnë dhe kërkojnë edhe udheheqesit tanë, dhe është edhe e quditeshme sa është edhe anuese kur në fakt, bashkpunimin e Azem Bejtes me Kosta Pecancin askush nuk e nxjerr ne shesh si një bashkpunim të afert e të ngushtë sa mundohen të e nxjerrin bashkpunimin e Marka Gjonit me Jugosllavet por jo një bashkpunim të afert sikur i Azemit por vetem një bashkpunim fqinjesorë.Edhe Azemi me tri fshatra të veta u mundua të krijoj një shtet të vetin mirpo njohja e atij shteti të Tij " Arberi" ishte nga ana e serbeve e jo nga ana e nderkombtarve.
Ne proklamaten e Miridtes lexojmë:

Mirdit, 1921

Flamuri i disa muslimanve shqiptarë gjatë shekullit XIX
Flamuri i disa muslimanve shqiptarë gjatë shekullit XIX
"Ma shum se pesqind vjetve kjeme rob te Turkijes.
Fale minders Zotit mas gjith mundit e mas gjith luftash jena libru asaj robnijet.
Gjith Evropa don qi Shqypnija tjen e librume, qi me ken edhe ajo ycym n'vedi, si kur jan edhe tjerat derzavat ne Evropa. qi me ken edhe ajo e ujdisun, qi me pas ruggat e qimendifferat e shkollat.
Kjo asht fort bukur e mirë.
Kjo asht edhe dishiri jon, pse edhe na dona me ken dzrivillum, me pas shkolla jo sadhde fmija jon por edhe na plect kena cef me msu me shkru e me kndu - pse njaj popull, qi asht i dzrivillum njato shkojn per para me pun.
Por na vllazen, qi e njofim mire Turkun, a mundnena me zan besë, qi me ycymet Turkijet ne Tirana?
A mundnena me besu qi kan mena dhan desturdhek, qi ata nee per para pesqid vjetve na kan majt si robni?
A mundnena me ken me at ycym, qi don me na up fenë ton, qi na ndes e naj up katundet tona ? A mundnena mu duruë me ken nen ket ycym e nen ket urdhun, qi sod tpart e Turqnimit agik flasin. " qi ju keni ken raja e jon tesh pesqind vjet, e keni prep me ken raja e jon."
Jo,Vllazen! Na nuk e dona robnin e Turqnimit! Na dishrojm lirin e bashkimit mu sjedh per smarit, pra kush dishron mu sjedh per smarit nuk mundet mu Ishu, qi Turkija mu jerëtis e rrë si ka kenë.
Shypëtar!
Ne dacim me kriju nji derzav nen ycymet Turkijes n' Tirana at err na vetvedit i kena vuë prangat ne dorë e ner kamë. At err kthej prep nat vakt, qi ne na kan shkel, kur skena ken tzot me rfye fen e ton, kur skena mujit me godit kisht tona, kur skena guzuë me vuë kumont ner kompanjela ton e kur na kan myt meshtart ton.
Me dvertet njat vakt asnii Shqyptar i dreit nuk e dishron.
Ne kjoft qi at vakt nuk e dishrojm, pra na duet me gjith forzad e tona me pumië, qi kjo pun mos me na baë vaki.
Per ket pun Mirditsit e kena ap lirin ton republik. Per ket luftojm me pushk n'dorë kundra ycymetit tirans e kerkojm prej Evropet, qi me na njoft.
Delegazjoni i jon n'Zenevë ne konferenz Shocnis Popudhit ka mryt, qi ne Shqypnii mu cu komisjoni per mu pvet popudhi, se cka lypin.
Ne konferenz n' Zenevë ka ken deri tesh delegazjoni i Tirans, qi ka fol qi asht tan Shqypnia me Tirana, e dhe ka ap ma t'reshmet fjalt per kapitan Marka Gjonin ton. Të ardhunit delegazjonit Mirdits n'Zenevë ka met ycmi i Tirans i marum prej fjalve t'reshme, qi kan fol per Mirdit e per gjht kshtenim te Shypnis.
Kush i ka nimu ycymetit Tirans n'Zenevë? Taljant, qi jan anmiqt ton, kuja asht ascerija , qi ka bae kishen shtadh edhe na ka mar erzin grave e varzave tona.
E kush i ka nimu delegazjonit Mirdits? Serbija, e cila asht ne konferenz ne Paris t'pagjt i ka dal zot liris ton. Serbija asht miku i jon e don me ken kojmshi i mire.
Shypëtar!
Per pak dit ka me ardh komisija e Shocnis Popudhit.
Diftoni sbashkut:
Nuk e dona ycymetin e Turkijes t'Tirans!
Kshtenimi i Shqypnisë don derzaven e lirin e vet, jose dot luftojn deri ma t'mramin pik gjakut.
Shypëtar!
Tjemi t'sbashkum e mos u rreni fjalve t'reshme Tirans e Italis."

Ky dokument tregon fare kjart hidherimin e Marka Gjonit ndaj qeveris e cila e izoloj total këtë krahin dhe e cila akoma ishte si me frymen turke por edhe italjane.Kunder turqve e pushtusve të tjerë, Mirdita ka dhanë cdo here edhe gjakun e fundit, e më në fund, nga një minister si ishte Mehdi Frasheri izolohet total, digjet, vritet e shkrumbohet.
"Duhet theksue se “Lëvizja e Mirditës” ashtu si dhe ajo e Malësisë së Madhe, Dukagjinit e Pukës, u shtypën me dhunë e terror dhe me të njëjtin intensitet siç patën veprue ushtritë pushtuese osmane madje edhe shumë oficerë që i patne shërbye ushtrisë osmane, drejtuan këto aksione të turpshme. Tepër e çuditshme lufta kundër këtyne zonave, sa të vorfna në ekonomi, po aq të pasuna në bujari, besë, karakter dhe atdhedashuri!Këto veprime arbitrare kurrë nuk mund të shlyhen nga kujtesa e atyne që i mbajtën mbi supe dhe kjo aspak për hakmarrje por me qëllimin e mirë që kurrë të mos përsëriten.(Mark Bregu)
Ne vargun e trimave të Mirdites për liri dhe për mos gjunjzimin ndja pushtusit , mundem t´i numroj disa figura si më poshtë;
" Pal Dukagjini, i biri Kol Pal Dukagjini, nga Kola rrjedh Mark Kol Pal Dukagjini, nga Marku rrjedh Gjon Mark Kol Pali apo Gjomarku I (I pare), nga Gjon Marku I rrjedh Marka Gjoni I, nga Marka Gjoni I i pare rrjedh Gjon Marku II, nga Gjon Marku II rrjedh Llesh Gjoni I. Me pas trungu gjeneologjik i kesaji familje arberore ndahet ne tri pjes. Preng Lleshi, Lleshi i Zi dhe Dode Lleshi. Nga familja e pare e Preng Lleshit qe njeherit trashegon deren e Gjon Markut sepse ishte vellai i pare rrjedhin Dod Prenga, Nikoll Doda me vone Dod Doda dhe Bib Doda e nga Bib Doda rrjedh atdhetari Prenk Bib Doda. Me vrasjen e Prenk Bib Dodes i cili nuk len pasardhes drejtimin e udheheqjes se deres se Kapidanit te Mirdites e merr barku i Lleshit te Zi ku pason kjo renditje Mark(Mar) Lleshi, Ndue Lleshi, dhe Dod Lleshi,nga Mark(Mar) Lleshi do te rrjedh Gjon Mark(Mar) Lleshi,e nga Gjon Mark Lleshi do te rrjedhin Llesh Gjoni,Marka Gjoni, Ndue Gjoni,dhe Ded Gjoni,ndersa nga Llesh Gjoni do te rrjedh Dod Lleshi dhe Preng Lleshi, nga Marka Gjoni do te rrjedh Gjon Marka Gjoni,e nga Ndue Gjoni, Lleshi e Kola, nga Dod Lleshi Frrok Doda e Zef Doda, nga Prenk Lleshi Nikoll Prenga, Nga Lleshi e Kola Ndoi Gjoni e Kola, ndersa nga Gjon Marka Gjoni rrjedhin pes djem i pari kapidan dr Mark Gjon Marku, i vrare ne lufte kunder komunizmit i dyti kapidan Ndue Gjon Marku, i cili e udhehoqi per gjasht muaj luften antikomuniste ne Mirdite dhe per 45 vjet Bllokun Kombetare Independent dhe kapidan Llesh Gjon Marku i vrare ne lufte kunder komunizmit si dhe dy vellezerit me te vegjel Deda dhe Nikolla. Dhe kur shikon se te gjith keta kapidana te Mirdites preji Pal Dukagjinit e deri ne ditet e udheheqsit te luftes per Shqiperin Etnike, Kapidan Dr Mark Gjon Markut çdo brez u vra ne mbrojtje te atdheut ne luftera te ndryshme. Japim faktet e pahmohushme: Rreth vitit 1500 Gjon Marku I ka nxjerr autonomin e Mirdites, Mark Gjoni ne vitet 1600 ka perzen agjentet e Begollit prej Mirdite, Gjon Marku i dyte ka mbet ne lufte ne rreth te Peqinit ne vitin 1775, Llesh Gjoni I ka bashkue Fandin me Mirdit dhe esht vra preji turqeve, Prenk Lleshi ka vdek ne vitin 1815 preji plageve te marra ne lufte kunder Malit te Zi, Dod Prenka ka vdek ne Kotorre i helmuar nga turqit, Bib Doda ka vdekur ne Shkoder i Helmuar preji Turqeve, Prenk Bib Doda esht vra ne afersi te Lezhes nga te shiturit qe ishin ne sherbim te sllaveve, Lleshi i Zi ne vitin 1812 ka marre Dibren tue que Mirditen ne pes bajrak dhe ka bashkue bashk me Mirdite edhe kater bajrakt e Lezhes tue ba Mirditen ne 12 Bajraqe. Esht vrare preji sherbtoreve te Turqis. Ne lufte per mbrojtjen e dinjitetit kombetare kjo familje kapidanash ka dhen edhe Mark Lleshin, Ndue Lleshin e Dod Lleshin. Gjithashtu ne mbrojtje te nderit dhe dinjitetit kombetar nga kjo familje jan vrar edhe Llesh Gjoni e Ded Gjoni, Frrok Doda, Nikoll Prenga e deri tek udheheqesi i luftes per Shqiperin Etnike kapidan dr Mark Gjon Marku i cili u vra ne naten ne mes te 13 e 14 Qershorit 1946, dhe me von heroikisht do te bie ne vitin 1947 edhe vellai i tret i kapidan dr Mark Gjon Markut kapidan Llesh Gjon Marku.Nga ky pershkrim i shkurter gjeneologjik del se familja e Kapidanave te Mirdites preji Pal Dukagjinit e deri tek Kapidan dr Mark Gjon Marku per 500 vjet ishin ne sherbime te mbrojtjes se identitetit kombetare qe u rrezikue dhe erdhi deri ne prag te shkaterrimit nga pushtuesit e ndryshem aziatik e karpatian te perkrahur nga shqipfolsit e ndryshem qe ishin te mjer shpirterisht dhe te shitur poshtersisht." (Nue Oroshi-Kapidan Dr Mark Gjon Marku udheheqes i luftes për shqiperin etnike)
Pra , kesaj vatre trimerie i behet e padrejtë edhe ne anen morale, historike por edhe qeveritare.
Një revoltë kunder qeveris së Ahmet Zogut do të e bënin edhe shumë krahina tjera dhe shumë intelektualë të tjerë, sepse ky nuk ishte në asnjë menyrë i legjitimuarë që të shpallet mbret i Shqipersië, ngase nuk rrjedhë nga një familje mbreterore dhe se ky ishte ai që me ndihmen e Jugosllavis dhe të Pashiqit erdhi ne pushtet si mbret.Por do të e shqyrtoj edhe këtë pak më poshtë në vazhdim.
Të ndalemi edhe te kjo e dhenë:
"Ne mars 1922 u ngrit Dibra dhe i pari i saj Elez Isufi gati e mori Tiranen. Zogu ishte akoma minister i mbredshem. Katastrofa e madhe qe shume afer. Zogu mori vete komanden dhe njehere tregoj trimerine dhe vendosmerine me mbrojt qeverine legjtime. Ai i dha afat Elez Isufit deri ne oren 12, qe te dorzohej se ndryshe do te hapte zjarr. Konsulli Anglez nderhyri dhe Elez Isufi u lejua te largohej per ne Diber me te 500 luftetare te tij bile dhe me armatim." (Dinastia Zogu Adil Bicaku‏ Jeta dhe puna e tij per Shqiperine)
Edhe pse me heret Mehdi Frasheri kishte deklaruar se :
“Nga të gjitha besimet fetare, katolicizmi dhe bektashizmi kanë qenë dhe janë në të mirë të kombësisë” (Mehdi Frashëri, “Historia e Shqipërisë”, fq. 48). Ndërsa mendjendrituri tjetër, Mit’hat Frashëri ka thënë për shqiptarët mercenarë se, turqit kishin një proverb: “I thua shqiptarit të vete në skëterrë, ai pyet sa është rroga”.
Ky prapë se prape në postin e tij nuk është aq shqiptarë sa mundohej të e bente veten e tij .
Më tej Mehdi Frasheri e nxjerrë edhe veten në shesh kur deklaron se :
" Të gjitha të këqijat që Ahmet Zogu i ka ba Shqipnisë, ja fali. Mjafton lufta e tij që i bani klerit katolik dhe katolikëve në përgjithësi." (Ref. “Postë Restante” K.Tasi. Athenes, 1929).
E cka mundet më teper të thotë një lexues këtu , a thua do të e mbante Mehdi Frasherin s një figurë që kontriboj për qeshtjen shqiptare ?!
Për acarimin e mardhenjeve në mes të Marka Gjonit dhe Mehdi Frasherit, i madhi dom Ndoc Nikaj në “Kujtime të nji jetës së shkueme”, autori na sjell në kujtesë (me mjaft korrektësi) “Lëvizjen e Mirditës”, të cilën shumë pseudohistorianë me qellim e kanë quajtur “rebelim”! Shikoni si e trajton autori këtë “fragment” mjaft të trishtushëm të kësaj revolte mbarëpopullore të Mirditës:

“Vjeti 1920 kje nji vjet shumë i keq për Mirditën. Ajo për çdo vjetë gjindet në mungesë të bereqetit, por ky ishte viti ma i thatë për Mirditën. Përkundrazi në atë vit (1920), Serbija pati mjaft kollomoq e grunë e prandaj atje gjindej me çmim mjaft të lirë, por qeverija shqiptare e pati mbyllë kufinin me Serbie dhe hymjet e daljet baheshin vetëm me leje të veçanta. Marka Gjoni e krenët e Mirditës, që nji vit ma parë u ndodhën në kundërshtime të forta me Qeverinë e Tiranës, për shkakun e zgjedhjeve të bame për deputetët e Parlamentit. Qeverija sikur në vende të tjera pati çue për zgjedhjet edhe Mirdita pati ba zgjedhjet në vend, kurse qeverija e Shkodrës pa pritë me marrë emnat e të caktuemve për shkak të vonesës (tue marrë si justifikim) i pati zgjedhë ajo vetë deputetët për Mirditën. Marka Gjoni i dërguem edhe prej krenëve të Mirditës (dhe prej ankesave të vegjëlisë) erdhi në Shkodër e m’u lut me shkue me te dhe u nisëm për Tiranë. Shkuem bashkë në Ministrinë e Mrendëshme, që në atë kohë ishte Ministër Mehdi Frashëri. Këtu Marka Gjoni ia paraqiti mjerimin e popullit për mungesë buke (për arsyet që thamë ma nalt),s e kollomoqi ishte tepër shtrejtë e populli i Mirditës tepër i vorfën dhe nuk kishte si me e ble. Mehdi Frashërit (i cili e quente veten si kambë e naltë) sjellja e Marka Gjonit iu duk krenare dhe që në fillim e priti ftoftas duke iu përgjigjë se Qeverija nuk kishte të holla për ndihma e populli t’i bante derman vetes si gjithnji. Mirëpo, - i tha Marka Gjoni, kurse drithi asht aq lirë përtej kufinit pse nuk kujdeset Qeverija me hapë kufinin e me i lanë të lirë njerëzit me ble drithë në Serbije? N’ato fjalë Mehdi Frashëri u revoltue e mori poza krenarie. Nuk më kujtohet se çka i tha Marka Gjonit, porse fjalët u egërsuen në mes tyne aq sa Ministri i tha Marka Gjonit se Qeverija nuk do të ndigjonte pallavrat e tye, e se kishte për t’ja qitë faren! Në atë fjalë Marka Gjonit i këcej gjaku në krye e si idhnak që ishte e guximtar brofi në kambë me vrull e iu turr Ministrit për me e kapë në fyt. Unë i habitun për atë të papritun, i dola para Marka Gjonit që ma në fund mujta me e ndalue në skajin e tryezës. Mehdi Frashërit i cili në kambë kje zverdhë e ba si i vdekun. Marka Gjoni mbasi pati ndalue turrin, - mos të kjosha falë, - i bërtiti me të madhe, - eja ma qit faren se të pres kur të duesh. Ministri belbëzoi edhe disa fjalë nëpër dhambë e Marka Gjoni tuj turfullue doli prej derës së zyrës, u bashkue me mecat (djemtë që pati lanë në roje mbas derës së Ministrit) të armatosun si gjithë herë. Marka Gjoni u kthye në Shkodër e prej andej doli në Mirditë. Kaloi në Serbije e mori lejen për me ble kollomoq (misër) atje. U kthye në Orosh, mblodhi krenët e vogjëlinë e u diftoi hapat e bamë në dy anët për me i ndihmue popullit. Hapi rrugën për Serbi, të cilën Qeverija Shqiptare e pati ndalue dhe kështu mirditasit e shuen zinë e bukës. Me të marrë vesh Medi Frashëri për çeljen e rrugës së bame prej Marka Gjonit, çështjen e pati ba të madhe së tepërmi, ia parashtroi Qeverisë dhe Këshillit të Naltë tue paraqitë punën porsi nji kryengritje, ndërsa ajo nuk pati asnji qëllim tjetër veçse me ngi popullin me bukë. Për nji mëni personale, për nji shtytje fanatike që bluante në mend dhe në shpirt ministri e të tjerë aso kohe përballë Mirditës, porsi nji katolike krenare e papërkulme, Ministri i Mrendshëm pati guximin me e quejt marrjen e drithit në Serbi si nji kryengritje”.
Duhet cekur patjeter se Don Ndoc Nikaj është studjus,historian dhe shkrimtar dhe se njifet ndër të paret si autori i parë i romanit shqip dhe njifet për objektivitet dhe sinqeritet studimesh dhe kritikash.
Sipas Dom Ndoc Nikaj, katër muaj luftë bani Qeverija Shqiptare kundër Mirditës duke e djegë e “pjekë” me shtëpija e me bagëti. Ndërsa Gjon Marka Gjoni u detyrue të ikë në Jugosllavi.

Ndersa gazeta Hylli i Drites nder të tjera shkruan:
Lajme-Rrokull Shqipnise (Hylli i Drites"-korrik 1921 viti II,nr.III,f.137)

"Mirdite, kapidan Markagjoni, tuj qite per shkak se populli i Mirdites ishte tuj hjeke teper keq prej vjet,e mandej tuj pa edhe se prej kujdesit te Qeveris ishte lamun krejt pas dore jo veç populli i Mirdites po te gjitha malet e Gegnise,pushtuell disa shoke e bashke me Zef Ndocin e Spaçit e Tuc Doden e Fandit,shkoi ne Prizrend. Sa kthej prej asi vendi çoi e grishi me emen gadi te gjith krenet e dymbedhjete Bajrakve,ashtu edhe gjith ata qe per influence te veten mujshin me i vlejtun. Gjithsej nja 120 vete.Gati te gjithe i pergjigjen ketij te grishun pas Bajrahut te Veles e te Ranxes,e pase Bardhok Prenget bajraktarit te Thellkes i cili duket se nuk qe thirre aspak ne ate kuvend.Si u mblodhen krenet e ketyne bajrakvet,çili Markagjoni kuvendin tuj u ankue se si qeveria i kishte lene krejt mas dore,si shpin e tij ashtu edhe dymbedhjet bajraket te permendura e se me i dhane fund çdo ngaterreses tha se kishte gjete nje mike te forte qe skishte per ta leshue kurre,e se ky mik ishte Franca.Deftoi se populli i dymbedhjete bajrakeve do te qeverise mes kanunit si e kishin pase tash sa vjet nen kryesi te deres se Markagjonit,tha se do formohej nje komisjon i perbere prej dymbedhjete vetesh qi ka me ndeje gjith her n'Orosh e se do te shkruete zaptitet ne secilin bajrak e se kishte per ti pague ai vete.Qeveria e Tiranes sdo kishte shka me ba ne Mirdite as kta ne qeveri te Tiranes,e i lete rrugen çile gjithkuj qe dote me kalue neper Mirdite.Malsoret e Bregut te Mates,tha Markagjoni skan me mujte me u ule prej bjeshke pa pase lejen e tije.Prej ktyne fjaleve disa te mençem e kuptuen se programi i sundimit te tij perfshinte ma teper dymbedhjete bajraket do te kapej qysh prej Lume deri ne uej te Drinit e m'uej te Mates e deri ne breg te detit,porositi qetsin dhe ndalunin e punes se keqe jo vetem brenda kufinit te Mirdites por dhe nder vise te permenduna,masi u njomi doren me 10 deri ne 30 napolona i la disa me shkue,tuj nale disa me te cilet do fliste ma çiltas,ktyne thone se,masi i vuni perpara me be,u deftoi çiltas se si ishte lidhe me Serbi.Mas nje jave çoi letrat pergjith ane tuj i porosit me shkrue zaptiet,tuj caktue seicilit bajrak edhe numrin e tyne.Do ishin gjithsej 1000 vete me ka tre napolona ne muej.Vetem masi mrrini puna deri ketu i doli gjumi qeveris sa do qe ka qene e informueme edhe ma pare,e dau patjeter me çue nje ekspedite ushtarake ne ato zona per me nalue vazhdimin e programit te Markagjonit (...) "
Duke i lexuar shkrimet më lartë,fare mirë e kuptojmë se Marka Gjoni aq sa edhe Mirdita ishin të keqvlersuarë nga qeveria vetem për shkak të përkatesis fetare por prapëseprapë , Mirdita nuk u përkul në asnjë menyrë.
Po kush ishte Marka Gjoni??
"Kapidan Marka Gjoni ishte nip i Lleshit të Zi, qe pat emër të madh në Shqipëri e në Ballkan, kah gjysma e parë e shekullit XIX. Sipas zakonit që ruhet djalë pas djali, në derë te Gjomarkajvet, sa është gjallë prindi te bijëve u përket me u shtrue vullnesës atnore, dhe me ia ndjekë urdhërin si ushtar. Të dielën e Pashkëve me 1925 vdiq Kapidan Marka Gjoni, pas një jete plotë peripeti, përshkruar edhe nga Faik Konica, në të përkohshmën „Albania”. I zanun befas prej Turkoshakëve, ashtu si kusheriri Prenk Bib Doda, e si Hodo Beg Kopliku, u internue në Anadoll. Malli i atdheut e shporonte aq fort në atë mërgim saqë vendosi me u këthye, dalë ku të dalë. Pa ditur gjuhë, e pa mjete, iku e u përshkue nëpër Rusi, Poloni, Austri e arriti në Mirditë, ku autoritetet Otomane nuk guxuan qe ta trazojnë më. Me 1914 ra me Miriditas në Durrës, për të mbrojtur mbretin Wied. Ngjitas me kosovarët e Isa Boletinit, djemtë e Mirditës, ranë në luftime të rrebta kundër kryengritësve qe donin ta ndalojnë mëkëmbjen e një shteti shqiptar, të pavarun. Humbjet qenë të mëdha. " ( Nue Oroshi - Gjon Marka Gjoni Kapidan i Mirdites-shtyllë e flamurit kombëtar).
Se Marka Gjoni ishte një figurë kombtare , e deshmojnë edhe të dhenat më poshtë:
"Veprimtaria antiturke vijon dhe zgjerohet nga viti në vit. Në fillim të shekullit XX (viti 1903) tarafi i Gjomarkut si gjithnjë i ripërtërirë nën kryesinë e Kapidanit të Mirditës Marka Gjoni merret shumë me çështjen kombëtare, duke ngritur në këmbë ndërgjegjen atdhetare të mirditorëve. Falë respektit dhe autoritetit që gëzonte prijësi i parisë së Derës së Kapidanit Marka Gjoni Mirditës i
bashkangjiten edhe trimat e Pukës, të cilët përmes disa aksioneve antiturke në një mbledhje të përbashkët i dërgojnë një Memorandum Valiut të Shkodrës dhe Konsujve të Fuqive të Mëdha me rezidencë në
Shkodër, duke i kërkuar kthimin e Preng Bibë Dodës. Dhe Memorandumin e përpiluar nga Abati i Mirditës imzot Preng Doçi dhe për herë të parë e zbardhë në librin e vet Kapidani Ndue Gjon Marku, që në mbyllje ka këto fjalë: "Sulltani nuk do të njifet kurr Prijsi ynë; flamuri i hanës nuk do të valvitet ma në malet tona, na duem të jemi të lirë, duem qi kombsija e jonë të njifet si kombsija e popujve tjerë. Tash e mbrapa Flamuri ynë do të jetë ai i Gjergj Kastriotit Skanderbegut, i cili ka fillue tue fluturue n'eren e Liris." Është e rëndësishme të dihet nga historiografia shqiptare dje dhe sot, se përveç 6 Prillit 1911, ku trimat e Dedë Gjo' Lulit përmes një luftë të lavdishme ngritën Flamurin e Gjergj Kastriotit dhe më 28 nëntor 1912 Ismail Bej Qemali në Vlorë ngriti Flamurin kuq e zi, edhe më përpara datave të sipërcituar në Mirditë dhe më saktë në katundin Vinjollë, prej patriotit Ndue Gjoni që është vëllai i Kapidanit Marka Gjonit, më 25 prill 1902 është ngritur Flamuri i Shqipërisë në Ditën e Shën Markut. " Burimi : (Ndue Gjon Marku “Mirdita, Dera e Gjomarkut, Kanuni”, botuar në New York në vitin 2002)
Më pastaj:
"Edhe ardhja e xhonturqve nuk solli ndonjë ndryshim në strategjinë të ashtëquajtur liberale të turqve të rinj të cilët ishin më fanatik dhe konservator se etërit e tyre. Ata nuk morën asnjë hap për të qetësuar zemërimin e banorëve të Mirditës të udhëhequr nga Marka Gjoni, kërkonin lirimin pa asnjë kusht të prijësit të tyre Preng Bibë Dodës. Në situatën e re të krijuar dhe pasi filloi t'i çjerret maska xhonturqve të rinj që erdhën në pushtet, për të treguar se janë "liberalë" u detyruan të lirojnë Preng Bibë Dodën, i cili u prit në qytetin bregdetar të Shën Gjinit me një pritje shumë të madhe nga popullsia e Mirditës, Këthellës, Malësisë së Lezhës dhe Zadrimës." (Po Aty ...fq.39).

Edith Durham: Kjo eshte Mirdita
"Mirdita numeron rreth tri mije shtepi. Te gjithe jane katolike. Perbehet nga pese bajrake, prej te cileve Oroshi, Spaci dhe Kushneni jane nga i njejti gjak me Shala-Shoshin dhe nuk martohen as midis tyre, as me Shalen e Shoshin. Ata kane ardhur nga malet e Pashtrikut, prane Gjakoves, kur turqit e pushtuan vendin per here te pare. Leke Dukagjini,- thane ata, ka qene nje nga te paret e tyre dhe sundonte ne te gjithe malet ne kohen e Skenderbeut; Lura ishte pjese e tokave te tij. Skenderbeu sundonte me ne jug. Lekes ia zuri vendin i nipi, Pali i Bardhe dhe pikerisht nga shtepia e tij rrjedh fisi malazias Bjelopavliq (biri i Palit te Bardhe), ndonese tani ai eshte fis serbofon dhe ortodoks. Thoshin se Skenderbeu dhe Leka ishin te lidhur mes tyre, prandaj grate mirditore mbanin xhurdi te zeze ne shenje zie per Skenderbeun: ne te gjitha fiset e tjera xhurdia mbahet vetem nga burrat. Por nuk ekziston ndonje gjenealogji autentike, as une nuk arrita te hartoja nga gojedhana nje gjenealogji te pranueshme...
Te zotet e shtepise u habiten me taksat qe paguajme ne ne Angli dhe shprehen mendimin se kjo fliste per nje qeverisje shume te keqe. Marr guximin te them se, ata kane te drejte. Por ata e pranuan se ne Mirdite vetem per gjak paguhej nje takse shume e madhe.
Mirditasit nuk e rruajne aspak koken, sic bejne mjaft fise te tjera. Ne shume raste ne te vertete ata rruajne vetem nje rrip te ngushte ne temthat. Meqe, dy nga pese bajraqet jane me gjak te ndryshem, nuk eshte per t'u cuditur qe tipi eshte mjaft i ndryshem. Ndeshen shpesh si burra shtatgjate me sy boje hiri, ashtu edhe burra te shkurter, zeshkane, bashke ne raste kalimtare te ndermjetme.
Udhetaret, qe i pershkuajne gjithe mirditoret si "zeshkane" ose "flokeverdhe", kane vizituar vetem nje pjese. Me sa di une, asnje mirditor nuk ben tatuazh."(Shqiperia e Eperme" e Edith Durham)

Thonë një fjalë e popllit :- Dhija i pau deles bishtin perpjet dhe e perqeshi,ndersa të vetin e mbanë cdo here përpjetë.
E njejta ka të bejë edhe me Markagjonin , Haxhi Qamilin, Ali Pashë Tepelenen dhe me Ahmet Zogun,ku ky i fundit,Ahmet Zogu hipi në front permes perkrahjes së Nikolla Pashiqit (Nikolla Pashic), Kryeminister serb, i permbahej motos: "Jemi per nje Shqiperi te pavarur, por te dobet dhe me grindje te perhershme brendaperbrenda").
Por Zogu ,për të e la mekatin e vetë , ky do të filloj një luftë për "mbajtjen e shtetit" dhe ndertimin e shtetit Shqiptar i kurorzuarë si mbret i shqiptarve.Kah vjen ky trashegues i frontit mbretrorë, kush është ky të behet mbret, apo ndoshta se din as vetë gjenezen e prejardhjes, krejt shkak i shkrimjes ne fen islame.Por, të ndalemi në të dhenat historike përsa i perket marrveshjes mes Pashiqit dhe Zogut.
Marrëveshja e Pashiqit me Zogun në Beograd:
"Duke qenë në pozitë inferiore, Ahmet Zogu gjatë qëndrimit në Beograd, lidh një marrëveshje me Nikolla Pashiqin. Të gjitha pikat e kësaj marrëveshjeje, të lidhur në gusht të vitit 1924, ishin poshtëruese, fyese dhe diskredituese për kombin dhe shtetin shqiptar. Në pikën e parë të marrëveshjes thuhet: Shqipëria angazhohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal. Kryetari i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do ta njohë dinastinë e Karagjorgjeviqëve. Në radhët e xhandarmërisë së Shqipërisë të ketë edhe një xhandarmëri serbe, ku do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë e të tjerë. Qeveria jugosllave do ta mbante atë xhandarmëri me armë dhe mjete financiare. Ahmet Zogu ndër të tjera obligohet që të mos interesohej për elementin shqiptar jashtë kufijve të vetë. (Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, interpretuar nga libri i Faton Mehmetajt Veprimtaria kriminale e "Dorës së Zezë" serbe në trojet shqiptare, Prishtinë, 2004,f.207)
me qëllim të intervenimit ushtarak në Shqipëri, Ahmet Zogu bisedon me gjeneralin Terziq, i cili ishte komandant i Zonës së tretë Ushtarake në Shkup. Merecenarët kryesorë në këtë shtab ishin: Ceno beg Kryeziu, Gjilardi, Muharrem Bajraktari, Abdurrahim Krosi, Llesh Topallaj e të tjerë. Ata u shpërndanë për të rekrutuar mercenarë me nga 4 napolona flori në muaj. Mercenarët vinin nga Gjakova, Prizreni, Peja, Dibra etj
Asokohe Bajram Curri informohej nga Gjakova se, Ceno Crnogllaviqi, ka sjellë 1 milionë e gjysmë dinarë, i cili ka fillue t ua shpërndajë mercenarëve. Përvec kësaj ushtria jugosllave ka pru edhe armë e municion, të cilat do t u shpërndahen njerëzve që po regjistrohen.
Më 4 dhjetor Ceno begu ishte nisur në Gjakovë, me një shumë të konsiderueshme të hollash. Ai, me shumë sukses po organizonte mercenarë. Më 8 dhjetor 1924 Prefektura e Kosovës në Shqipëri njoftonte se forcat mercenare do të mësyjnë. Topat janë me ngjyrë të bardhë dhe janë nën komandën e Gjon Fushës. Edhe Alush aga do të mësyjë nga Topojani, Muherrem Neziri nga ana e Morinës përmbi Kukës dhe i vëllai i Ceno begut do të mësyjë nga Zogaj dhe nga Qafa e Prushit... Bahri Begolli ka shkrue 500 veta ( mercenarë). Të gjitha këto fuçina janë nën komandën e Ceno begut. Topxhinjtë janë ushtarë të serbit ( cituar sipas librit Veprimtaria kriminale-shkruar nga Faton Mehmetaj).
Për shkak të meritave të tij në likuidimin e kundërshtarëve politikë dhe në vrasjen e Bajram Currit, në dimrin e vitit 1925, Ceno begu gradohet kolonel dhe emërohet komandant i Garnizonit ushtarak në Shkodër. Ndërkohë, Ahmet Zogu e emëron ministër të Punëve të Brendshme.
Por , si thamë më heret, Marka Gjoni nuk kishte nënshkruar asnjë marrveshje me askend si e kishte bërë Ahmet Zogu.
Këtu më poshtë lexojmë atë marrveshje në mes të Zogut dhe Jugosllavisë:
Marrëveshja për vasalitetin e plotë të Shqipërisë e nënshkruar nga Pashiqi dhe Zogu në gusht të vitit 1924 dhe e publikuar shumë vonë.

Kjo marrëveshja theksonte:

"1. Shqipëria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njoh dinastinë Karagjorgjeviq.
3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.
6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.
7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerët jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.
8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve. 9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.
10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.
11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe të bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.
12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.
13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.
14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t'i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.
16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve".) ( Shyqri Hysi: Marrëveshja Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 )

Nën urdherin e Zogut , pasi kishte kryer me sukses detyrat kundër kombit, Ceno beg Kryeziu, njoftonte Aleksander Karagjorgjeviqin dhe Nikolla Pashiqin, se kishte likuiduar Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Zija Dibrën e të tjerë.
A po e shihni, e mbajta premtimin, i mbyta vetë Gurakuqin, Bajram Currin, Zija Dibrën,( radi nasheg i vasheg mira) =(për paqen tonë dhe Tuajën)
( Ora e Shypnisë, cituar sipas F. Mehmetaj).
(Ngaqe Xhelal Zogu ishte nje njeri i paafte dhe pijanec, e ema e Ahmet Zogut, e deboi Xhelalin nga trashegimija familjare e Zogolleve.: shiko: B. Fischer, cit., Fq. 15)
Esat Pashe Toptani i graduar prej osmaneve gjeneral, kontributi me i madh iu shiti Shkodren malazezve .Nip dhe daje me Ahmet Zogun .
Ahmet Zogu pretendonte dhe pinjollet e tije edhe sot e kesaj dite pretendojne se jane trashigimtare te familjes se madhe te Lek Dukagjinit cka në asnjë mënyrë nuk eshte aspak e vertete .
Por të ndalem pak te Haxhi Qamili.
Duke u munduarë të e marrin si "shembullë " sidomos vitin 1914 , ata të cilet shkruajnë rrethë kesaj ngjarje , harrojnë të shkruajnë edhe për të bemet e Haxhi Qamilit i cili me cdo forcë e ngreh flamurin e Turkut dhe ul atë të Shqiptarve dhe për shkak të përkatesis fetare, Haxhi Qamilit i nderttohen edhe buste duke u munduarë që të e fshehin të bemet e tij sidomos ne zonat e banuara me të krishterë.
Se ky ishte një i sëmurë psiqik dhe një torollak , lexojmë të dhenat më poshtë:
"Haxhi Qamili kishte vuajtur që në fëmijëri nga sëmundje mendore. Duke mos pasur mundësi financiare, i jati e kishte dërguar për ta mbajtur dhe për ta kuruar te bejlerët e Tiranës, madje, te një ndër më të njohurit prej tyre, Murat Toptani. Skulptor, piktor, poet, një ndër patriotët më të flaktë, i martuar me vajzën e Naim Frashërit, ky i fundit kishte pranuar ta mbante pranë familjes së tij dhe të të vëllait. Fatkeqësisht qëndrimi nuk qe i suksesshëm: Haxhi Qamili u largua nga familja bujare një vit më pas, e para, sepse sa herë gjente sapun e hante, duke i shkaktuar vetes probleme dhe e dyta, sepse një ditë i hëngri veshin një shërbëtori tjetër! Djali u rikthye te prindërit dhe filloi të merrej me kultivimin dhe shitjen në pazarin e Tiranës të prasëve dhe të lakrave. Kjo punë vazhdoi deri në vitin 1912, kur ai ju bashkua trupave besnike vullnetare të Esat Pashës, të quajtura batalioni “Erzeni” që shkuan për të ndihmuar Hasan Riza Pashën në mbrojtjen e Shkodrës.
Ai ishte një “trim” i Esat Pashës dhe zbatonte me verbëri urdhërat e tij dhe të Xhaf Balit. Në fakt, pavarësisht kësaj, ai do të kishte vdekur një njeri i panjohur, ndoshta do të kishte arritur edhe ditët e komunizmit, nëse zhvillime të rëndësishme politike nuk do të zaptonin krahinën e tij. Esat Pasha kërkonte të zgjidhej Mbret i Shqipërisë dhe minimi që ai i bëri Princ Vidit ishte evident. Minimi filloi duke shfrytëzuar ndjenjat fetare dhe mbi të gjitha dashurinë për Turqinë që ekzistonte e fortë në disa zona të Shqipërisë së Mesme. Ideja që në vend të Princ Vidit të vinte në krye të fronit shqiptar një Princ Mysliman u bë dominante. Ideja
Ahmet Zogu dhe Ceno Beg Kryeziu
Ahmet Zogu dhe Ceno Beg Kryeziu
e ideuar dhe e manipuluar nga Esat Pasha u bë problematike. Për t’i bindur fshatarët e varfër dhe fantikë të zonës, shumë prej të cilëve as e konceptonin Shqipërinë e pavarur, Esat Pasha veshi si djalin e Sulltan Hamitit një kushëririn e tij nga Elbasani, Dervish Biçakun dhe e shëtiti në gjithë fshatrat e zonës. Truku ishte i vlefshëm për t’ju treguar atyre që Turqia nuk i kishte harruar dhe se ata duhej të përpiqeshin për të. Në këtë valë fanatizmi e regresi, Haxhi Qamili ra në sy në betejën e Prezës. Ideja e tij se pushka e kaurrit nuk merr nishan mirë dhe plumbi shkon shtremët, bëri bujë në atë kohë. Me këtë teori dhe me një guxim që e ka çdo njeri që nuk mbush mirë nga trutë e kokës, Haxhi Qamili filloi të ngrejë mitin e tij."
Burimi :(Blendi Fevziu Gazeta Tema 28 Qershor 2006 Letër e hapur Profesor Rexhep Qoses!)
Historia mundohet të e rendit në shkallen e mbrojtjes së atdheut , cka në fakt, në bazene shkrimeve dhe të dhenave këta lartëcekuri nuk din se cka është atdheu por vetem cka është islami.Haxhi Qamili njihet me shprehjen e famshme te tij"Ta heqim nga flamuri sorren e zhgabes dhe te vendosim yllin dhe henen e babes" .Por , si tha edhe e bani , dhe me të vertet, flamuri shqiptar u ul poshtë dhe u ngrit ai me Yll e hanë, u ngrit flamuri që shumë musliman e banin me shekuj për hatrin e Sulltanit.Duke u mbeshtetur në fakte më poshtë , Haxhi Qamili nuk njifej si një figurë e aftë psiqike por vetem si një njeri me të meta dhe me një bindje islame dhe antikrishtere.
Me ketë rast , nen ligjin e Sheriatit të futun nga Haxhi Qamili jetuan disa krahina të Shqipris, por assesi ajo krahinë e Mirdites e as e Dugagjinit , sepse krahina e Mirdites ishte dhe është krahin e mbrojtjes se kultures , gjuhes, arsimit dhe kombit shqiptar të paster dhe të cmuarë.Shkrimet kunder kapidan Marka Gjonit se gjoja qenka munduarë të krijon një krahinë të ashtuquajturë "Republika e Miridtes " nen hijen e Jugosllavis nuk janë të bazuara në asnjë fakt dhe hudhen poshtë, por edhe sikur të ishin (cka nuk janë),atehere nuk do të ishte aspak cudi,sepse gjithsekush do te ruante dinjitetin dhe identitedin e vet , te pakten ata qe nuk e kishin te humbur apo demtuar nder shekuj. Si e shkrova më lartë, nen ligjin e Sheriatit nuk jetonin ata që i kan ba rezistenc shekullore sundimit osman ,e tash të perulen me një Haxhi Qamil.Nuk jetuan as disa zona të tjera të cilat edhe moren pushken ne luftë kunder Haxhi Qamilit.Ky ishte ai që u rrebelua e jo Marka Gjoni.
Nese se kapidani Marka Gjoni mundiohej të krijonte një Republik ,atehere kapidan Gjon Markagjoni nuk ngre ne Mirditë asnjë flamur të ndoj sundusi tjeter perpos atij shqiptar me dy krena , jo ai që u ngrit ne Vlorë por ai që quhej Flamuri i Mirdites që u ngrit edhe ne Deqiq nga Ded Gjo Luli.Duke u munduarë të i njollosin nderin dhe besen e Mirdites,
Mos te harroj edhe nje fakt tjeter me rastin e shpalljes se pavaresise me 1912 nje klerik musliman kembengul qe ne flamurin shqiptar te shkruhej arabisht se "ne jemi komb islam"!!!! .
Kryetari i Bashkisë, myftiu dhe kryetari i komisionit për mbrojtje kombëtare të Gjirokastrës përfaqësuesit e saj që kishin shkuar në Vlorë i autorizonte që ‘të mbronin të drejtat e të Fortës Mbretnië Ottomane e Atdheut tonë të përbashkët.’ Ndërsa në një telegram që Vlora i dërgonte Gjirokastrës, Tepelenës, Delvinës dhe Pogonit në datë 20 dhjetor 1912 shkruan që Qeveria e Përkohshme e Vlonës u shpall nga nevoja. Por "lidhjet tona me të Naltin Hilafet të Islamismës do të jenë të patundme deri në Ditën e Kiametitm ashtu edhe për vazhdimin e vllaznimit me të Naltën Mbretënië Ottomane nuk do të pushojmë së përpjekuni me sinqeritet edhe Ottomanët sa të jetë jeta do të jenë vllaznit tonë."

Edhe sot ka të tillë që u mungon "qaj " i "babes mret " bashkë me " Selam e Alekum e Merrhaba"
As sot disa shqiptarë të mjerë nuk e din se cka do të thotë kjo!!

Hiri i Bekim Fehmiut hidhet në Lumbardhë.


Hiri i aktorit të madh shqiptaroserb Bekim Fehmiu, është hedhur në Lumbardh të Prizrenit. Kërkesa e fundit e aktorit të ndjerë është realizuar në prani të familjes së ngushtë, sipas KTV.

Bekim Fehmiu, 74 vjeçar, ka bërë vetëvrasje të martën e kaluar. Aktori shqiptar kishe arritur famë botërore me disa filma, mes tyre “Odiseja” dhe "Mbledhësit e puplave".

Gjatë viteve '80, ai tërhiqet nga aktrimi në shenjë të protestës kundër propagandës antishqiptare.

Sunday, June 20, 2010

Zhgënjen sërish kampionia.


Italia nuk ka arritur të mposhtë Zelandën e Re në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit F, duke arritur të rrëmbejë vetëm një pikë, e që i ka vështirësuar punët për kualifikim të mëtutjeshëm.

Në minutat e para të takimit (7’), Shane Smeltz befasoi kampionin e botës duke kaluar në epërsi Zelandën e Re.

Pas golit të pësuar, Italia shtoi presionin dhe arriti të sigurojë një penallti kur Tommy Smith ndërhyri në De Rossin, ndërsa i pagabueshëm nga njëmbëdhjetëmetërshi ishte Vincenzo Iaquinta (29’).

Në minutat në vazhdim, Azzurrët krijuan presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit të tyre duke krijuar raste, mirëpo e kishin të vështirë të arrinin deri te goli i avantazhit, kështu që takimi përfundoi me rezultat 1-1.

Pas këtij barazimi, Italia ka dy pikë, po aq sa Zelanda e Re, që kualifikimin do ta kërkojnë në xhiron e fundit, ndërsa fitorja është kusht i domosdoshëm. Në xhiron e tretë të fazës grupore, Italia përballet me Sllovakinë, ndërsa Zelanda e Re luan kundër Paraguait.

Saturday, June 19, 2010

Papagalli patriot , bën tifo për Ronney.


Papagalli pesëmbëdhjetëmuajsh Benji është patrioti më i madh në mesin e papagajve anglezë.

Sulmuesin e kombëtares së tij e stimulon me fjalët “Come on Rooney” (Përpara Rooney).

Pronarët e papagallit Stephen dhe Ruth Borrill thonë se Benji është llafazan i madh dhe më së shumti fraza ka mësuar nga Ruth 47 vjeçare

http://www.youtube.com/watch?v=MiwqQRjxlKQ

Fitore me breke neper kembe e Holandes .



Kombëtarja holandeze ka shënuar fitore minimale ndaj asaj japoneze me golin e vetëm të shënuar nga Wesley Sneijder.

Edhe pse gëzuan një posedim më të lartë të topit, holandezët nuk arritën të kërcënojnë shpesh portën e kombëtares së Japonisë.

Pas një pjese të parë pa gola, kombëtarja e portokalltë arriti të kalojë në epërsi tetë minuta në pjesë të dytë. Pas një dështimi nga afërsia të Robin van Persie, ky i fundit arriti të dërgojë topin te Wesley Sneijder, goditja e fuqishme e të cilit nuk arriti të ndalohet nga portieri japonez Eiji Kawashima.

Derisa holandezët patën rast ta dyfishojnë epërsinë me anë të zëvendësuesit Ibrahim Afellay në minutat e fundit të ndeshjes, japonezët për pak sa nuk bënë befasinë në minutën e fundit, kur goditja e Shinji Okazaki përfundoi mbi portën e Maarten Stekelenburg.

Me këtë fitore Holanda mbledh gjashtë pikë për të shkelur me një këmbë në rundin e ardhshëm të Kupës së Botës
Duhet theksuar se loja e Holandes ishte per faqe te zeze , nje ekip i tille nuk mund te pretendoje per kampion theksojne agjensite e ndryshme te lajme duke ju referuar prestigjiozes BBC.

PREJARDHJA E EMRIT SIPAS AUTORËVE TË NDRYSHËM DHE LEGJENDËS




MIRDITA

PREJARDHJA E EMRIT SIPAS AUTORËVE TË NDRYSHËM DHE LEGJENDËS


1. Emri sipas autorëve të ndryshëm.


Mirditë nuk i përket kohës së lashtë (Ilire)1.

Për herë të parë (ndoshta) si mbiemër ndeshet në Kadastrën Venedikase të Shkodrës në fillim të shekullit XV.

“Në Katundin Menshabardh të krahut të nënshkodrës banonin në vitet 1416-1417 Gjon dhe Pjetër Mirdita2.

Ata ishin të ardhur nga viset midis lumenjëve Fan dhe Mat” 3.

Në vitin 1467 në Dibrën e poshtme në katundin Sihadoll, banonte Ndre Mirdita, ndërsa në katundin Shipshan Gjon Mirdita4.

Si emër katundi, vendi e krahine, Mirdita gjendet në regjistrat Osman të Sangjakut të Dukagjinit të viteve 1533-1536, 1571 dhe 1591. Më 1533-1536 Mirdita si Katund (krahine) kishte 9 Katunde dhe 161 shtëpi. Për vitin 1571 regjistri s’përmban të dhëna, sepse mirditasit nuk kanë pranuar të regjistrohen. Në vitin 1591 Mirdita përmendet si katund me 46 shtëpi si krahinë me 9 katunde me 168 shtëpi5.

Në kokumentat paraosmane Mirdita quhet herë Ndërfana herë Dukagjini.

Ndryshimi i emrit të krahinës nga Dukagjin në Mirditë është bërë gradualisht. Por kjo njësi ekzistonte pavarsisht nga emri. Fakti që në Kishën e Shën Llëzhdrit (Shëngjinit), apo Shën Aleksandrit sipas Shuflajt në Shkallën e Shenjtë, në bjeshkët e Oroshit kishte varreza ku varroseshin të vdekurit nga gjithë zona përreth e deri në Kresht e Shkodër e tregon një gjë të tillë.

Edhe shtrirja e pronave të Abacisë së Shllezhderit nga afër qytetit të Burrelit të sotëm e deri në Shkodër (mullinj, toka, vakufe etj), e tregon ekzistencën e krahinës në fjalë Mirditë, Dukagjin apo Ndërfanë qoftë.

Në Kuvendin e Dukagjinit të vitit 1602 të mbajtur tek kisha e Shënllezhdrit në Shkallën e Shenjtit të Oroshit të parët nënshkruan vendasit, krerë të njohur Mirditas, atëherë dukagjinas si: Gjin Gjergji, Gjon Qefalia, Gegë Zajsi etj.

Më 1610 M Bici “shkruan një letër për Dukagjinasit e Kthellës” d.m.th. edhe kthellasit (nga Rrësheni deri afër Burrelit të sotëm) ashtu si Mirdita quhej Dukagjin, përmend Fanin si krahinë krahas Mirditës.

Nuk është e rastit që në Kosovë dhe Kukës mirditasit i quajnë Fanë, madje dhe vetë mirditasit, Kthellasit dhe në përgjithësi katolikët e tjerë të ngulitur atje.

Në anë të Tiranës dhe Shijakut, të Fushkrujës, ka raste që çdo mirditas e quajnë Kthellas.

Në Kuvendin e Kuçit, 14 Korrik të 1614-tës ndër krerët e beslidhjes nënshkruan edhe Gjergj Bardhi prej Mirdite8.

Më 1621, P Budi e shënon Mirditën si një nga trevat e popujve të Dukagjinit9.

Më 1629 përmenden “popuj të quajtur mirditas, shqiptarë, por armiq të turqve”10.

Më 1637 M Skura shkruante: “Mbërrita në Mirditë, dhe po i lëshoj katundin e Mirditës së Epërme atë të Zajsit përfshitas” 11.

Ndërsa K. Jeriçek thotë: “Më 1426 shënohej vetëm Kisha e Shënllezhdrit mbi mal16, në vitin 1638 i shtohet “Mbi malin e mirditasve”17.

Më 1641 po sipas Shuflajt dalloheshin rreth kështjellës së Lezhës, rrjedhën e poshtme të lumit Mat dhe rreth Kurbinit “Shqiptarë të maleve, mirditasit, bulgjrakët e selitasit, të cilët turqit i quajnë kryengritës e tradhtarë” 13.

Në këtë zonë, pra në Mirditë “… këtu përmendet për herë të parë titulli prinq-pringji (Prenk, Princeps), të cilin e mbajnë edhe sot e kësaj dite krerët e malsive Katolike të Mirditës që janë vazhdimisht nën ndikimin e fortë të abatëve benediktine të shën Lleshit (santus Alexander de Monte) në Malin e Shenjtë. Ky manastir u shndërrua në kohën e turkut në kështjellë nën të cilën u zhvillua lokaliteti me emrin Orosh”14.

Në një njoftim të vitit 1648 thuhet: “Meqenëse filluan ndjekjet, ai iku në Dibër, pra midis mirditasve” 15.

Më 1649, F Bolica kumtonte: “Misioni i Mirditës përfshin vetë Mirditën, Fanin e Vogël, Kthellën, Selitën, Macukullin e Prellin Lurën Vlashajn e Qidhnën, Bazin e Rrënzën, të gjitha ndër male ku ka shumë popuj më tepër të rreptë se të egër” 16.

Më 1650 B Orsini shkruante: “Po mbahem në mëshirë të klerikëve të Mirditës”17.

Më 1666 P Bogdani përmend: “Popujt e maleve të Mirditës, Kurbinit dhe të Arrnit” 18.

“Nisa nga Blinishti dhe mbërrita në Mirditë e cila kishte kishën e Shënkollit (Fanë). Mirdita (bërthama) si famulli ka katundet Orosh, lagje, Mashterkore dhe Tumerisht. Në mal është Abacia” 19.

Në hartën e P Koronelit, të botuar në 1688 dhe në atë të G. Kantelit të botuar në 1689 shënohen: “Popujt e Mirditasve”.

Ndërsa Ipeni vinte në dukje; “Mirdita nuk është emër fisi por hapsirë vendi hinderlandi, Landehafti, territori” 20.

Sipas të dhënave por dhe gojëdhënave embrioni Mirditë si territor është emër fshati Grykë-Orosh dhe zbret deri afër Repsit. Pastaj më vonë ky katund emrin e tij do ta humbiste sepse ky emër do të përfshinte territore e banorë (popuj) nga Drini e deri në Mat, nga Arrni (Kukës) e deri Kurbin, nga Qidhna (Dibra e poshtme) e deri në Shëngjin (bregdet) (Autori).


2. MIRDITA SIPAS LEGJENDËS



Njëherë e një kohë thonë Duka që zotëronte hapsira nga Lura e deri në Shkodër e kishte emrin Gjin. Duka Gjin pati tre pinjolle, (3 trashigimtarë, meshkuj). Kishte edhe vajza. Të gjithë jetonin në një familje të madhe derisa u bënë me nipër e mbesa, ndoshta dhe me stërnipër. Erdhi një kohë kur familja e madhe e Dukës Gjin do të ndahej. Thuhet se Duka Gjin, pra i ati i tre djemve kishte vdekur.

Në bazë të së drejtës zakonore tre vëllezërit do të ndanin gjithçka kishte familja e madhe në tre pjesë dhe kështu do të formoheshin tre familjet e Dukagjinit. Gjithnjë sipas “Zakonit”, djali i madh (i parë) ndan, ndërsa duke filluar nga më i vogli e në vazhdim zgjëdhin pjesët e ndara (në rastin tonë hysja (pjesa) do të ndahej tresh). Përgjegjsia ishte e madhe.

E kështu i pari djalë i Dukagjinit e ndan pasurinë në:

1. Një pjesë për një familje do të ishte pleqsia (e drejta për të dhënë drejtësi në gjithë territorin e Dukagjinit dhe më tej), bashkë me të dhe kali i shalës.

2. Pjesë tjetër do të ishte mulliri i blojës, shosha dhe artizanati shtëpiak etj.

3. Pjesa e tretë sipas vëllait të madh do të ishte toka bujqësore dhe kullotat etj.

Pasi u bënë të qarta ndarja e pasurive e ofiçeve në tre pjesë, i vogli thonë zgjodhi tokën.

Kur ky vëlla (i vogli) zgjodhi tokën vëllai i madh dhe vëllai i dytë njëzëri thanë “Mirë dite”.

I dyti i tha vëllait të madh mbaje shalën e kalit (pra të drejtën për të pleqëruar e fituar nga kjo), kurse mullirin, shoshën dhe artizanatin familiar e mbajti i dyti.

E kështu sipas kësaj legjende zona e Dukës Gjin, pra e Dukagjinit ishte e banuar nga tre familje të mëdha: MIRDITË, SHOSH dhe SHALË (vëllai i parë).

Si për ta vërtetuar këtë legjendë ka gojëdhëna që bëjnë fjalë se deri para 70-100 vjetësh këto familje nuk merrnin e jepnin vajzë (nuk bënin Krushqi) njëra me tjetrën.

Pra e thëne shkurt mirditasit nuk jepnin vajza dhe nuk merrnin në Shalë e Shosh. Kufiri natyror mes tyre (Mirditës e Dukagjinit) ka qenë lumi Drin.

KONTRIBUTI I MIRDITĖS NĖ KULTURĖN KOMBĖTARE SHQIPTARE


Mirdita,kjo trevė e lashtė ndoshta me emrin mė tė bukur nė botėn shqiptare,pėrfaqson nė hartėn kulturore tė Shqipėrisė njė areal karakteristik me njė pasuri tė rrallė traditash arkeologjike,etnografike,gjuhėsore,folklorike e kulturore. Ajo pėrfaqson njė zonė tipike tė kulturės qė E.Cabej e ka karakterizuar si unite dans la diversite –njėsi nė ndryshueshmėri,pra njėsia kombėtare e shfaqjeve tė kulturės materiale dhe shpirtėrore e ngjizur pėrmes njė pasurie dhe larmie tė rrallė tė formave tė jetės dhe tė kulturės sė banorėve tė saj.

Shpirti konservator ose mė saktė konservativ,i kėtyre banorėve ka bėrė tė ruhen nė shekuj traditat,gjuha,doket, vlerat e njė qytetėrimi qė vjen deri nė ditėt tona i dėshmuar pėrmes njė konservacioni dhe evolucioni shekullor,ē’ka pėrbėn historinė e zhvillimit shpirtėror tė kesaj treve,si pjesė e historisė sė kulturės kombėtare tė shqiptarėve.
Traditat e jetės pagane dhe tė qytetėrimit kristian,tė pasuruara me idetė e reja tė kulturės sė Rilindjes,qė nė poezinė kulte tė kėtij populli i nyjėtoi ndėr tė parėt njė bir i madh i Mirditės,njė poet i fillimeve tė Rilindjes,imzot Prend Doci,i japi Mirditės njė vend tė vecantė pėr kontributin e saj nė rrjedhat e kulturės kombėtare.

Gjurmėve tė kulturės sė hershme ilire dhe shqiptare,qė mund tė datohen tė dokumentuara qysh nė shek. VI-IV para erės sonė,vjen e u shtohet njė dėshmi monumentale e gdhendur as nė pergamen e as nė letėr por nė gur,mbishkrimi i Arbrit (shek. 12-13) zbuluar nė Gėziq,sė pari nga Ipeni dhe interpretuar nga prof. Dhimitėr Shuteriqi si njė dokument epigrafik mesjetar me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr historinė e tė parit formacion shtetėror arbėror,shtetit tė Arbėrit.

Por ky mbishkrim ka rėndėsi jo vetėm se mund tė hedhė dritė pėr epiqendrėn e atij shteti,por edhe pėr tė dėshmuar njėsinė e njė kulture me motivet e pėrafėrta tė dokumentuara nė mbeturinat e njė manastiri rrėzė Dajtit dhe manastirit te Shėn Joan Vladimirit pranė Elbasanit,ndėrtuar mė 1381 prej Karl Topisė,pra pėr pėrhapjen e njė motivi dekorativ nė mbishkrimet epigrafike tė kishave tona mesjetare. Po ti shtonim kėtij mbishkrimi, njė inventar tė pasur e tė larmishėm mbishkrimesh tė gjetura nė Mirditė njė inventar po aq tė pasur ndėrtimesh kulti e rrėnoja kėshtjellash,kuptohet se Mirdita pėrfaqson njė arenė ku janė zhvilluar proēese me rėndėsi pėr historinė politike,fetare, dhe kulturore tė shqiptarėve.

Kuvendet benediktine e mė pas franēeskane ishin vatra tė kulturės e tė qytetėrimit kristian,mjafton tė kujtojmė se Shuflai flet pėr faktin se nė kuvendet benediktine pėrgatiteshin klerikė pėr gjithė Shqipėrinė Veriore e Dalmacinė. Por ato dhe dyqind e ca kishat e Mirditės ishin dhe qendra e lulėzimit tė artit ndėrtimor dhe tė artit ikonogrfik kishėtar.
Afresket e Kishės sė Rubikut,siē e ka vėnė nė dukje fare mirė dhe studiuesi mirditor Ndue Dedaj,formojnė njė ansambėl me pikturat e kishės sė Vaut tė Dejės dhe tė manastirit tė Shėn Pandelimonit tė Shkupit,njė ansambėl veprash ikonografike tė stilit bizantin,ē’ka dėshmon se rrymat e mėdha tė artit kishėtar kishin gjetur njė truall tė natyrshėm,njė trevė nga mė tė hershmet tė pėrhapjes sė krishtėrimit. Ajo ē’ka sjell Mirdita nė kėtė rast nė kulturėn kombėtare janė vlerat e qytetėrimit kristian,dhe kultura e ruajtjes,kultura e konservimit tė atyre vlerave,dhe e konservimit tė besimit edhe nė kushtet kur nė bashkėsinė shqiptare ndodhi njė thyerje dhe ndryshim drastik me kėmbimin e feve.

Por Mirdita ėshtė jo vetėm vendi i kishave,por dhe vendi i shkollave, i njė rrjeti institucionesh arsimore nė ndonjė prej tė cilave kishte hyrė mėsimi i shqipes tė paktėn nga shekulli XVII(tė dhėna jo krejtėsisht tė konfirmuara flasin pėr kėtė fakt qė prej1637-1642)

Falė karakterit tė tyre konservator mirditasit e ruajtėn shqipen nė trajtėn e saj tė folur e mė pas tė shkruar,duke shpėtuar nga humbja forma e fjalė me rėndėsi pėr tė ndjekur historinė e zhvillimit tė saj. Nuk ėshtė e rastit qė prof. E.Cabej nė studimet e tij etimologjike u referohet shumė shpesh tė mbeturave arkaike nė tė folmet e Mirditės pėr tė identifikuar burimin dhe zhvillimin etimologjik tė shqipes.

Pasuria etnografike,larmia e kostumeve dhe e zejeve popullore,e dokeve dhe e manifestimeve tė shpirtit krijues tė mirditorit,e folklorit me fondin brilant tė lirikės dhe sidomos tė epikės,ushqyen zhvillimin e njė kulture popullore dhe reflekse,rrėketė e sė cilės u derdhėn nė rrjedhėn e gjėrė tė kulturės kombėtare,herė nė trajtėn e tyre gjenuine dhe herė nė trajtėn e tyre tė rafinuar pėrmes pėrpunimit mjeshtėror prej disa krijuesve tė mėdhenj qė Mirdita i mėkoi me traditat e saj.

Nuk ėshte aspak e rastit,qė dy vepra monumentale tė kulturės kombėtare tė shqiptarėve,”Lahuta e Malcis” e Gj.Fishtės dhe “Kanuni i Lekė Dukagjinit” i Shjefėn Gjeēovit zėnė fill nė Gomsiēe. Asnjė pjellė kulturore qė lind nė shtrat tė huaj nuk mund tė mbajė vulėn e identitetit kulturor e shpirtėror tė popullit tė vet;pikėrisht se kėto vepra u ngjizėn nė shtratin e tyre tė natyrshėm shprehin aq mirė shpirtin e polemit tė mjeshtėrve qė i krijuan.

Nė kėtė shtrat traditash tė pasura lindėn dhe disa nga njerėzit e medhenj tė Mirditės,aq tė shumtė sa zor ti pėrmendėsh edhe me emra,por do tė mjaftonin vetėm emrat e tre prej tyre:Prend Doēi,Ambroz Marlaskaj, dhe Dom Nikoll Gazulli,i pari Abati i Mirditės,poet dhe misionar kishėtar e atdhetar,i dyti atdhetar e polemist i flaktė,filozof dhe profesor i universiteteve tė dėgjuara europiane,i treti shkencėtar,filolog dhe folklorist qė iu ndėrpre nė mėnyrė tragjike jeta dhe puna mbi veprat “Fjalor i fjalėve tė rralla tė malėsive veriore” dhe “Fjalori toponomastik”
Nė kėtė trinitet padyshim meriton tė ndalohet te kontributi i P.Doēit nė proēeset e formimit tė kulturės kombėtare.

Prend Doēi i pėrket atij qarku kulturor e konfesional qė nė shekujt e mjegullt tė Mesjetės shqiptare me veprėn e Buzukut,tė Budit, Bogdanit e Bardhit kishte themeluar traditėn e shkrimit tė shqipes e tė letėrsisė shqipe,duke u bėrė bartės i vlerave kulturore e atdhetare tė shqiptarėve dhe i identitetit tė tyre si popull. Por ai vinte nė letrat shqipe pas njė heshtjeje prej treēerek shekulli nė lėmė tė botimeve tė letėrsisė katolike.

Duke ringjallur me veprėn e tij njė traditė gati tė harruar, ai do tė inicionte njė traditė tė re dhe bashkė me Zarishin,De Martinon e Bytyēin do tė pėruronin fillimet letrare tė qarkut katolik qė i dhanė jetė tė vėrtetė krijues si Mjeda,Shiroka,Fishta e ndonjė tjetėr. Kėto nė thelb ishin dhe fillimet e letėrsisė shqipe tė Rilindjes Kombėtare brenda truallit etnik tė shqiptarėve.

Me punėn e tij si atdhetar dhe si veprimtar politik e si klerik,me ndihmesėn e tij nė fushė tė gjuhės e tė njėsimit tė alfabetit,si dhe me krijimtarinė e tij nė lėmė tė publiēistikės e tė poezisė, P.Doēi do tė paralajmėronte ardhjen nė jetėn shqiptare tė njeriut tė Rilindjes.



P.Doēi hyri nė lėvizjen kombėtare si luftėtar dhe si poet i saj. Si poet na kanė mbetur prej tij dy poezi tė shkruara nė vitet ’70 tė shekullit XIX, ndoshta dhe njė e tretė e nėnshkruar nga “nji djalė prej Shqypniet” . Pak, fare pak por megjithatė tė mjaftueshme pėr ta quajtur P.Doēin poet. Tė mjaftueshme pėr disa arsye.
Ato vjersha shėnojnė shkėputjen e madhe nga poezia e vjetėr shqipe pėr nga fryma dhe nga format: nga njė poezi e kultivuar brenda stilit tė kėngėve tė pėrshpirtshme,ajo nis tė kultivojė vlera tė reja tė njė stili energjik tė njė gjuhe poetike tė lėvruar,tė pasur e tė gjallė.

Ajo nga ana tjetėr nis tė pėrtėrijė skemat e kapėrcyera ritmike dhe tė tingėllojė me njė ekspresivitet tė ri, me njė kadencė marciale e me njė larmi mė tė madhe rimash. Por ajo paralajmėron Rilindjen edhe nga njė aspekt tjetėr. Ajo vjen nė poezinė shqipe si shprehje e prirjes integruese dhe njėsuese tė gjuhės poetike tė letėrsisė sė Rilindjes. Nė poezinė e P.Doēit shqipja na vjen e pastėr, ajo merr frymė lirisht duke u shkėputur pėrfundimisht nga tradita poetike e mėparshme e lidhur pas modeleve poetike e gjuhėsore orientale. Prirjen integruese dhe njėsuese,qė shėnoi udhėn e gjerė tė zhvillimit tė kulturės sė Rilindjes,gjuha poetike e P.Doēit e shpreh edhe nė njė drejtim tjetėr.

Ai nuk hyn nė letėrsinė shqipe si poet i katundit tė vet,por si poet i kombit,dhe pikėrisht me kėtė vetėdije ndryshe nga ndonjė poet tjetėr para ose pas tij, ai nuk shkroi me njė gjuhė tė ngushtė dialektore, por me njė shqipe qė ta kuptonin dhe ta shijonin gjithė shqiptarėt. Kėto dy vjersha janė tė mjaftueshme pėr ta quajtur Prend Doēin jo vetėm poet,por poet tė fillimeve tė Rilindjes,pikėrisht sepse nė to u shprehėn ato motive qė do tė formonin mė vonė truallin e ideve mbi tė cilin lindi letėrsia kombėtare.

Kultura kombėtare e shqiptarėve ėshtė njė mozaik vlerash dhe njė fragment cilėsor i kėtij mozaiku tė madh ėshtė Mirdita me relievin e saj kulturor po aq tė thyer e tė pasur sa relievi i saj gjeografik, me substratin e saj tė thellė anash qė i jep njėsinė kėtij mozaiku krijues nė shekuj,me mundin e gjithė viseve dhe gjithė brezave tė krijuesve tė kėtij vendi.
Prof.Dr
Jorgo Bulo

Zeman: Italia nuk mund të luajë futboll


Një ndër trajnerët me të respektuar në qarqet e futbollit italian, Zdenek Zeman, ka vënë në pikëpyetje gjasat e Italisë në këtë Botëror.

“Është një ekip që nuk godet dhe kur nuk godisni atëherë është vështirë të fitohen ndeshjet. Kur prisni kornerë apo gjuajtje të lira, atëherë gjithçka bëhet më e vështirë”.

“Mendoj se ata duhet të punojnë shumë. Sa për ekipin, unë do t’i ftoja ata që janë në gjendje të luajnë”, tha Zeman duke iu referuar mos thirrjes së Balotellit dhe Cassanos

''GEORGE CLOONEY NË HAWAII: "UNË BURRË I DËSHPËRUAR DHE BABA I PAZOTI"


E takuam aktorin në Honolulu në sheshin e xhirimit të filmit "The Descendants" (Pasardhësit), i cili pritet të dalë për Krishtlindje në ekran dhe ka regjinë e Alexander Payne, me të cilin aktori u kandidua për Oscar

Honolulu -Koshi i basketbollit në parkingun e CompUSA, megatregtoren elektronike kthyer në studio filmi, është shenja e parë se George Clooney (Xhorxh Kluni) ndodhet këtu, diku rrotull. "E ka vënë për të luajtur gjatë intervaleve midis seancave të xhirimeve," thonë banorët vendës. "Unë e bëj atë që të zbres në peshë. Më është dashur të majmem për hir të këtij filmi, " thotë George Clooney, me këmishë Havai, pantallona të shkurtra ngjyrë bezhë dhe me një nga buzëqeshjet e tij magnetike, gjatë një pushimi të xhirimeve.

Aktori është në Honolulu ku janë duke përfunduar xhirimet e filmit Pasardhësit, pritur të dalë për Krishtlindje në ekran, drejtuar (bërë regjia) nga Alexander Payne (About Schmidt, Sideways), i cili ka përshtatur skenarin nga një roman i shkrimtares havaiane Kaui Hart Hemmings. Romani, thonë të gjithë, nuk është kushediçfarë; vetë Payne e kishte refuzuar disa herë përpara se ta bindte producenti Jim Burke që ta rishkruante. Pas pranimit të Clooney-t nuk e ka pasur të zorshme të gjente fonde (23 milionë dollarë, një buxhet modest në botën e prodhimeve të Hollywood-it) nga Fox Searchlight. "Kam lexuar skenarin e shkruar nga Payne, nuk e kam lexuar romanin dhe jam bindur menjëherë se ishte një histori e bukur," thotë Clooney për filmin e parë vërtet serioz, dramatik dhe për herë të parë me një personazh që qan në sheshin e xhirimit, me një personazh që vuan, dëshpërohet. "Këtë herë te Oskari askush nuk e ka mendjen," thonë tashmë aktorët.

Në Pasardhësit Clooney është Matt King, një njeri i zakonshëm që punon tokën, por që befas e gjen veten para një pike kthese dramatike në jetën e tij: gruaja e tij Elizabeth (Patricia Hastie), tejet e dashur, pëson një aksident dhe bie në një komë të pakthyeshme. Matt e gjen veten vetëm me dy vajza rebele dhe që pakëz e duan babain, gjashtëmbëdhjetëvjeçarja Aleksandra (Shailene Woodley) dhe dymbëdhjetëvjeçarja e sëmurë Scottie (Amara Miller), me tundimin e tmerrshëm a t'ia heqë spinën e të ushqyerit artificial gruas së tij, dhe përballë vendimit nëse do të shesë apo jo pronën tokësore të trashëguar nga familja.

"Ka skena absolutisht dërmuese - thotë Clooney - Vetëm dje kemi filmuar një në të cilën unë i them vajzën sime më të re se ne duhet të përhapim në det hirin e nënës së saj, ajo nuk e kupton çfarë është hiri, unë pyes veten nëse edhe sytë e nënës do të jenë bërë hi... Si t'ia shpjegosh një fëmije një gjë të tillë? Unë nuk kam asnjë fëmijë dhe, përveç në É.R., as në filma kurrë nuk kam pasur të bëj me fëmijët. Një karakter të tillë nuk e kisha luajtur më parë. Zbuloj ndjenja të reja edhe për mua. Unë jam një njeri i gëzuar, i qetë. Matt është ters, vuajtës, por filmi është një histori dashurie, ajo e një burri ndaj një gruaje, dhe e një babai për vajzat që praktikisht nuk i njeh."

Jashtë sheshit të xhirimit Clooney është lloji i artistit të gëzuar dhe bujar. Dhe llafazan, përveç kur i takon flasë për të dashurën e tij Elisabetta Canalis. Për ditëlindjen e tij (6 maj) Eli bëri një vizitë në sheshin e xhirimit. Ka shkuar me bikini, frymëzënëse, duke qenë se xhirimet ishin në një plazh, duke i lënë të gjithë me gojë hapur, ndonëse tek trupa realizuese duket që Eli nuk ka ngjallur shumë simpati: tepër e heshtur, tepër e pashoqërueshme, thonë ata. Ndërkohë Clooney nuk bën tjetër veç tregon anekdota dhe bën shaka ("Unë jam duke planifikuar një shaka për shokun tim Brad Pitt, në mënyrë që të mësojmë të qeshim për ftohtësinë time ndaj femrave") dhe vazhdon të bëjë lëvdata për Havain. "Le ta themi sinqerisht, më mirë të xhirojmë këtu se në Detroit! Ky vend është i bukur, njerëzit janë të mirë, ata janë të gjithë shumë të relaksuar dhe ende arrijnë të bëjnë gjithë ç'kanë për të bërë, me efikasitet dhe thjeshtësi. Sigurisht, bën përshtypje injoranca e rregullave të caktuara: njerëzit ngasin motorin pa kokore, grumbullohen në anën e pasme të kamionëve, ecin ngadalë kur nuk ka askënd në rrugë ... Unë mora me qira një motor për të shkuar përgjatë bregdetit. Mjafton të dalësh pak nga qyteti dhe gjendesh papritmas jashtë botës: shtëpitë e vogla që ju dërgojnë prapa në kohë. "

Dhe pastaj është kampionati i softbollit, i organizuar nga trupa e aktorëve, për çka Clooney nuk ka lutur kënd: "Producenti Jim Burke nuk donte aktorë në ekip, sepse ai gjithmonë mendon se ne nuk kemi idenë e lojës. Por unë në moshë të re isha lojtar pothuajse profesionist, e ka parë këtë edhe ai kur kam luajtur në në ekip. " Në Honolulu jeton Maya Soetoro, motra e Presidentit Obama. Clooney thotë: "Unë nuk kam takuar motrën e tij, por unë kam dëgjuar gjëra të mrekullueshme rreth saj. Në vend të kësaj unë shkova për të vizituar shkollën ku Obama mori mësime si fëmijë, dhe kam gjetur albumin e 1972, me një pamje të tij në mesin e nxënësve të tjerë. Ja kjo është, e kam vënë në telefon. A nuk është mrekulli ta shohësh Barak Obamën fëmijë?

Marre nga shypi internacional.

Personazh - KAKÀ - AMBASADORI DRIBLUES.




Kaka është i treti në rradhë si lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Zidane dhe C. Ronaldo kanë kushtuar më shumë se ai. Superylli brazilian luan me Realin e Madridit dhe është shpresa e brazilianëve.

Kur luan Kaka, ai i magjeps të gjithë stadiumin. Pa marrë parasysh nëse luan në Brazil, në Itali apo në Spanjë.

Luan lehtë dhe tejet efektiv, elegant, shumë i shpejtë dhe i rrezikshëm për gola si sulmues - magjistari qendërsulmues Kaka kombinon aftësitë braziliane me virtutet evropiane. Kjo e gjitha ka nisur fillimisht me vështirësi: Në moshën 18 vjeçare Kaka pësoi një frakturë në qafë nga një aksident në pishinë dhe për pak përfundoi në karrocë. "Zoti ishte me mua në atë kohë të vështirë," thotë ai sot, por zoti është qysh atëherë me Kaka-në. Një varg nga bibla në Mailbox-in e tij dhe natyrisht në bluzet dhe trikot e tij mbishkrimi: "Unë i përkas Jezusit".


Pas karrierës së futbollit ai dëshiron të bëhet pastor. Në fakt ai mund të kishte studjuar edhe për mjeksi, beson nëna e tij Simone.

Kaka nuk është si shumë brazilianë nga një periferi e varfër, si Favela. Ricardo Izecson dos Sanots Leite rrjedh nga një familje e mirë qytetare. Pseudonimin e tij (Kaka) e ka marrë nga vëllai i tij i vogël, i cili nuk mund të shqiptonte emrin "Ricardo".

Në vitin 2002, Kaka në moshën 20 vjeç fitoi titullin e lojtarit kampion të botës, megjithse ishte vetëm lojtar zevëndësues. Pastaj luajti me ekipin e madh AC Milani. Për nëntë milionë euro, "çmim bananesh", siç thonë sot bosët e klubit. Lojtari i jashtëzakonshëm shënoi vitin e parë 14 gola, mbrojti titullin kampion dhe u bë më i preferuari i publikut. Ai mësoi rrjedhshëm italishten dhe në fund morri edhe nënshtetësinë italiane. 2007 është viti i tij: Së pari e çoi Milanon në fitoren e Ligës së Kampionëve, morri titullin futbolllisti më i mirë evropian dhe futbollisti më i mirë i botës i vlerësuar nga FIFA.

Atëherë ai vendosi të shkojë me ekipin e Real Madridit. Pas lojës së tij të fundit për "kuq e zinjtë" ai qau si fëmijë. "Milani do të shkojë përpara për shumë vjet, sepse Milani është një ekip fituesish. Unë isha pjesë e kësaj historie. Tani unë po përpiqem të vazhdoj historinë e karrierës time diku tjetër".

Reali i jep atij shumën rekord prej 65 milionë euro-sh. Në fjalën së tij të parë përshëndetëse ai përkulet para tifozëve dhe thotë me një spanjishte perfekte: "Mirëmbrëma të gjithë tifozëve të Realit. Sot është një ditë shumë e veçantë për mua. Unë jam shumë i kënaqur që kjo etapë e re e karrierës sime është tek Real Madridi".

Sot në moshën e tij 28 vjeçare Kaka është në Kampionatin Botëoror që po zhvillohet në Afrikën e Jugut një shpresë e madhe për brazilianët. Ai tashmë ka marrë një pasaportë diplomatike nga OKB-ja. Sepse edhe Kaka është: Një ambasador driblues.

Personazh. WAYNE ROONEY - SULMUESI MË I MIRË I BOTËS




Pamja e tij e jashtme të gënjen: Wayne Rooney të kujton një dem të fortë. Por në fakt ai është i shpejtë, arrin të kthehet me shpejtësi dhe ka përvojë teknike.

"Roo", siç quhet lojtari i Manchester United ka qenë që prej rinisë së tij të hershme një sulmues i talentuar. Por në sajë të shpërthimit të tij si lojtar në këtë sezon, ai konsiderohet për momentin si njëri ndër më të mirët, në mos sulmuesi më i mirë i botës. Vetëm në Champions Leaugue ai ka shënuar në shtatë ndeshje pesë gola. Para pak kohësh, gazetarët anglezë e zgjodhën atë sportist të vitit.

Kjo nga një anë ka të bëjë me faktin, që pas largimit të Cristiano Ronaldos, Rooney ka mundësi të luajë si qendërsulmues i vërtetë. Nga ana tjetër, ai ka arritur që agresivitetin e pakontrolluar të mëparshëm ta kanalizojë me ndihmën e një psikologu: "Me sa duket unë kam marrë në të kaluarën disa vendime shumë të këqia. Unë nuk kam qenë njeriu më i mirë, por unë dua të mësoj, që të bëhem më i mirë, që në të ardhmen të mos kem më probleme".

Më përpara Rooney-n e kishe gjithmonë të gatshëm për një skandal - në fushë ose jashtë saj: largime nga fusha dhe provokime të tifozëve të palës kundërshtare si dhe ekscese me alkoolin, rrahje dhe vizita shtëpish publike. Gjithmonë me këtë rast mediat kujtonin të kaluarën e tij: bir i një boksieri amator të papunë dhe i një ndihmëskuzhiniereje, i rritur në lagjen problematike të Liverpulit, Croxteth.

Nga lojtari i papjekur sot nuk ka mbetur shumë. Shkaku për kthesën, dhe këtë e thotë vetë 24 vjeçari, gjendet në martesën e tij me të fejuarën prej shumë vitesh, Coleen dhe në lindjen e djalit, Kai Wayne në nëntor 2009.

Ndërkohë, biri i punëtorëve është shndërruar në një futbollist të klasit botëror, me katër kontrata reklamash dhe me një pasuri prej rreth 40 milionë eurosh. Sportdashësit në Angli e duan atë: për shkak të së kaluarës së tij, të stilit të lojës dhe për dëshirën e tij të pamposhtur për të fituar. Prandaj Rooney është njeriu, tek i cili bazohen të gjitha shpresat për Kampionatin Botëror 2010 në Afrikë të Jugut. Meqenëse Anglia nuk u kualifikua për Kampionatin Evropian të Futbollit 2008, Rooney dhe kolegët e tij në ekip janë veçanërisht të motivuar për Kampionatin Botëror në Afrikë të Jugut.