Monday, June 21, 2010

Arkiv - Mirdita në kohen e Ahmet Zogut.




Në Tetor 1921, përfaqësonjësi jugosllav në Asamblenë e Lidhjes së Kombevet e paditi qeverinë shqiptare se gjoja kjo po bënte një politikë fanatizmi mysliman që synonte shfarosjen e të Krishterëve. Këtë shpifje të ndyrë e përgënjeshtruan me një telegram drejtuar Lidhjes së Kombevet Arqipeshkvi i Shkodrës, Abati i Mirditës dhe grupi i deputetëvet katolikë.
Në historin shqiptare , edhe ne atë të shkrimeve të ditve të sotme, shpesh takojmë shkrime të rangut të ulet të cila me një aspekt, mundohen të e njollosin krahin e rezistences kombtare dhe votren e dituris ashtu si është Mirdita.
Mbasi ndërhyrja jugosllave në Shqipëri po rrezikonte paqen, Konferenca e Ambasadorëvet nuk mund t'a mbante më të mbyllur në sirtar cështjen shqiptare. Ndonëse Franca mbetej gjithmonë armike numër një e Shqipërisë, Anglia kish ndërruar qëndrim qysh pas Kongresit të Lushnjës dhe Luftës së Vlorës. Pastaj Italia, mbasi u tërhoq prej Shqipërie, nuk mund të pranonte që ai vend të pushtohej prej Greqisë dhe Jugosllavisë. Sa për Anglinë, ndërrimi i qëndrimit të saj lidhej sigurisht edhe me vajgurin e nëntokës shqiptare, për të cilin flitej se ekspertët austriakë dhe italianë kishin diktuar gjatë Luftës shtresa shumë të pasura. Shoqëria Anglo-Persiane ishte vënë në lëvizje dhe kish dërguar në Shqipëri, qysh në Mars 1921, përfaqësonjës të saj për të marrë nga qeveria e Tiranës lejën e kërkimevet dhe mundësisht koncesionin e vajgurit.
Duhet thënë e vërteta se mirditasit ishin me shtetin shqiptar. Sipas një statistike të besueshme të hartuar me shumë kujdes nga Drejtoria Politike e Ministrisë së Punëve të Brendshme, nën mbikqyrjen e drejtorit të asaj drejtorie, atdhetarit e shkrimtarit të njohur Haki Stërmilli lexojmë:
"në rebelimin e Marka Gjonit kanë marrë pjesë vetëm 99 mirditas të aftë për pushkë, kanë mbajtur pjesërisht e përkatësisht anën e Marka Gjonit".
E theksoj pjesërisht se disa donin të shkonin në Gjakovë tek njerëzit e vet, me të cilët kishin marrëdhënie farefisnore, ndërsa të tjerë kishin nevojë për të holla. Është e qartë se këto ngjarje ishin të sajuara nga qeveritarët e asaj kohe dhe ishin krejtësisht në dëm të Mirditës. Këto nuk ishin dukuri shoqërore vendase, nuk ishin as rrjedhim i gjendjes shoqërore të Mirditës e as i mungesës së ndjenjës kombëtare apo i përpjekjes për ndoj llojë separatizmi të mirditasve siq janë munduar t'a paraqesin disa. Ato ishin kryqëzim i ndëlikuar, madje shumë i sofistikuar i interesave të Beogradit, ato kishin për qëllim t'a dobësonin Mirditën dhe t´a nënshtronin popullin e saj.
"Kështu e ashtuquajtura "Republikë e Mirditës" është fund e krye një sajesë e segmenteve të fshehta të shtetit Shqiptar të asaj periudhe dhe e sjelljes së pamenduar e dashakeqe ndaj Mirditës të Mehdi Frashërit dhe pasuesve të tij, me të vetmin qëllim: rrënimin e Mirditës. Burimi: Zekeria Cana,.(Kërkime Albanologjike-35/2005)
“Shqiptarët katolikë janë seksioni më kompakt dhe janë përpjekur në shekuj të sjellin në Shqipëri frymën e civilizimit europian... Në këtë drejtim dhe marrshim që janë angazhuar sot, shqiptarët katolikë janë pjesa më kompakte dhe më perëndimore e shoqërisë shqiptare, për hir të besimit 2000-vjeçar dhe besnikërisë së tyre ndaj këtij besimi”. (Prof. Sami Repishti, “Drita”, Nr. 2-3, fq. 149-150, v. XXIII).

Quditerishtë , per Haxhi Qamilin shkruajnë se paska qenë "mbrojtes i tokave shqiptare nga të Krishteret e Evropes" (Historia e Popullit Shqiptar, cit, Fq. 424) e në fakt ,një i tillë sikur Haxhi Qamili nuk kishte të bejë asgja me mbrojtjen e tokave shqiptare por kishte të bejë me mbajtjen e fes islame dhe ri-sjelljen e Sulltaneve ne token tonë amë.Të tillin e ngrsin sikur të kishte qenë ndoj hero , njejtë si veprojnë edhe me Ali Pashe Tepelenen i cili griu e shkriu shqiptar të besimit të krishter vetem që t´i kthen ne fen islame.Por në rreshtat e më poshtëm do të i shqyrtojmë edhe të lartëcekurit.
"..... kleri e populli katolik kjene nji nder ma te paret faktore moral te ndertimit te shtetit shqyptar. Kta e kryen ma se mirit detyren e vet per atdhen, a ban fli interesat e veta, ma se nji here, per nderen e komit e per te miren e perbashket. "(Kontributi i Elementit Katolik Shqyptár në Lám te Atdhetarís -Marin Sirdani)

Perse quhet "rrebelim" puna e Markagjonit, kur në fakt, nuk ishte ndoj llojë rrebelimi por vetem një e drejtë e tij për të mbijetuar edhe kesaj here nga padrejstesit e shtetit shqiptar, ashtu si mbijetuan Mirditasit brez pas brezi nga sundusit e ndryshem që shkelen token Arbnore.
Paknaqesia filloj qysh në Kongresin Kombëtar të Lushnjës që u mbajtëmë janar të vitit 1921, në të cilen mbledhje nuk kishte ndonjë protokoll të vecantë e krejt kjo u bë me me propozim të Ahmet Zogut, i cili ishte i mbështetur edhe nga Luigj Bumci ku në ketë mbledhje u vendos që Mirdita të mos përfshihej në sistemin administrativ shtetëror, por të lihej të qeverisej në Xhibal, duke pasur si Reis të Xhibalit- Marka Gjonin.
Ata që e moren këtë lloj vendimi e dinin fortë mirë se Mirditaedhe me heret nuk e kishte pranuar Xhibalin as në kohën e pushtimit osman. Vendimtaret e dinin gjithashtu se dëshira e flaktë e mirditasve ishte të vendoset sa më shpejt administrata shtetërore edhe ne krahinat e tyre sidomos rendi publik ku do të futej edhe gjandarmëria. Marka Gjoni erdhi në Tiranë për të sqaruar detyrën e veët dhe të Mirditës në përgjithësi. Ministri i Punëve të Brendshme Mehdi Frashëri e priti shumë keq, u suall me të brutalisht sa e nxori nga zyra me fjalë fyese, pa pranur të flasë me të sikur i ´a kërkonte detyra.
Pse ndodhi kështu?! Kjo ndodhi sepse Mehdi Frashëri ishte i mendimit se po të hiqet dorë prej vendeve që kanë mbetur prej Kosovës dhe Dibrës, Shqipëria gjen fuqi e zhvillohet në qetsi.
Sipas një dokumenti të kohës Mehdi Frashëri përsa kohë ishte Ministër i Brendshëm, ishte shkaktari dhe përgjegjësi kryesor i ngjarjeve që ndodhën në Mirditë.
I shpërfillur dhe i përbuzur në Tiranë, pa u vendosur në Mirditë administrata shtetërore, Marka Gjoni shkoi në Beograd për me nxjerrë leje që mirditasit të shkonin lirisht në pazaret e Gjakovës dhe Prizrenit nëmënyrë që blejnë drithë dhe opinga..Per këtë rrugë të tij, në Tiranë kjo shkaktoi shqetësim dhe zemereim të
Busti i Haxhi Qamilit
Busti i Haxhi Qamilit
madhë. Për shkumjen e Marka Gjonit në Serbi pati mjaft diskutime në qeveri e në parlament.
Për këtë rast , një grup i deputetëve shkodranë propozuan që në Mirditë të shkon Bajram Curri i shoqëruar edhe nga një grup deputetësh për të qetësuar gjendjen. Por këtë propozim, qeveria e atehershme nuk pranoi dhe e hudhi poshtë, e krejt kjo vetem sa për t´a ndoturë historinë dhe krenarin e Mirditës.
Në këto momente u shfrytëzua dhe zemërimi i Marka Gjonit i cili ishte refuzuar pa të drejtë nga qeveria. Për ketë zemrim të tij , qeveria mori masat e nevojshme ushtarake dhe dërgoi në Mirditë një fuqi të madhe ushtarake nën komandën e Komandantit të Përgjithshëm të Gjandarmërisë Ali Fehmi Kosturi të mbështetura edhe nga fuqit vullnetare civile, të mobilizuara në Shqipërinë e Mesme nën drejtimin e deputetit tiranas Haxhi Jusuf Banka. Major Ali Fehmiu e mori detyrën me hov, ai deshi të bënte një fushatë si e bëri dikur Turgut Pasha, por nuk qe i zoti dhe nuk i´a.
Për fat të keq dhe për turp të qeverisë, populli i Mirditës pësoi dëme të mëdha nga djegiet e shtëpive, rrënimit të pasurive, por dhe shteti harxhoi për fushatën me pa të drejtë plot katër million franga ari dhe kishte vetem oficer të vrarë ndërsa Duke e shqyrtuar ketë cështje në parlament, deputeti Hoxha Kadriu tha:
"sikur në kohën kur lypsej Bajram Curri të ishte emëruar komandant, ndodhia e papritur e Mirditës do ishte mbyllur me kohë dhe se Kabineti i parë dhe i dytë i Iliaz Vrionit janë pëgjegjës për ngjarjet në Mirditë".

T¨´e njejten mbeshtetje të thenjes së mësiperme e gjejmë dhe në shkrimin më poshtë:
"Marka Gjoni e krenët e Mirditës, që nji vit ma parë u ndodhën në kundërshtime të forta me Qeverinë e Tiranës, për shkakun e zgjedhjeve të bame për deputetët e Parlamentit. Qeverija sikur në vende të tjera pati çue për zgjedhjet edhe Mirdita pati ba zgjedhjet në vend, kurse qeverija e Shkodrës pa pritë me marrë emnat e të caktuemve për shkak të vonesës (tue marrë si justifikim) i pati zgjedhë ajo vetë deputetët për Mirditën."
(Dom Ndoc Nikaj -Kujtime të nji jetës së shkueme.)
NJë padrejtesi e madhe për këtë krahin dhe këtë popull i cili në vargun e historis , numron dhe nxjerr burrat më të spikatur për liri dhe trimëri.Por , propaganda serbe si dhe shtypi i shitur shqiptar nuk ndalonin të prpopagandonin kunder Marka Gjonit dhe kunder Mirditasve.
Për këtë ngjarje gazeta The New York Times” rrëfen debatet para fillimit të takimit të Asamblesë ku ndër të tjerat shkruan:

"Serbët në Lidhjen e Kombeve: “Njohim republikën e Mirditës, jo Shqipërinë”

Gjenevë – " Në një takim të nxehtë të Komisionit të Çarmatimit të Lidhjes së Kombeve këtë pasdite ishte shënuar dështimi i propozimit të Asamblesë që bëri vitin e kaluar në një përpjekje për nxitur qeveritë që të kufizonin në planet e buxheteve të tyre shpenzimet për armatimet për dy vjet. Ishte raportuar se vetëm 50 vende ishin përgjigjur pozitivisht. Gjashtë vende ishin gati të pranonin propozimin me kushte, ndërsa shtatë të tjera dhanë përgjigje negative. Çarles Noblemaire, përfaqësuesi i Francës, që zëvendësonte zotin Viviani, bëri një protestë të zjarrtë ndaj akuzave se Franca ishte një qendër ushtarake. Ai deklaroi se vendi i tij “ishte duke i mbajtur njerëzit e saj nën armë në Rihne, jo sepse Franca dëshironte që ata të ishin atje, por sepse Fuqitë e Mëdha kishin firmosur në vendosjen e paqes që të bënin tërësisht detyrën e tyre për mbikëqyrjen e Rihnes. Ai shtoi se “kur të gjithë të jenë gati të bashkëpunojnë për sigurinë e ndërsjellë, Franca do të jetë e gatshme t’i çmobilizojë këta njerëz”.
Çështja shqiptare
Në takimin e ardhshëm të saj, Asambleja e Lidhjes do të vendosë për herë të parë për një konflikt territorial. Ky është rezultat i veprimit të Këshillit, i cili po paraqiste tek Asambleja tërësinë e çështjes së ngritur nga pakënaqësia e Shqipërisë kundër Greqisë dhe Jugosllavisë për pushtimin e territoreve që i ishin dhënë këtij vendi nga fuqitë e mëdha në vitin 1913. Çështja do të paraqitet para Asamblesë nga Bishop Noli, i diplomuar në Harvard, i cili është edhe kryetar i delegacionit shqiptar.
Jugosllavia do të kundërshtojë të drejtën e delegacionit shqiptar për të folur në emër të vendit të tij, pasi pretendonte se ishin vendosur përmes krijimit të Republikës së Mirditës. Ndërkohë, ishte pranuar kërkesa jugosllave që një komision të dërgohej për të vendosur nëse do të jetë qeveria e vjetër në Tiranë apo republika e re që do të flasë në emër të popullit. Bishop Noli tërhoqi vëmendjen e Këshillit te fakti se kryeqyteti i republikës së re është në Prizren, në Serbi.
Ndryshimi i rregullores
Këshilli mori një raport nga Komisioni i Bllokimit, i cili rekomandonte një shtesë te Konventa e Lidhjes për të hequr rregullin, duke kërkuar një votë unanime në rastin kur Këshillit i kërkohet të vendosë për një vend ku do të dalë kundër një shtet që ka përfaqësuesin e saj në Këshillin e Lidhjes së Kombeve. Kjo ishte nxjerrë në pah dhe mund të shmangë cenimin e shtetit nga veprimet ndërhyrëse të Këshillit.
Frank A. Vanderlip, ish-president i “National City Bank” të Nju Jorkut; Charls R. Crane, ish-ambasador fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara për Kinën dhe David Hunter Miller mbërritën sot në Gjenevë dhe kishin rastin që të vëzhguar punët e Lidhjes së Kombeve." (Shkrimi është publikuar në “The New York Times” në shtator 1921 )
Se Marka Gjoni do të krijonte një republik , kjo nuk kishte të bejë aspak me një umbrellë të perbashket me Jugosllavin , sepse ne deklaraten e "shpalljes së Republikes, nuk lexojmë asgjë me shumë përpos asaj se Mirdita don një fqinjesi të mirë me Serbet dhe asgjë më shumë.Të njejten gjë edhe sot e veprojnë dhe kërkojnë edhe udheheqesit tanë, dhe është edhe e quditeshme sa është edhe anuese kur në fakt, bashkpunimin e Azem Bejtes me Kosta Pecancin askush nuk e nxjerr ne shesh si një bashkpunim të afert e të ngushtë sa mundohen të e nxjerrin bashkpunimin e Marka Gjonit me Jugosllavet por jo një bashkpunim të afert sikur i Azemit por vetem një bashkpunim fqinjesorë.Edhe Azemi me tri fshatra të veta u mundua të krijoj një shtet të vetin mirpo njohja e atij shteti të Tij " Arberi" ishte nga ana e serbeve e jo nga ana e nderkombtarve.
Ne proklamaten e Miridtes lexojmë:

Mirdit, 1921

Flamuri i disa muslimanve shqiptarë gjatë shekullit XIX
Flamuri i disa muslimanve shqiptarë gjatë shekullit XIX
"Ma shum se pesqind vjetve kjeme rob te Turkijes.
Fale minders Zotit mas gjith mundit e mas gjith luftash jena libru asaj robnijet.
Gjith Evropa don qi Shqypnija tjen e librume, qi me ken edhe ajo ycym n'vedi, si kur jan edhe tjerat derzavat ne Evropa. qi me ken edhe ajo e ujdisun, qi me pas ruggat e qimendifferat e shkollat.
Kjo asht fort bukur e mirë.
Kjo asht edhe dishiri jon, pse edhe na dona me ken dzrivillum, me pas shkolla jo sadhde fmija jon por edhe na plect kena cef me msu me shkru e me kndu - pse njaj popull, qi asht i dzrivillum njato shkojn per para me pun.
Por na vllazen, qi e njofim mire Turkun, a mundnena me zan besë, qi me ycymet Turkijet ne Tirana?
A mundnena me besu qi kan mena dhan desturdhek, qi ata nee per para pesqid vjetve na kan majt si robni?
A mundnena me ken me at ycym, qi don me na up fenë ton, qi na ndes e naj up katundet tona ? A mundnena mu duruë me ken nen ket ycym e nen ket urdhun, qi sod tpart e Turqnimit agik flasin. " qi ju keni ken raja e jon tesh pesqind vjet, e keni prep me ken raja e jon."
Jo,Vllazen! Na nuk e dona robnin e Turqnimit! Na dishrojm lirin e bashkimit mu sjedh per smarit, pra kush dishron mu sjedh per smarit nuk mundet mu Ishu, qi Turkija mu jerëtis e rrë si ka kenë.
Shypëtar!
Ne dacim me kriju nji derzav nen ycymet Turkijes n' Tirana at err na vetvedit i kena vuë prangat ne dorë e ner kamë. At err kthej prep nat vakt, qi ne na kan shkel, kur skena ken tzot me rfye fen e ton, kur skena mujit me godit kisht tona, kur skena guzuë me vuë kumont ner kompanjela ton e kur na kan myt meshtart ton.
Me dvertet njat vakt asnii Shqyptar i dreit nuk e dishron.
Ne kjoft qi at vakt nuk e dishrojm, pra na duet me gjith forzad e tona me pumië, qi kjo pun mos me na baë vaki.
Per ket pun Mirditsit e kena ap lirin ton republik. Per ket luftojm me pushk n'dorë kundra ycymetit tirans e kerkojm prej Evropet, qi me na njoft.
Delegazjoni i jon n'Zenevë ne konferenz Shocnis Popudhit ka mryt, qi ne Shqypnii mu cu komisjoni per mu pvet popudhi, se cka lypin.
Ne konferenz n' Zenevë ka ken deri tesh delegazjoni i Tirans, qi ka fol qi asht tan Shqypnia me Tirana, e dhe ka ap ma t'reshmet fjalt per kapitan Marka Gjonin ton. Të ardhunit delegazjonit Mirdits n'Zenevë ka met ycmi i Tirans i marum prej fjalve t'reshme, qi kan fol per Mirdit e per gjht kshtenim te Shypnis.
Kush i ka nimu ycymetit Tirans n'Zenevë? Taljant, qi jan anmiqt ton, kuja asht ascerija , qi ka bae kishen shtadh edhe na ka mar erzin grave e varzave tona.
E kush i ka nimu delegazjonit Mirdits? Serbija, e cila asht ne konferenz ne Paris t'pagjt i ka dal zot liris ton. Serbija asht miku i jon e don me ken kojmshi i mire.
Shypëtar!
Per pak dit ka me ardh komisija e Shocnis Popudhit.
Diftoni sbashkut:
Nuk e dona ycymetin e Turkijes t'Tirans!
Kshtenimi i Shqypnisë don derzaven e lirin e vet, jose dot luftojn deri ma t'mramin pik gjakut.
Shypëtar!
Tjemi t'sbashkum e mos u rreni fjalve t'reshme Tirans e Italis."

Ky dokument tregon fare kjart hidherimin e Marka Gjonit ndaj qeveris e cila e izoloj total këtë krahin dhe e cila akoma ishte si me frymen turke por edhe italjane.Kunder turqve e pushtusve të tjerë, Mirdita ka dhanë cdo here edhe gjakun e fundit, e më në fund, nga një minister si ishte Mehdi Frasheri izolohet total, digjet, vritet e shkrumbohet.
"Duhet theksue se “Lëvizja e Mirditës” ashtu si dhe ajo e Malësisë së Madhe, Dukagjinit e Pukës, u shtypën me dhunë e terror dhe me të njëjtin intensitet siç patën veprue ushtritë pushtuese osmane madje edhe shumë oficerë që i patne shërbye ushtrisë osmane, drejtuan këto aksione të turpshme. Tepër e çuditshme lufta kundër këtyne zonave, sa të vorfna në ekonomi, po aq të pasuna në bujari, besë, karakter dhe atdhedashuri!Këto veprime arbitrare kurrë nuk mund të shlyhen nga kujtesa e atyne që i mbajtën mbi supe dhe kjo aspak për hakmarrje por me qëllimin e mirë që kurrë të mos përsëriten.(Mark Bregu)
Ne vargun e trimave të Mirdites për liri dhe për mos gjunjzimin ndja pushtusit , mundem t´i numroj disa figura si më poshtë;
" Pal Dukagjini, i biri Kol Pal Dukagjini, nga Kola rrjedh Mark Kol Pal Dukagjini, nga Marku rrjedh Gjon Mark Kol Pali apo Gjomarku I (I pare), nga Gjon Marku I rrjedh Marka Gjoni I, nga Marka Gjoni I i pare rrjedh Gjon Marku II, nga Gjon Marku II rrjedh Llesh Gjoni I. Me pas trungu gjeneologjik i kesaji familje arberore ndahet ne tri pjes. Preng Lleshi, Lleshi i Zi dhe Dode Lleshi. Nga familja e pare e Preng Lleshit qe njeherit trashegon deren e Gjon Markut sepse ishte vellai i pare rrjedhin Dod Prenga, Nikoll Doda me vone Dod Doda dhe Bib Doda e nga Bib Doda rrjedh atdhetari Prenk Bib Doda. Me vrasjen e Prenk Bib Dodes i cili nuk len pasardhes drejtimin e udheheqjes se deres se Kapidanit te Mirdites e merr barku i Lleshit te Zi ku pason kjo renditje Mark(Mar) Lleshi, Ndue Lleshi, dhe Dod Lleshi,nga Mark(Mar) Lleshi do te rrjedh Gjon Mark(Mar) Lleshi,e nga Gjon Mark Lleshi do te rrjedhin Llesh Gjoni,Marka Gjoni, Ndue Gjoni,dhe Ded Gjoni,ndersa nga Llesh Gjoni do te rrjedh Dod Lleshi dhe Preng Lleshi, nga Marka Gjoni do te rrjedh Gjon Marka Gjoni,e nga Ndue Gjoni, Lleshi e Kola, nga Dod Lleshi Frrok Doda e Zef Doda, nga Prenk Lleshi Nikoll Prenga, Nga Lleshi e Kola Ndoi Gjoni e Kola, ndersa nga Gjon Marka Gjoni rrjedhin pes djem i pari kapidan dr Mark Gjon Marku, i vrare ne lufte kunder komunizmit i dyti kapidan Ndue Gjon Marku, i cili e udhehoqi per gjasht muaj luften antikomuniste ne Mirdite dhe per 45 vjet Bllokun Kombetare Independent dhe kapidan Llesh Gjon Marku i vrare ne lufte kunder komunizmit si dhe dy vellezerit me te vegjel Deda dhe Nikolla. Dhe kur shikon se te gjith keta kapidana te Mirdites preji Pal Dukagjinit e deri ne ditet e udheheqsit te luftes per Shqiperin Etnike, Kapidan Dr Mark Gjon Markut çdo brez u vra ne mbrojtje te atdheut ne luftera te ndryshme. Japim faktet e pahmohushme: Rreth vitit 1500 Gjon Marku I ka nxjerr autonomin e Mirdites, Mark Gjoni ne vitet 1600 ka perzen agjentet e Begollit prej Mirdite, Gjon Marku i dyte ka mbet ne lufte ne rreth te Peqinit ne vitin 1775, Llesh Gjoni I ka bashkue Fandin me Mirdit dhe esht vra preji turqeve, Prenk Lleshi ka vdek ne vitin 1815 preji plageve te marra ne lufte kunder Malit te Zi, Dod Prenka ka vdek ne Kotorre i helmuar nga turqit, Bib Doda ka vdekur ne Shkoder i Helmuar preji Turqeve, Prenk Bib Doda esht vra ne afersi te Lezhes nga te shiturit qe ishin ne sherbim te sllaveve, Lleshi i Zi ne vitin 1812 ka marre Dibren tue que Mirditen ne pes bajrak dhe ka bashkue bashk me Mirdite edhe kater bajrakt e Lezhes tue ba Mirditen ne 12 Bajraqe. Esht vrare preji sherbtoreve te Turqis. Ne lufte per mbrojtjen e dinjitetit kombetare kjo familje kapidanash ka dhen edhe Mark Lleshin, Ndue Lleshin e Dod Lleshin. Gjithashtu ne mbrojtje te nderit dhe dinjitetit kombetar nga kjo familje jan vrar edhe Llesh Gjoni e Ded Gjoni, Frrok Doda, Nikoll Prenga e deri tek udheheqesi i luftes per Shqiperin Etnike kapidan dr Mark Gjon Marku i cili u vra ne naten ne mes te 13 e 14 Qershorit 1946, dhe me von heroikisht do te bie ne vitin 1947 edhe vellai i tret i kapidan dr Mark Gjon Markut kapidan Llesh Gjon Marku.Nga ky pershkrim i shkurter gjeneologjik del se familja e Kapidanave te Mirdites preji Pal Dukagjinit e deri tek Kapidan dr Mark Gjon Marku per 500 vjet ishin ne sherbime te mbrojtjes se identitetit kombetare qe u rrezikue dhe erdhi deri ne prag te shkaterrimit nga pushtuesit e ndryshem aziatik e karpatian te perkrahur nga shqipfolsit e ndryshem qe ishin te mjer shpirterisht dhe te shitur poshtersisht." (Nue Oroshi-Kapidan Dr Mark Gjon Marku udheheqes i luftes për shqiperin etnike)
Pra , kesaj vatre trimerie i behet e padrejtë edhe ne anen morale, historike por edhe qeveritare.
Një revoltë kunder qeveris së Ahmet Zogut do të e bënin edhe shumë krahina tjera dhe shumë intelektualë të tjerë, sepse ky nuk ishte në asnjë menyrë i legjitimuarë që të shpallet mbret i Shqipersië, ngase nuk rrjedhë nga një familje mbreterore dhe se ky ishte ai që me ndihmen e Jugosllavis dhe të Pashiqit erdhi ne pushtet si mbret.Por do të e shqyrtoj edhe këtë pak më poshtë në vazhdim.
Të ndalemi edhe te kjo e dhenë:
"Ne mars 1922 u ngrit Dibra dhe i pari i saj Elez Isufi gati e mori Tiranen. Zogu ishte akoma minister i mbredshem. Katastrofa e madhe qe shume afer. Zogu mori vete komanden dhe njehere tregoj trimerine dhe vendosmerine me mbrojt qeverine legjtime. Ai i dha afat Elez Isufit deri ne oren 12, qe te dorzohej se ndryshe do te hapte zjarr. Konsulli Anglez nderhyri dhe Elez Isufi u lejua te largohej per ne Diber me te 500 luftetare te tij bile dhe me armatim." (Dinastia Zogu Adil Bicaku‏ Jeta dhe puna e tij per Shqiperine)
Edhe pse me heret Mehdi Frasheri kishte deklaruar se :
“Nga të gjitha besimet fetare, katolicizmi dhe bektashizmi kanë qenë dhe janë në të mirë të kombësisë” (Mehdi Frashëri, “Historia e Shqipërisë”, fq. 48). Ndërsa mendjendrituri tjetër, Mit’hat Frashëri ka thënë për shqiptarët mercenarë se, turqit kishin një proverb: “I thua shqiptarit të vete në skëterrë, ai pyet sa është rroga”.
Ky prapë se prape në postin e tij nuk është aq shqiptarë sa mundohej të e bente veten e tij .
Më tej Mehdi Frasheri e nxjerrë edhe veten në shesh kur deklaron se :
" Të gjitha të këqijat që Ahmet Zogu i ka ba Shqipnisë, ja fali. Mjafton lufta e tij që i bani klerit katolik dhe katolikëve në përgjithësi." (Ref. “Postë Restante” K.Tasi. Athenes, 1929).
E cka mundet më teper të thotë një lexues këtu , a thua do të e mbante Mehdi Frasherin s një figurë që kontriboj për qeshtjen shqiptare ?!
Për acarimin e mardhenjeve në mes të Marka Gjonit dhe Mehdi Frasherit, i madhi dom Ndoc Nikaj në “Kujtime të nji jetës së shkueme”, autori na sjell në kujtesë (me mjaft korrektësi) “Lëvizjen e Mirditës”, të cilën shumë pseudohistorianë me qellim e kanë quajtur “rebelim”! Shikoni si e trajton autori këtë “fragment” mjaft të trishtushëm të kësaj revolte mbarëpopullore të Mirditës:

“Vjeti 1920 kje nji vjet shumë i keq për Mirditën. Ajo për çdo vjetë gjindet në mungesë të bereqetit, por ky ishte viti ma i thatë për Mirditën. Përkundrazi në atë vit (1920), Serbija pati mjaft kollomoq e grunë e prandaj atje gjindej me çmim mjaft të lirë, por qeverija shqiptare e pati mbyllë kufinin me Serbie dhe hymjet e daljet baheshin vetëm me leje të veçanta. Marka Gjoni e krenët e Mirditës, që nji vit ma parë u ndodhën në kundërshtime të forta me Qeverinë e Tiranës, për shkakun e zgjedhjeve të bame për deputetët e Parlamentit. Qeverija sikur në vende të tjera pati çue për zgjedhjet edhe Mirdita pati ba zgjedhjet në vend, kurse qeverija e Shkodrës pa pritë me marrë emnat e të caktuemve për shkak të vonesës (tue marrë si justifikim) i pati zgjedhë ajo vetë deputetët për Mirditën. Marka Gjoni i dërguem edhe prej krenëve të Mirditës (dhe prej ankesave të vegjëlisë) erdhi në Shkodër e m’u lut me shkue me te dhe u nisëm për Tiranë. Shkuem bashkë në Ministrinë e Mrendëshme, që në atë kohë ishte Ministër Mehdi Frashëri. Këtu Marka Gjoni ia paraqiti mjerimin e popullit për mungesë buke (për arsyet që thamë ma nalt),s e kollomoqi ishte tepër shtrejtë e populli i Mirditës tepër i vorfën dhe nuk kishte si me e ble. Mehdi Frashërit (i cili e quente veten si kambë e naltë) sjellja e Marka Gjonit iu duk krenare dhe që në fillim e priti ftoftas duke iu përgjigjë se Qeverija nuk kishte të holla për ndihma e populli t’i bante derman vetes si gjithnji. Mirëpo, - i tha Marka Gjoni, kurse drithi asht aq lirë përtej kufinit pse nuk kujdeset Qeverija me hapë kufinin e me i lanë të lirë njerëzit me ble drithë në Serbije? N’ato fjalë Mehdi Frashëri u revoltue e mori poza krenarie. Nuk më kujtohet se çka i tha Marka Gjonit, porse fjalët u egërsuen në mes tyne aq sa Ministri i tha Marka Gjonit se Qeverija nuk do të ndigjonte pallavrat e tye, e se kishte për t’ja qitë faren! Në atë fjalë Marka Gjonit i këcej gjaku në krye e si idhnak që ishte e guximtar brofi në kambë me vrull e iu turr Ministrit për me e kapë në fyt. Unë i habitun për atë të papritun, i dola para Marka Gjonit që ma në fund mujta me e ndalue në skajin e tryezës. Mehdi Frashërit i cili në kambë kje zverdhë e ba si i vdekun. Marka Gjoni mbasi pati ndalue turrin, - mos të kjosha falë, - i bërtiti me të madhe, - eja ma qit faren se të pres kur të duesh. Ministri belbëzoi edhe disa fjalë nëpër dhambë e Marka Gjoni tuj turfullue doli prej derës së zyrës, u bashkue me mecat (djemtë që pati lanë në roje mbas derës së Ministrit) të armatosun si gjithë herë. Marka Gjoni u kthye në Shkodër e prej andej doli në Mirditë. Kaloi në Serbije e mori lejen për me ble kollomoq (misër) atje. U kthye në Orosh, mblodhi krenët e vogjëlinë e u diftoi hapat e bamë në dy anët për me i ndihmue popullit. Hapi rrugën për Serbi, të cilën Qeverija Shqiptare e pati ndalue dhe kështu mirditasit e shuen zinë e bukës. Me të marrë vesh Medi Frashëri për çeljen e rrugës së bame prej Marka Gjonit, çështjen e pati ba të madhe së tepërmi, ia parashtroi Qeverisë dhe Këshillit të Naltë tue paraqitë punën porsi nji kryengritje, ndërsa ajo nuk pati asnji qëllim tjetër veçse me ngi popullin me bukë. Për nji mëni personale, për nji shtytje fanatike që bluante në mend dhe në shpirt ministri e të tjerë aso kohe përballë Mirditës, porsi nji katolike krenare e papërkulme, Ministri i Mrendshëm pati guximin me e quejt marrjen e drithit në Serbi si nji kryengritje”.
Duhet cekur patjeter se Don Ndoc Nikaj është studjus,historian dhe shkrimtar dhe se njifet ndër të paret si autori i parë i romanit shqip dhe njifet për objektivitet dhe sinqeritet studimesh dhe kritikash.
Sipas Dom Ndoc Nikaj, katër muaj luftë bani Qeverija Shqiptare kundër Mirditës duke e djegë e “pjekë” me shtëpija e me bagëti. Ndërsa Gjon Marka Gjoni u detyrue të ikë në Jugosllavi.

Ndersa gazeta Hylli i Drites nder të tjera shkruan:
Lajme-Rrokull Shqipnise (Hylli i Drites"-korrik 1921 viti II,nr.III,f.137)

"Mirdite, kapidan Markagjoni, tuj qite per shkak se populli i Mirdites ishte tuj hjeke teper keq prej vjet,e mandej tuj pa edhe se prej kujdesit te Qeveris ishte lamun krejt pas dore jo veç populli i Mirdites po te gjitha malet e Gegnise,pushtuell disa shoke e bashke me Zef Ndocin e Spaçit e Tuc Doden e Fandit,shkoi ne Prizrend. Sa kthej prej asi vendi çoi e grishi me emen gadi te gjith krenet e dymbedhjete Bajrakve,ashtu edhe gjith ata qe per influence te veten mujshin me i vlejtun. Gjithsej nja 120 vete.Gati te gjithe i pergjigjen ketij te grishun pas Bajrahut te Veles e te Ranxes,e pase Bardhok Prenget bajraktarit te Thellkes i cili duket se nuk qe thirre aspak ne ate kuvend.Si u mblodhen krenet e ketyne bajrakvet,çili Markagjoni kuvendin tuj u ankue se si qeveria i kishte lene krejt mas dore,si shpin e tij ashtu edhe dymbedhjet bajraket te permendura e se me i dhane fund çdo ngaterreses tha se kishte gjete nje mike te forte qe skishte per ta leshue kurre,e se ky mik ishte Franca.Deftoi se populli i dymbedhjete bajrakeve do te qeverise mes kanunit si e kishin pase tash sa vjet nen kryesi te deres se Markagjonit,tha se do formohej nje komisjon i perbere prej dymbedhjete vetesh qi ka me ndeje gjith her n'Orosh e se do te shkruete zaptitet ne secilin bajrak e se kishte per ti pague ai vete.Qeveria e Tiranes sdo kishte shka me ba ne Mirdite as kta ne qeveri te Tiranes,e i lete rrugen çile gjithkuj qe dote me kalue neper Mirdite.Malsoret e Bregut te Mates,tha Markagjoni skan me mujte me u ule prej bjeshke pa pase lejen e tije.Prej ktyne fjaleve disa te mençem e kuptuen se programi i sundimit te tij perfshinte ma teper dymbedhjete bajraket do te kapej qysh prej Lume deri ne uej te Drinit e m'uej te Mates e deri ne breg te detit,porositi qetsin dhe ndalunin e punes se keqe jo vetem brenda kufinit te Mirdites por dhe nder vise te permenduna,masi u njomi doren me 10 deri ne 30 napolona i la disa me shkue,tuj nale disa me te cilet do fliste ma çiltas,ktyne thone se,masi i vuni perpara me be,u deftoi çiltas se si ishte lidhe me Serbi.Mas nje jave çoi letrat pergjith ane tuj i porosit me shkrue zaptiet,tuj caktue seicilit bajrak edhe numrin e tyne.Do ishin gjithsej 1000 vete me ka tre napolona ne muej.Vetem masi mrrini puna deri ketu i doli gjumi qeveris sa do qe ka qene e informueme edhe ma pare,e dau patjeter me çue nje ekspedite ushtarake ne ato zona per me nalue vazhdimin e programit te Markagjonit (...) "
Duke i lexuar shkrimet më lartë,fare mirë e kuptojmë se Marka Gjoni aq sa edhe Mirdita ishin të keqvlersuarë nga qeveria vetem për shkak të përkatesis fetare por prapëseprapë , Mirdita nuk u përkul në asnjë menyrë.
Po kush ishte Marka Gjoni??
"Kapidan Marka Gjoni ishte nip i Lleshit të Zi, qe pat emër të madh në Shqipëri e në Ballkan, kah gjysma e parë e shekullit XIX. Sipas zakonit që ruhet djalë pas djali, në derë te Gjomarkajvet, sa është gjallë prindi te bijëve u përket me u shtrue vullnesës atnore, dhe me ia ndjekë urdhërin si ushtar. Të dielën e Pashkëve me 1925 vdiq Kapidan Marka Gjoni, pas një jete plotë peripeti, përshkruar edhe nga Faik Konica, në të përkohshmën „Albania”. I zanun befas prej Turkoshakëve, ashtu si kusheriri Prenk Bib Doda, e si Hodo Beg Kopliku, u internue në Anadoll. Malli i atdheut e shporonte aq fort në atë mërgim saqë vendosi me u këthye, dalë ku të dalë. Pa ditur gjuhë, e pa mjete, iku e u përshkue nëpër Rusi, Poloni, Austri e arriti në Mirditë, ku autoritetet Otomane nuk guxuan qe ta trazojnë më. Me 1914 ra me Miriditas në Durrës, për të mbrojtur mbretin Wied. Ngjitas me kosovarët e Isa Boletinit, djemtë e Mirditës, ranë në luftime të rrebta kundër kryengritësve qe donin ta ndalojnë mëkëmbjen e një shteti shqiptar, të pavarun. Humbjet qenë të mëdha. " ( Nue Oroshi - Gjon Marka Gjoni Kapidan i Mirdites-shtyllë e flamurit kombëtar).
Se Marka Gjoni ishte një figurë kombtare , e deshmojnë edhe të dhenat më poshtë:
"Veprimtaria antiturke vijon dhe zgjerohet nga viti në vit. Në fillim të shekullit XX (viti 1903) tarafi i Gjomarkut si gjithnjë i ripërtërirë nën kryesinë e Kapidanit të Mirditës Marka Gjoni merret shumë me çështjen kombëtare, duke ngritur në këmbë ndërgjegjen atdhetare të mirditorëve. Falë respektit dhe autoritetit që gëzonte prijësi i parisë së Derës së Kapidanit Marka Gjoni Mirditës i
bashkangjiten edhe trimat e Pukës, të cilët përmes disa aksioneve antiturke në një mbledhje të përbashkët i dërgojnë një Memorandum Valiut të Shkodrës dhe Konsujve të Fuqive të Mëdha me rezidencë në
Shkodër, duke i kërkuar kthimin e Preng Bibë Dodës. Dhe Memorandumin e përpiluar nga Abati i Mirditës imzot Preng Doçi dhe për herë të parë e zbardhë në librin e vet Kapidani Ndue Gjon Marku, që në mbyllje ka këto fjalë: "Sulltani nuk do të njifet kurr Prijsi ynë; flamuri i hanës nuk do të valvitet ma në malet tona, na duem të jemi të lirë, duem qi kombsija e jonë të njifet si kombsija e popujve tjerë. Tash e mbrapa Flamuri ynë do të jetë ai i Gjergj Kastriotit Skanderbegut, i cili ka fillue tue fluturue n'eren e Liris." Është e rëndësishme të dihet nga historiografia shqiptare dje dhe sot, se përveç 6 Prillit 1911, ku trimat e Dedë Gjo' Lulit përmes një luftë të lavdishme ngritën Flamurin e Gjergj Kastriotit dhe më 28 nëntor 1912 Ismail Bej Qemali në Vlorë ngriti Flamurin kuq e zi, edhe më përpara datave të sipërcituar në Mirditë dhe më saktë në katundin Vinjollë, prej patriotit Ndue Gjoni që është vëllai i Kapidanit Marka Gjonit, më 25 prill 1902 është ngritur Flamuri i Shqipërisë në Ditën e Shën Markut. " Burimi : (Ndue Gjon Marku “Mirdita, Dera e Gjomarkut, Kanuni”, botuar në New York në vitin 2002)
Më pastaj:
"Edhe ardhja e xhonturqve nuk solli ndonjë ndryshim në strategjinë të ashtëquajtur liberale të turqve të rinj të cilët ishin më fanatik dhe konservator se etërit e tyre. Ata nuk morën asnjë hap për të qetësuar zemërimin e banorëve të Mirditës të udhëhequr nga Marka Gjoni, kërkonin lirimin pa asnjë kusht të prijësit të tyre Preng Bibë Dodës. Në situatën e re të krijuar dhe pasi filloi t'i çjerret maska xhonturqve të rinj që erdhën në pushtet, për të treguar se janë "liberalë" u detyruan të lirojnë Preng Bibë Dodën, i cili u prit në qytetin bregdetar të Shën Gjinit me një pritje shumë të madhe nga popullsia e Mirditës, Këthellës, Malësisë së Lezhës dhe Zadrimës." (Po Aty ...fq.39).

Edith Durham: Kjo eshte Mirdita
"Mirdita numeron rreth tri mije shtepi. Te gjithe jane katolike. Perbehet nga pese bajrake, prej te cileve Oroshi, Spaci dhe Kushneni jane nga i njejti gjak me Shala-Shoshin dhe nuk martohen as midis tyre, as me Shalen e Shoshin. Ata kane ardhur nga malet e Pashtrikut, prane Gjakoves, kur turqit e pushtuan vendin per here te pare. Leke Dukagjini,- thane ata, ka qene nje nga te paret e tyre dhe sundonte ne te gjithe malet ne kohen e Skenderbeut; Lura ishte pjese e tokave te tij. Skenderbeu sundonte me ne jug. Lekes ia zuri vendin i nipi, Pali i Bardhe dhe pikerisht nga shtepia e tij rrjedh fisi malazias Bjelopavliq (biri i Palit te Bardhe), ndonese tani ai eshte fis serbofon dhe ortodoks. Thoshin se Skenderbeu dhe Leka ishin te lidhur mes tyre, prandaj grate mirditore mbanin xhurdi te zeze ne shenje zie per Skenderbeun: ne te gjitha fiset e tjera xhurdia mbahet vetem nga burrat. Por nuk ekziston ndonje gjenealogji autentike, as une nuk arrita te hartoja nga gojedhana nje gjenealogji te pranueshme...
Te zotet e shtepise u habiten me taksat qe paguajme ne ne Angli dhe shprehen mendimin se kjo fliste per nje qeverisje shume te keqe. Marr guximin te them se, ata kane te drejte. Por ata e pranuan se ne Mirdite vetem per gjak paguhej nje takse shume e madhe.
Mirditasit nuk e rruajne aspak koken, sic bejne mjaft fise te tjera. Ne shume raste ne te vertete ata rruajne vetem nje rrip te ngushte ne temthat. Meqe, dy nga pese bajraqet jane me gjak te ndryshem, nuk eshte per t'u cuditur qe tipi eshte mjaft i ndryshem. Ndeshen shpesh si burra shtatgjate me sy boje hiri, ashtu edhe burra te shkurter, zeshkane, bashke ne raste kalimtare te ndermjetme.
Udhetaret, qe i pershkuajne gjithe mirditoret si "zeshkane" ose "flokeverdhe", kane vizituar vetem nje pjese. Me sa di une, asnje mirditor nuk ben tatuazh."(Shqiperia e Eperme" e Edith Durham)

Thonë një fjalë e popllit :- Dhija i pau deles bishtin perpjet dhe e perqeshi,ndersa të vetin e mbanë cdo here përpjetë.
E njejta ka të bejë edhe me Markagjonin , Haxhi Qamilin, Ali Pashë Tepelenen dhe me Ahmet Zogun,ku ky i fundit,Ahmet Zogu hipi në front permes perkrahjes së Nikolla Pashiqit (Nikolla Pashic), Kryeminister serb, i permbahej motos: "Jemi per nje Shqiperi te pavarur, por te dobet dhe me grindje te perhershme brendaperbrenda").
Por Zogu ,për të e la mekatin e vetë , ky do të filloj një luftë për "mbajtjen e shtetit" dhe ndertimin e shtetit Shqiptar i kurorzuarë si mbret i shqiptarve.Kah vjen ky trashegues i frontit mbretrorë, kush është ky të behet mbret, apo ndoshta se din as vetë gjenezen e prejardhjes, krejt shkak i shkrimjes ne fen islame.Por, të ndalemi në të dhenat historike përsa i perket marrveshjes mes Pashiqit dhe Zogut.
Marrëveshja e Pashiqit me Zogun në Beograd:
"Duke qenë në pozitë inferiore, Ahmet Zogu gjatë qëndrimit në Beograd, lidh një marrëveshje me Nikolla Pashiqin. Të gjitha pikat e kësaj marrëveshjeje, të lidhur në gusht të vitit 1924, ishin poshtëruese, fyese dhe diskredituese për kombin dhe shtetin shqiptar. Në pikën e parë të marrëveshjes thuhet: Shqipëria angazhohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal. Kryetari i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do ta njohë dinastinë e Karagjorgjeviqëve. Në radhët e xhandarmërisë së Shqipërisë të ketë edhe një xhandarmëri serbe, ku do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë e të tjerë. Qeveria jugosllave do ta mbante atë xhandarmëri me armë dhe mjete financiare. Ahmet Zogu ndër të tjera obligohet që të mos interesohej për elementin shqiptar jashtë kufijve të vetë. (Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, interpretuar nga libri i Faton Mehmetajt Veprimtaria kriminale e "Dorës së Zezë" serbe në trojet shqiptare, Prishtinë, 2004,f.207)
me qëllim të intervenimit ushtarak në Shqipëri, Ahmet Zogu bisedon me gjeneralin Terziq, i cili ishte komandant i Zonës së tretë Ushtarake në Shkup. Merecenarët kryesorë në këtë shtab ishin: Ceno beg Kryeziu, Gjilardi, Muharrem Bajraktari, Abdurrahim Krosi, Llesh Topallaj e të tjerë. Ata u shpërndanë për të rekrutuar mercenarë me nga 4 napolona flori në muaj. Mercenarët vinin nga Gjakova, Prizreni, Peja, Dibra etj
Asokohe Bajram Curri informohej nga Gjakova se, Ceno Crnogllaviqi, ka sjellë 1 milionë e gjysmë dinarë, i cili ka fillue t ua shpërndajë mercenarëve. Përvec kësaj ushtria jugosllave ka pru edhe armë e municion, të cilat do t u shpërndahen njerëzve që po regjistrohen.
Më 4 dhjetor Ceno begu ishte nisur në Gjakovë, me një shumë të konsiderueshme të hollash. Ai, me shumë sukses po organizonte mercenarë. Më 8 dhjetor 1924 Prefektura e Kosovës në Shqipëri njoftonte se forcat mercenare do të mësyjnë. Topat janë me ngjyrë të bardhë dhe janë nën komandën e Gjon Fushës. Edhe Alush aga do të mësyjë nga Topojani, Muherrem Neziri nga ana e Morinës përmbi Kukës dhe i vëllai i Ceno begut do të mësyjë nga Zogaj dhe nga Qafa e Prushit... Bahri Begolli ka shkrue 500 veta ( mercenarë). Të gjitha këto fuçina janë nën komandën e Ceno begut. Topxhinjtë janë ushtarë të serbit ( cituar sipas librit Veprimtaria kriminale-shkruar nga Faton Mehmetaj).
Për shkak të meritave të tij në likuidimin e kundërshtarëve politikë dhe në vrasjen e Bajram Currit, në dimrin e vitit 1925, Ceno begu gradohet kolonel dhe emërohet komandant i Garnizonit ushtarak në Shkodër. Ndërkohë, Ahmet Zogu e emëron ministër të Punëve të Brendshme.
Por , si thamë më heret, Marka Gjoni nuk kishte nënshkruar asnjë marrveshje me askend si e kishte bërë Ahmet Zogu.
Këtu më poshtë lexojmë atë marrveshje në mes të Zogut dhe Jugosllavisë:
Marrëveshja për vasalitetin e plotë të Shqipërisë e nënshkruar nga Pashiqi dhe Zogu në gusht të vitit 1924 dhe e publikuar shumë vonë.

Kjo marrëveshja theksonte:

"1. Shqipëria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njoh dinastinë Karagjorgjeviq.
3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.
6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.
7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerët jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.
8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve. 9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.
10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.
11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe të bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.
12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.
13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.
14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t'i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.
16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve".) ( Shyqri Hysi: Marrëveshja Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 )

Nën urdherin e Zogut , pasi kishte kryer me sukses detyrat kundër kombit, Ceno beg Kryeziu, njoftonte Aleksander Karagjorgjeviqin dhe Nikolla Pashiqin, se kishte likuiduar Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Zija Dibrën e të tjerë.
A po e shihni, e mbajta premtimin, i mbyta vetë Gurakuqin, Bajram Currin, Zija Dibrën,( radi nasheg i vasheg mira) =(për paqen tonë dhe Tuajën)
( Ora e Shypnisë, cituar sipas F. Mehmetaj).
(Ngaqe Xhelal Zogu ishte nje njeri i paafte dhe pijanec, e ema e Ahmet Zogut, e deboi Xhelalin nga trashegimija familjare e Zogolleve.: shiko: B. Fischer, cit., Fq. 15)
Esat Pashe Toptani i graduar prej osmaneve gjeneral, kontributi me i madh iu shiti Shkodren malazezve .Nip dhe daje me Ahmet Zogun .
Ahmet Zogu pretendonte dhe pinjollet e tije edhe sot e kesaj dite pretendojne se jane trashigimtare te familjes se madhe te Lek Dukagjinit cka në asnjë mënyrë nuk eshte aspak e vertete .
Por të ndalem pak te Haxhi Qamili.
Duke u munduarë të e marrin si "shembullë " sidomos vitin 1914 , ata të cilet shkruajnë rrethë kesaj ngjarje , harrojnë të shkruajnë edhe për të bemet e Haxhi Qamilit i cili me cdo forcë e ngreh flamurin e Turkut dhe ul atë të Shqiptarve dhe për shkak të përkatesis fetare, Haxhi Qamilit i nderttohen edhe buste duke u munduarë që të e fshehin të bemet e tij sidomos ne zonat e banuara me të krishterë.
Se ky ishte një i sëmurë psiqik dhe një torollak , lexojmë të dhenat më poshtë:
"Haxhi Qamili kishte vuajtur që në fëmijëri nga sëmundje mendore. Duke mos pasur mundësi financiare, i jati e kishte dërguar për ta mbajtur dhe për ta kuruar te bejlerët e Tiranës, madje, te një ndër më të njohurit prej tyre, Murat Toptani. Skulptor, piktor, poet, një ndër patriotët më të flaktë, i martuar me vajzën e Naim Frashërit, ky i fundit kishte pranuar ta mbante pranë familjes së tij dhe të të vëllait. Fatkeqësisht qëndrimi nuk qe i suksesshëm: Haxhi Qamili u largua nga familja bujare një vit më pas, e para, sepse sa herë gjente sapun e hante, duke i shkaktuar vetes probleme dhe e dyta, sepse një ditë i hëngri veshin një shërbëtori tjetër! Djali u rikthye te prindërit dhe filloi të merrej me kultivimin dhe shitjen në pazarin e Tiranës të prasëve dhe të lakrave. Kjo punë vazhdoi deri në vitin 1912, kur ai ju bashkua trupave besnike vullnetare të Esat Pashës, të quajtura batalioni “Erzeni” që shkuan për të ndihmuar Hasan Riza Pashën në mbrojtjen e Shkodrës.
Ai ishte një “trim” i Esat Pashës dhe zbatonte me verbëri urdhërat e tij dhe të Xhaf Balit. Në fakt, pavarësisht kësaj, ai do të kishte vdekur një njeri i panjohur, ndoshta do të kishte arritur edhe ditët e komunizmit, nëse zhvillime të rëndësishme politike nuk do të zaptonin krahinën e tij. Esat Pasha kërkonte të zgjidhej Mbret i Shqipërisë dhe minimi që ai i bëri Princ Vidit ishte evident. Minimi filloi duke shfrytëzuar ndjenjat fetare dhe mbi të gjitha dashurinë për Turqinë që ekzistonte e fortë në disa zona të Shqipërisë së Mesme. Ideja që në vend të Princ Vidit të vinte në krye të fronit shqiptar një Princ Mysliman u bë dominante. Ideja
Ahmet Zogu dhe Ceno Beg Kryeziu
Ahmet Zogu dhe Ceno Beg Kryeziu
e ideuar dhe e manipuluar nga Esat Pasha u bë problematike. Për t’i bindur fshatarët e varfër dhe fantikë të zonës, shumë prej të cilëve as e konceptonin Shqipërinë e pavarur, Esat Pasha veshi si djalin e Sulltan Hamitit një kushëririn e tij nga Elbasani, Dervish Biçakun dhe e shëtiti në gjithë fshatrat e zonës. Truku ishte i vlefshëm për t’ju treguar atyre që Turqia nuk i kishte harruar dhe se ata duhej të përpiqeshin për të. Në këtë valë fanatizmi e regresi, Haxhi Qamili ra në sy në betejën e Prezës. Ideja e tij se pushka e kaurrit nuk merr nishan mirë dhe plumbi shkon shtremët, bëri bujë në atë kohë. Me këtë teori dhe me një guxim që e ka çdo njeri që nuk mbush mirë nga trutë e kokës, Haxhi Qamili filloi të ngrejë mitin e tij."
Burimi :(Blendi Fevziu Gazeta Tema 28 Qershor 2006 Letër e hapur Profesor Rexhep Qoses!)
Historia mundohet të e rendit në shkallen e mbrojtjes së atdheut , cka në fakt, në bazene shkrimeve dhe të dhenave këta lartëcekuri nuk din se cka është atdheu por vetem cka është islami.Haxhi Qamili njihet me shprehjen e famshme te tij"Ta heqim nga flamuri sorren e zhgabes dhe te vendosim yllin dhe henen e babes" .Por , si tha edhe e bani , dhe me të vertet, flamuri shqiptar u ul poshtë dhe u ngrit ai me Yll e hanë, u ngrit flamuri që shumë musliman e banin me shekuj për hatrin e Sulltanit.Duke u mbeshtetur në fakte më poshtë , Haxhi Qamili nuk njifej si një figurë e aftë psiqike por vetem si një njeri me të meta dhe me një bindje islame dhe antikrishtere.
Me ketë rast , nen ligjin e Sheriatit të futun nga Haxhi Qamili jetuan disa krahina të Shqipris, por assesi ajo krahinë e Mirdites e as e Dugagjinit , sepse krahina e Mirdites ishte dhe është krahin e mbrojtjes se kultures , gjuhes, arsimit dhe kombit shqiptar të paster dhe të cmuarë.Shkrimet kunder kapidan Marka Gjonit se gjoja qenka munduarë të krijon një krahinë të ashtuquajturë "Republika e Miridtes " nen hijen e Jugosllavis nuk janë të bazuara në asnjë fakt dhe hudhen poshtë, por edhe sikur të ishin (cka nuk janë),atehere nuk do të ishte aspak cudi,sepse gjithsekush do te ruante dinjitetin dhe identitedin e vet , te pakten ata qe nuk e kishin te humbur apo demtuar nder shekuj. Si e shkrova më lartë, nen ligjin e Sheriatit nuk jetonin ata që i kan ba rezistenc shekullore sundimit osman ,e tash të perulen me një Haxhi Qamil.Nuk jetuan as disa zona të tjera të cilat edhe moren pushken ne luftë kunder Haxhi Qamilit.Ky ishte ai që u rrebelua e jo Marka Gjoni.
Nese se kapidani Marka Gjoni mundiohej të krijonte një Republik ,atehere kapidan Gjon Markagjoni nuk ngre ne Mirditë asnjë flamur të ndoj sundusi tjeter perpos atij shqiptar me dy krena , jo ai që u ngrit ne Vlorë por ai që quhej Flamuri i Mirdites që u ngrit edhe ne Deqiq nga Ded Gjo Luli.Duke u munduarë të i njollosin nderin dhe besen e Mirdites,
Mos te harroj edhe nje fakt tjeter me rastin e shpalljes se pavaresise me 1912 nje klerik musliman kembengul qe ne flamurin shqiptar te shkruhej arabisht se "ne jemi komb islam"!!!! .
Kryetari i Bashkisë, myftiu dhe kryetari i komisionit për mbrojtje kombëtare të Gjirokastrës përfaqësuesit e saj që kishin shkuar në Vlorë i autorizonte që ‘të mbronin të drejtat e të Fortës Mbretnië Ottomane e Atdheut tonë të përbashkët.’ Ndërsa në një telegram që Vlora i dërgonte Gjirokastrës, Tepelenës, Delvinës dhe Pogonit në datë 20 dhjetor 1912 shkruan që Qeveria e Përkohshme e Vlonës u shpall nga nevoja. Por "lidhjet tona me të Naltin Hilafet të Islamismës do të jenë të patundme deri në Ditën e Kiametitm ashtu edhe për vazhdimin e vllaznimit me të Naltën Mbretënië Ottomane nuk do të pushojmë së përpjekuni me sinqeritet edhe Ottomanët sa të jetë jeta do të jenë vllaznit tonë."

Edhe sot ka të tillë që u mungon "qaj " i "babes mret " bashkë me " Selam e Alekum e Merrhaba"
As sot disa shqiptarë të mjerë nuk e din se cka do të thotë kjo!!