Tuesday, June 29, 2010

Fabiano: Do ta mposhtim Holandën.


Luis Fabiano ka thënë se Brazili ka filluar tani t’i shfaqë cilësitë që ka, duke u shprehur i bindur se me këtë lojë kombëtarja e tij është në gjendje ta mposhtë Holandën.

“Ne po luajmë mirë si ekip, ne po përmirësojmë posedimin e topit dhe jemi në gjendje të krijojmë një lojë të mirë. Holanda? Ne kemi zbuluar se kemi cilësi të mira dhe nëse luajmë kështu atëherë mund të shkojmë larg”.

“Milani? Nuk ka asgjë konkrete tani për tani. Më pëlqen futbolli italian, por gjithçka do të vendoset pas Kampionatit Botëror”, ka thënë Fabiano pas ndeshjes kundër Kilit, të cilën Brazili e fitoi me rezultat 3-0