Saturday, June 19, 2010

Arkitekti ndërton shtëpinë prej pjesëve të “Boeing 747”


Arkitekti David Hertz po ndërton shtëpinë e ëndrrave për klientin e tij Francie Rehwald dhe atë nga pjesët e aeroplanit “Boeing 747”.

Shtëpia ekologjike e quajtur Wing, ndërtohet nga pjesët e copave të aeroplanit në malet e Malibusë në Kaliforni.

Aeroplani ishte prerë në copa për shkak të transportit, ndërsa disa nga pjesët më të mëdha janë transportuar me helikopter. Nga krahu i aeroplanit do të ndërtohet kulmi i shtëpisë, ndërsa kabina e pilotit do të jetë pavijon për meditim. Kabina e klasit të parë do të jetë dhomë e ndejës.

Për ta ndërtuar këtë shtëpi të pazakontë e cila gjendet në një sipërfaqe prej 55 hektarë, Hertz u detyrua të kërkojë leje në 17 institucione të ndryshme qeveritare.

Aeroplani në hekurishte kushtoi 35.000 dollarë, ndërsa për ndërtimin e shtëpisë Wing do të shfrytëzohen rreth 4.5 milionë pjesë të “Boeingut”. Përfundimi i shtëpisë pritet në fund të këtij viti.