Një ndër trajnerët me të respektuar në qarqet e futbollit italian, Zdenek Zeman, ka vënë në pikëpyetje gjasat e Italisë në këtë Botëror.
“Është një ekip që nuk godet dhe kur nuk godisni atëherë është vështirë të fitohen ndeshjet. Kur prisni kornerë apo gjuajtje të lira, atëherë gjithçka bëhet më e vështirë”.
“Mendoj se ata duhet të punojnë shumë. Sa për ekipin, unë do t’i ftoja ata që janë në gjendje të luajnë”, tha Zeman duke iu referuar mos thirrjes së Balotellit dhe Cassanos