Shkrime të ndryshme - kuriozitete - sporte - art dhe letërsi - kinematografi - televizion - histori - gjeografi - folklor etj..
Friday, June 18, 2010
'Shqiptari' sheh dritën e festivaleve .
Historia e nje shqiptari emigrant ne Gjermani dhe jeta prej te huaji me koken pas ne vendlindje, eshte bere tashme film. eshte pare tashme trajtimi i nje teme te ngjashme te shqiptarit ne Greqi, ne Itali. Per historine e ngritur ne kembe nga regjisori i ri gjerman Johannes Naber se fundi mesojme se jo vetem ka mbaruar por do te shohe driten e festivaleve.
Producenti shqiptar i perfshire ne projekt, On film Production perfaqesuar nga Dritan Huqi, beri te ditur dje se filmi i ri shqiptaro-gjerman "Shqiptari" (Der Albaner) do te shfaqet ne disa festivale ne seksionet e konkurrimit. Me i aferti eshte Moscoe International Film Festival, ku filmi eshte konkurrim ne programin kryesor. Projeksioni i pare eshte per median me 23 qershor dhe shfaqja zyrtare me 24 e 26 qershor ne Kinema Tetori. Menjehere pas Moskes, e pret Festivali i Filmit ne Mynih ku "Shqiptari" i Naberit eshte ne konkurrim ne seksionin e Nee German Cinema (Kinemaja e re gjermane). Shfaqet me 28 qershor dhe 1 korrik. Me 5 korrik shfaqet ne nje festival tjeter te rendesishem Karlovy Vary International Film Festival, ne kategorine East of the eest, ku prej pak vitesh po shfaqen disa prodhime te reja shqiptare.
Ekipi i aktoreve eshte me shume se dy kombesh. Ne role interpretojne Nik Xhelilaj, Xhejlane Terbunja, Ivan Shvedoff, Amos Zaharia, Stipe Erceg, Çun Lajçi, Luan Jaha, Fatime Lajçi, Vasillaq Godo, Eva Löbau, André Hennicke, Tomek Noeicki, Young-Shin Kim, Yllka Mujo, Guljem Radoja, Bruno Shllaku, Julian Deda. "Shqiptari" eshte prodhim i Neue Schönhauser Filmproduktion (Gjermani), On Film Production (Shqiperi) ne bashkepunim me Südeestrundfunk Arte, financuar nga Medienboard Berlin Brandenburg, Deutscher Filmförderungsfond dhe Qendra Kombetare Shqiptare e Kinematografise.
Producente Boris Schönfelder dhe Dritan Huqi.