Saturday, June 19, 2010

Personazh - KAKÀ - AMBASADORI DRIBLUES.




Kaka është i treti në rradhë si lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Zidane dhe C. Ronaldo kanë kushtuar më shumë se ai. Superylli brazilian luan me Realin e Madridit dhe është shpresa e brazilianëve.

Kur luan Kaka, ai i magjeps të gjithë stadiumin. Pa marrë parasysh nëse luan në Brazil, në Itali apo në Spanjë.

Luan lehtë dhe tejet efektiv, elegant, shumë i shpejtë dhe i rrezikshëm për gola si sulmues - magjistari qendërsulmues Kaka kombinon aftësitë braziliane me virtutet evropiane. Kjo e gjitha ka nisur fillimisht me vështirësi: Në moshën 18 vjeçare Kaka pësoi një frakturë në qafë nga një aksident në pishinë dhe për pak përfundoi në karrocë. "Zoti ishte me mua në atë kohë të vështirë," thotë ai sot, por zoti është qysh atëherë me Kaka-në. Një varg nga bibla në Mailbox-in e tij dhe natyrisht në bluzet dhe trikot e tij mbishkrimi: "Unë i përkas Jezusit".


Pas karrierës së futbollit ai dëshiron të bëhet pastor. Në fakt ai mund të kishte studjuar edhe për mjeksi, beson nëna e tij Simone.

Kaka nuk është si shumë brazilianë nga një periferi e varfër, si Favela. Ricardo Izecson dos Sanots Leite rrjedh nga një familje e mirë qytetare. Pseudonimin e tij (Kaka) e ka marrë nga vëllai i tij i vogël, i cili nuk mund të shqiptonte emrin "Ricardo".

Në vitin 2002, Kaka në moshën 20 vjeç fitoi titullin e lojtarit kampion të botës, megjithse ishte vetëm lojtar zevëndësues. Pastaj luajti me ekipin e madh AC Milani. Për nëntë milionë euro, "çmim bananesh", siç thonë sot bosët e klubit. Lojtari i jashtëzakonshëm shënoi vitin e parë 14 gola, mbrojti titullin kampion dhe u bë më i preferuari i publikut. Ai mësoi rrjedhshëm italishten dhe në fund morri edhe nënshtetësinë italiane. 2007 është viti i tij: Së pari e çoi Milanon në fitoren e Ligës së Kampionëve, morri titullin futbolllisti më i mirë evropian dhe futbollisti më i mirë i botës i vlerësuar nga FIFA.

Atëherë ai vendosi të shkojë me ekipin e Real Madridit. Pas lojës së tij të fundit për "kuq e zinjtë" ai qau si fëmijë. "Milani do të shkojë përpara për shumë vjet, sepse Milani është një ekip fituesish. Unë isha pjesë e kësaj historie. Tani unë po përpiqem të vazhdoj historinë e karrierës time diku tjetër".

Reali i jep atij shumën rekord prej 65 milionë euro-sh. Në fjalën së tij të parë përshëndetëse ai përkulet para tifozëve dhe thotë me një spanjishte perfekte: "Mirëmbrëma të gjithë tifozëve të Realit. Sot është një ditë shumë e veçantë për mua. Unë jam shumë i kënaqur që kjo etapë e re e karrierës sime është tek Real Madridi".

Sot në moshën e tij 28 vjeçare Kaka është në Kampionatin Botëoror që po zhvillohet në Afrikën e Jugut një shpresë e madhe për brazilianët. Ai tashmë ka marrë një pasaportë diplomatike nga OKB-ja. Sepse edhe Kaka është: Një ambasador driblues.