Shkrime të ndryshme - kuriozitete - sporte - art dhe letërsi - kinematografi - televizion - histori - gjeografi - folklor etj..
Saturday, June 19, 2010
Vuvuzelat, 90 % janë prodhuar në Kinë
90 % e vuvuzelave që po “shurdhojnë” stadiumet në Afrikën e Jugut janë prodhuar në Kinë.
Trumbetat që kanë marrë ekskluzivitetin për të prodhuar kolonën zanore të këtij botërori nuk janë prodhim vendas, por ato paketohen shumë larg, në Azi. Këtë e bën të ditur gazeta “Global Times” që thekson se kompania “Jiying Plastic Product Corporation” e cila ndodhet në Zhejiang ka eksportuar që nga janari rreth 1 milionë bori, shumica e të cilave me destinacion Afrikën e Jugut.
Kostoja fillestare e një vuvuzele është vetëm pak qindarka, ndërsa në treg shitet nga 3-8 dollarë. Vuvuzelat lëshojnjë një tingull të ngjashëm me kosheret e bletëve dhe shumë lojtarë, trajnerë e tifozë të botërorit i kanë cilësuar si të padurueshme.
Ndërkohë, “Global Times” shton se për herë të parë në botëror një sponsor zyrtar është kinez. Bëhet fjalë për “Yingli Greeb Energy” që prodhon panele diellorë në provincën e Hebeit