Friday, June 18, 2010

Holanda.



Holanda ka vënë synime të mëdha për Botërorin 2010. “Tulipanët” kërkojnë së paku të arrijnë deri në finale. Së fundi në finale të Botërorit kishte qenë 32 vite më parë kur u mposht nga Argjentina pas lojës shtesë me rezultatin 3:1. Finalja me Argjentinën ishte e dyta me radhë për Holandën. Edhe në Botërorin 1974 kishte arritur në finale duke u mposhtur nga Gjermania Perëndimore me rezultatin 2:1.

Që nga pensionimi i trajnerit pioner Rinus Michels, shumë talentë pasuan, mirëpo asnjëri nga ta nuk arriti të shkojë deri në finale siç bëri gjenerata e artë e Johan Cruyffit. Mirëpo, një skuadër e talentuar e fitoi Evropianin 1988, atëbotë e udhëhequr nga Marco van Basten. Shpesh Holanda është vlerësuar si skuadër spektakolare, mirëpo mentalisht e dobët. Nën drejtimin e trajnerit Bert van Maarëijk, “tulipanët” shpresojnë të anulojnë këtë dobësi. Van Marëijk mori detyrën pas Evropianit 2008 të futbollit.

Ai ka bërë histori me “tulipanët” gjatë eliminatoreve duke i fituar të gjitha ndeshjet. Për herë të fundit kaq e fortë u shfaq në eliminatoret e Botërorin 1982, në të cilin botëror arriti deri në finale. Holanda ka të gjitha mundësitë që të arrijë larg në Botërorin 2010 dhe nuk i fsheh ambiciet.

Rruga deri në Afrikë të Jugut

Holanda ka patur një rekord perfekt gjatë eliminatoreve, duke i shënuar tetë fitore nga po aq ndeshje. Holanda nën drejtimin e Bert van Marëijkut është dukur e pagabueshme dhe ka fituar pa shumë telashe Grupin 9, ku rivalët më të mëdhenj i kishte Norvegjinë dhe Skocinë. Holanda ka pranuar gjatë eliminatoreve vetëm dy gola dhe kjo kundër Islandës dhe Maqedonisë. Ndërsa shënoi 17 gola, dy prej të cilave i shënoi në fitoret 1:0 në Glasgoë dhe në Oslo kundër rivalëve, përkatësisht Skocisë e Norvegjisë.

Yjet e skuadrës

Trajneri Bert van Marëijk është dashur të intervenojë në bërthamën e skuadrës që trashëgoi nga Marco van Basteni. Tash lojtar kyç në skuadër janë Arjen Robben, Joris Mathijsen, Andre Ooijer, Dirk Kuyt, Mark van Bommel, Klaas Jan Huntelaar e Giovanni van Bronckhorst, të gjithë këta që patën një minutazhë të konsiderueshme nga trajneri paraprak Van Basten. Po ashtu, janë lojtarë të rëndësishëm edhe Rafael van der Vaart, Robin van Persie, Nigel De Jong e Ëesley Sneijder.

Trajneri

Ndoshta nuk ishte lojtar shumë i spikatur në kohën e tij. Kishte një numër të paraqitjeve me Përfaqësuesen e Holandës. Mirëpo, vjehri i Mark van Bommelit, ka arritur shumë më shumë sukses si trajner. Ai më shumë ka ndriçuar te Feyenoordi, duke e udhëhequr skuadrën nga Rotterdami drejt fitimit të Kupës UEFA në vitin 2002. Ai para se të merrte postin e trajnerit të Holandës, ishte për dy vite trajner i skuadrës gjermane Borussia Dortmund. “Trajneri që drejton përfaqësuesese ka raste të pakëta për të punuar me skuadrën e tij.

Për këtë arsye unë dua të kaloj pjesën më të madhe të kohës me lojtarët e mi, të marrë pjesë në stërvitje dhe të kaloj sa më shumë kohë me ta që t’i njoh më mirë”, ka thënë Van Marëijk. Edhepse formacionini që e aplikon Van Marëijku është i njëjti me atë që aplikonte Marco van Basteni, 4-2-3-1, prapë përfaqësuesja ka një ndërtim krejt ndryshe nga ajo e Van Bastenit.

Botërorët e kaluar

Në tetë paraqitje në botërore, Holanda ka arritur në finalen e madhe dy herë. Në të dyja herët, 1974 dhe 1978, u mposht ngushtë. Në “Franca 1998” arriti të zë vendin e katërt.

Triumfet

- Kampione e Evropës (1988)



Deklarata

“Ne kemi një mision: ai mision është që të bëhemi kampion bote”, ka thënë ndihmëstrajneri Frank de Boer.