Hiri i aktorit të madh shqiptaroserb Bekim Fehmiu, është hedhur në Lumbardh të Prizrenit. Kërkesa e fundit e aktorit të ndjerë është realizuar në prani të familjes së ngushtë, sipas KTV.
Bekim Fehmiu, 74 vjeçar, ka bërë vetëvrasje të martën e kaluar. Aktori shqiptar kishe arritur famë botërore me disa filma, mes tyre “Odiseja” dhe "Mbledhësit e puplave".
Gjatë viteve '80, ai tërhiqet nga aktrimi në shenjë të protestës kundër propagandës antishqiptare.